Author: tirana

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Potam të Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u aksidentua nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase. Dje në dëshminë e tij Arjan Tase ka deklaruar se motoskafin ia kishte marrë djalit të xhaxhait në Porto Palermo. Duke iu referuar burimeve, mësohet se i afërmi i Tases ushtron aktivitetin dhe ka disa motoskafe dhe se i përfshirë në këtë aktivitet është edhe ish-polici Arjan Tase dhe se motoskafi që ai përplasi fëmijën 7 vjeçe, dyshohet se është në pronësi të tij. Edhe pse skafi…

Read More

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji u betua sot para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e betimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua dekreti i emërimit të Presidentit të Republikës. Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me dorën mbi Kushtetutë, u betua solemnisht se : “Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.” Presidenti Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit dhe i…

Read More

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, i dyshuari si autori i vrasjes së fqinjit të tij Nikolin Stakës, pas një sherri banal. Përballë gjykatësve, mësohet se 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin që ka pasur me viktimën, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur gjatë sherrit. Sherri mes autorit dhe viktimës nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit. Një prej zonjave që jetonte në të njëjtin pallat qoftë me viktimën por edhe me autorin, ka treguar se Meneri ka pasur konflikte të…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se qeveria nuk jep mbështetje për fermerët dhe se atë mbështetje që jep, është klienteliste, duke përmendur rastin e inceneratorëve. Gjatë një takimi me fermerë në Roskovec, Meta tha se këto janë pasoja të Ballkanit të Hapur, ndërsa shtoi se mesazhi që ka për qytetarët është “qëndresë dhe rezistencë”. Meta tha se shumë shpejt do të ketë ndryshime dhe se bujqësia do të jetë prioritet. “Këto janë pasojat e Ballkanit të Hapur që nxit qëllimisht Edi Rama. Jemi në një situatë krejtësisht të pafavorshme sepse jemi vendi ku qeveria mbështet ë…

Read More

Vrasje e kryer nga pakujdesia, është akuza e ngritur ndaj komisarit të policisë Arjan Tase i cili ditën e djeshme aksidentoi me skaf një 7-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen. Sipas njoftimit zyrtar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Arjan Tase, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme: Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi Arjan Tase, i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar…

Read More

Ndërsa plakeni, flokët thinjen. Por një hulumtim i ri ka sugjeruar se thinja e flokëve mund të jetë një nga shenjat e vetme të një sëmundjeje vrasëse të heshtur. Kolesteroli i lartë zakonisht gjendet vetëm kur një person kryen disa analiza gjaku. Kolesteroli i lartë rrit rrezikun për të zhvilluar sëmundje të zemrës, goditje në trup dhe sulm në zemër. Por, sipas studiuesve në John Hopkins, kolesteroli i lartë ndikon në flokë. Pra thinja e tyre, mund të sinjalizojë rritjen e kolesterolit në gjak, raporton The Mirror. Studiuesit nga John Hopkins kryen kërkime te minjtë dhe zbuluan efektet shkatërruese të një…

Read More

Trafikantët e qenieve njerëzore po reklamojnë në Tik Tok shërbimet e tyre për të transportuar emigrantët përmes Kanalit Anglez, kundrejt shumave prej 5500 paund. Një investigim i GB News ka zbuluar dhjetëra llogari të trafikantëve shqiptare në platformën e mediave sociale, të cilët mburren me transportimin e burrave, grave dhe fëmijëve nga Franca në Britani. Njëri inkurajon azilkërkuesit që t’u dërgojnë një mesazh përmes WhatsApp me një numër kontakti në Mbretërinë e Bashkuar. Një tjetër tregon gomonet mbi të cilat duken emigrantët e paligjshëm ndërsa negociojnë udhëtimin prej 21 miljesh. Reklamimet që bëhen në rrjetet sociale përfshijnë datat e kalimeve, ndërsa ilustrohen…

Read More

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e djeshme të 7-vjeçares në plazhin e Potamit nga një punonjës Policie. Rama shkruan në Tëitter se në fakt ky është sezoni më i rregullt turistik në vend. “Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!”, shkruan Rama në Twitter. Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe…

Read More

Mikel Arteta ka rrëfyer në dokumentarin e ri për Arsenalin, se kur ishte i vogël kishte një problem në zemër, por gjithsesi ai ia doli të bëhet futbollist profesionist. “Kam lindur me një problem të madh në zemër që doktorët nuk nuk mund ta zgjidhnin pa u bërë dy vjeç, sepse isha shumë i vogël. Duhej të ma hapnin zemrën. Ishte një nga operacionet e para që u bë në atë mënyrë në Spanjë, kështu që nuk e dinim se si do të përfundonte. Isha një fëmijë me të vërtetë i gjallë, energjik, por doktori u tha prindërve të mi…

Read More

Përdorimi i kondicionerit gjatë verës është i pashmangshëm pasi vapa bëhet e padurueshme. Megjithatë, kur jeni në makinë, bëjmë disa gabime me kondicionerin që ndikojnë në shëndetin tonë. Shihni gabimet më të shpeshta që bëjnë shoferët me kondicionerin në makinat e tyre. Ne nuk i vendosim kanalet e ajrit në pozicionin e duhur Një gabim shumë themelor për funksionimin e ajrit të kondicionuar është se ne nuk i vendosim kanalet e ajrit në pozicionin e duhur dhe nuk zgjedhim rrjedhën e duhur të ajrit. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë nuk ndjejmë freski. Sipas ekspertëve nuk ka të bëjë me temperaturën,…

Read More

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka komentuar vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi në Tajvan. Shehu shkruan se kjo vizitë mbart një mesazh edhe për Shqipërinë: “Për demokracinë kundër autokracive!” thelbësore për të gjithë! Sipas tij, vlerat e Botës së lirë dhe demokratike sot po kërcënohen nga “diktatorët” e tipit të ri, nga autokratët me “kostume” demokratësh. POSTIMI I PLOTËVizita e Nancy Pelosi në Taiwan, një mesazh edhe për Shqipërinë:“Për demokracinë kundër autokracive!” thelbësore për të gjithë!Është pikërisht gjendja sot, ashtu siç ajo e përcaktoi prej andej:“Një lufte midis autokracisë e demokracisë në…

Read More

Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit bashkë me shoqërinë civile do të zhvillojnë sot një marshim homazh për vajzën e vogël që humbi jetën në Himarë pasi u godit nga një gomone. Dom Gjergj Meta shkruan në “Facebook” se marshimi do të mbahet në orën 19:00 duke nisur nga Kisha në Shëngjin për të shkuar me lule e qirinj drejt bregdetit si një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, fryt i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri. POSTIMI I PLOTËQË TË MOS NDODHË MË!Të dashur miq,Sonte në orën…

Read More