Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë në plazhin e Himarës, ku efektivi i policisë, Arjan Tase përplasi për vdekje me gomone një vajzë 7-vjeçare. Ish-presidenti dënon situatën katastrofike të sigurisë në plazhe, ndërsa kërkon hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim të ashpër të autorit. “Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për…

Read More

Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të martë emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kingji ka drejtuar deri më tani Forcën Tokësore të FA, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai ka ushtruar edhe detyra të tjera, si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani, ka qenë komandanti i kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Me herët ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake.

Read More

Bora Zemani ka konfirmuar se projekti i ri “Dancing With the Stars” do të vijë nën moderimin e saj. Angazhimin e ri të saj, ajo e ka bërë publik në Instagram. “Një rrugëtim i ri për mua në Top Channel. A jeni gati të shihni personazhet tuaja të preferuar në arenën e kërcimit? Unë ftoj Sara Hoxhën në një tango!! Shihemi së shpejti!! Muzikë të lutem”, ka shkruar ajo. View this post on Instagram A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Read More

Një grua 30-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, humbi foshnjën e saj, pasi ra pre e disa grabitësve, të cilët e dhunuan për t’i marrë shumën prej 2000 euro që kishte në çantë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kilkis, Greqi. 30-vjeçarja ka qenë duke ecur me bashkëshortin e saj 35-vjeçar dhe pesë fëmijët e tyre të mitur, si dhe një tjetër të afërm. Ata kishin marrë përsipër të ndihmonin një bandë trafikantësh prej katër anëtarësh për të kaluar ilegalisht drejt BE-së. Por, në një moment,një prej trafikantëve sulmoi gruan shtatzënë, duke e rrahur dhunshëm për t’i marrë 2000 euro që…

Read More

Bien çmimet naftës dhe benzinës. Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e sotme që nafta të shitet me 221 lekë, nga 226 që ishte deri më tani, kurse benzina do të shitet jo më shumë se 207 lekë nga 211 që ishte më parë. Sakaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, ku do të shitet jo më shumë se 81 lekë për litër. Njoftimi i Bordit të Transparencës: Bordi i Transparencës në datë 2 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221…

Read More

Një faqe në rrjet e quajtur “Homeland Justice” ose ndryshe “Drejtësia e Atdheut”, prej disa javësh ka bërë publike dokumente zyrtare të institucioneve shqiptare. Së fundmi, janë bërë publike edhe e-mailet me denoncime të mbërritura në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama. Hakerat kanë ngarkuar dhjetëra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë. Disa prej tyre lidhen me denoncimet e qytetarëve, por dhe të zyrtarëve të administratës që tregojnë se çfarë ndodh brenda institucioneve të shtetit.

Read More

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) ka akuzuar Rusinë se po tenton të shndërrojë në armë eksportet e saj të energjisë. G7 u zotua se do të punojë që të sigurohet që Moska të mos e “shfrytëzojë” pozicionin e saj si një prodhuese e energjisë “për të përfituar nga agresioni i saj në kurriz të vendeve të cenueshme”. Në deklaratën e G7-s të publikuar më 2 gusht u tha se Rusia me pushtimin e Ukrainës ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe se kërkoi që Moska t’i japë fund menjëherë të gjitha armiqësive. “Ne sërish dënojmë përpjekjet ruse për të…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nano ka shprehur ngushëllimet familjes Avdia për ndarjen nga jeta të vajzës së tyre 7-vjeçare, pasi u godit nga një mjet lundrues këtë të martë në plazhin Potam në Himarë. Nano bën me dije se drejtuesi i skafit, Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, është arrestuar, si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është…

Read More

Ish-partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla si duket ka filluar një romancë të re, duke lënë pas krahëve historinë me këngëtaren. Së fundmi, ai ka publikuar një foto në rrjetin social “Snapchat”, ku shikohet duke i mbajtur dorën një vajze. Përmes këtij postimi, Syla ka konfirmuar lidhjen e re. Ai ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e vajzës që e shoqëron me pushime, e as nuk e ka shoqëruar me ndonjë mbishkrim postimin. 

Read More

Personi që shihni në foto është Arjan Tase, drejtuesi i skafit që goditi për vdekje një fëmijë 7 vjeç në plazhin e Potamit. Ai u shoqërua në polici, e ku gjatë dëshmisë mësohet të ketë thënë se ka pasur një problem teknik në skaf. Arjan Tase ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht është drejtuesi i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”. Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se…

Read More

Një trup i pajetë është gjetur pranë lumit Adigetto në Itali. Autoritetet italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 72-vjeçarin shqiptar Shefki Kurti, trupi i të cilit u gjet i copëtuar nw disa qese plastike. Shenjat e para të këtij krimi u zbuluan për herë të parë të enjten e kaluar, ndërsa sot punonjësit e mirëmbajtjes së lumit u konstatuan pjesë të tjera të trupit. Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, ndërsa deri më tani dihet se shqiptari jetonte në Badia Polesine dhe ishte i martuar.

Read More

Drejtuesi i skafit që përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në plazhi e Potamit ka qenë shefi i komisariatit të Himarës. Ai është identifikuar si Arjan Tase, dhe aktualisht mban postin e shefit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Familja e vajzës jeton prej vitesh në Angli. Këtë vit, ata kishin në atdhe për të kaluar disa ditë pushime, të cilët u kthyen në tragjedi. Sakaq, Tase është shoqëruar në polici, ku ka deklaruar se në mjet ka pasur një defekt.

Read More