Dom Gjergj Meta ka bërë një apel për t’u bashkuar sonte në mbrëmje në një marshim homazh në Shëngjin, në kujtim të vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën tragjikisht dje në Himarë. Dom Gjergj Meta tha se marshimi do të nisë në orën 19:00 nga kisha e Shëngjinit dhe më pas do të vijojnë përgjatë bregdetit, teksa ka kërkuar që në shenjë homazhi të mbahet në dorë një lule dhe një qiri. Ai tha se nuk ka nevojë për fjalim, por për sensibilizim dhe reflektim, ndërsa shtoi se një problem i shoqërisë sonë është se reagojmë pas ngjarjeve që na shokojnë…
Author: tirana
Pozicioni i planetëve sjell mundësi të mëdha për shumë shenja të zodiakut, por disa tashmë e kanë ndjerë ardhjen e ndryshimeve në jetën e tyre. Në marrëdhëniet personale të shumëkujt, jo gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Megjithatë, këto dy shenja do të presim ndryshime të mëdha gjatë gushtit. Gaforrja Pas një periudhe në të cilën pothuajse asgjë nuk doli ashtu siç keni dashur dhe planifikuar, do të keni një shans të ri për të bërë ndryshime në jetën tuaj. Surpriza të pazakonta ju presin në punë por dhe nga familja. Nëse jeni beqarë, keni mundësinë të takoni një njeru…
Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që flet për tragjedinë në Himarë, ku një 7-vjeçare që pushonte me familjen u vra nga një skaf. Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, skafi dyshohet se përdorej për trafik droge dhe ishte i paregjistruar. POSTIMI I PLOTËSkafisti me uniformë që i mori jetën vogëlushes Jonada e kishte skafin tëe paregjistruar.Dyshohet se skafi përdorej për trafik droge.Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sbDr. përshëndetje, skafi që vrau dje 7-vjeçaren është i paregjistruar! Fakti që ai ndodhej në Portoromano, ngre shumë dyshime që ai është përdorur edhe për drogë!Një polic…
Çdo emigrant që ka më shumë se tre muaj jashtë shtetit do të ketë të drejtë të votojë nga vendi ku jeton. Ky është propozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili siguron të drejtën e viteve të shqiptarëve të diasporës. Sipas KQZ-së emigrantët shqiptarë që dëshirojnë të votojnë duhet të paraqesë paraprakisht një kërkesë ku të deklarojnë se do të marrë pjesë në votim, jo më vonë se 15 ditë që nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga ana e kreut të Shtetit. Kërkesë do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen e internetit ose edhe nëpërmjet…
Strukturat e rendit dhe sigurisë në Vlorë kanë ndërmarrë masa në të gjithë qarkun për të garantuar sigurinë e pushuesve në plazhe.Konkretisht, seksione të ndryshme të policisë kanë kryer kontrolle për parandalimin e përdorimit të mjeteve lundruese pranë pushuesve.Blutë e Vlorës kanë bërë gjithashtu sekuestrimin e motorrëve dhe të mjeteve lundruese që qarkullonin në hapësira ujore të palejueshme.
Një 30-vjeçar nga Dibra ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Në momentin e shoqërimit për në Komisariat, autori ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Njoftimi i policisë DVP Dibër Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky…
Familja Avdia ka hapur sot dyert e mortit, pas tragjedisë së rëndë ndodhur dje në Himarë, ku vogëlushja e tyre 7 vjeçare u plagos për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të kësaj bashkie, Arjan Tase. Në familjen Avdia ka pllakosur zia dhe dhimbja, ndërsa pritet që rreth orës 15;00 vogëlushja të prehet në banesën e fundit. Familja e saj kishte ardhur në Shqipëri për pushime, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Kujtojmë se autori i ngjarjes Arjan Tase ka deklaruar para efektivëve të policisë se skafi të cilin drejtonte ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme…
Pamje rrëqethëse vijnë sot nga plazhi i Potamit në Himarë, ku një ditë më parë një vogëlushe 7-vjeçare u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-efektivi i policisë, Arjan Tase. Një kukull e vendosur pranë vendit ku e vogla ndërroi jetë, një lule dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong dhe plazhi i boshatisur. Këto janë pamjet që të përplasen fort në shpirt një ditë pas tragjedisë. Gazetarja Esmeralda Keta në një postim në Facebbok, shkruan: Mëngjes i trishtë sot në Potam…Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re…
Qeveria federale e Austrisë të martën, më 2 gusht, njoftoi të parën nga shumë pagesat e njëhershme për të zbutur efektet e rritjes së inflacionit në vend, raportoi ORF. Sipas anëtarëve të qeverisë së ÖVP, Susanne Raab dhe Magnus Brunner, një “pagesë e veçantë familjare” prej 180 € për fëmijë është gati për t’u dërguar familjeve në Austri. Nga dita e mërkurë, zyrat e financës do të transferojnë shumën për fëmijë “direkt në llogarinë” e familjeve. “Pagesa bëhet automatikisht, paratë hyjnë në llogari me kompensimin normal familjar (Familienbeihilfe)”, tha Raab. Familienbeihilfe është një përfitim social që paguhet çdo muaj për…
Një protestë është thirrur pas ngjarjes tragjike ndodhur në plazhin Potam në Himarë ku humbi jetën një vajzë e vogël 7-vjeçare pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase. Protesta, është paralajmëruar nga shoqëria civile se do të zhvillohet protestë para Ministrisë së Mbrojtjes. “Nuk e vrau varka, por shteti!” është moto e protestës që mbahet në orën 19:00 të së enjtes para Ministrisë së Brendshme. Qytetarët thonë se jeta në Shqipëri është e pasigurt dhe kërkojnë që drejtësia të veprojë për këtë çështje pasi ishte një ish shef policie që drejtonte gomonen pa pasur patentë.…
Anija e parë e grurit që niset nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë ka mbërritur në ngushticën e Bosforit të Turqisë. Razoni, i cili mban 26,000 ton misër, do të inspektohet të mërkurën në mëngjes përpara se të vazhdojë udhëtimin e tij për në Liban. Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që kur pushtoi në shkurt, duke intensifikuar mungesën globale të ushqimit. Sipas kushteve të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB muajin e kaluar, të dyja palët kanë rënë dakord që dërgesat mund të rifillojnë. Ukraina tha se anijet e saj detare do të udhëheqin anijet e…
Kina ka pezulluar importin e agrumeve dhe disa produkteve të peshkut nga Tajvani dhe eksportin e rërës natyrore në ishull, thanë autoritetet kineze të mërkurën, në mes të një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Taipei. Zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Kinës, Ma Xiaoguang tha të mërkurën se importi i grejpfrutit, limonit, portokallit dhe frutave të tjera agrume, nga Tajvani në Kinë ishte pezulluar. Në një deklaratë të veçantë, Dogana Kineze tha se pezullimi i importit të frutave agrume është rezultat i “kontrollit të dëmtuesve” dhe “mbetjeve të tepërta të pesticideve”…