Paraditen e sotme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë se kjo vizitë është e dyta që Nano zhvillon në SPAK. Sikurse herën e parë, edhe sot, nuk ka detaje se për çfarë temash dhe dosjesh është biseduar nga ana e kreut të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të SPAK. Së bashku me Nanon, ishte dhe drejtori i ri i policisë kriminale, Neritan Nallbati, i emëruar vetëm pak ditë më parë në këtë detyrë. Ndërkohë ditën e sotme SPAK njoftoi se Arben Kraja, Prokurori i Posaçëm, Vladimir Mara…
Author: tirana
Një ngjarje e rënë ka ndodhur sot në Himarë, ku një skaf ka goditur për vdekje një fëmijë rreth 5 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vepër të cilën ky shtetas dyshohet se e ka konsumuar me një 13-vjeçare.
Partia e Lirisë në një konferencë të mbajtur sot për mediat ka nxjerrë të tjera fakte për skandalin me inceneratorët, duke kërkuar hetim të me njëhershëm nga SPAK. Brisida Shehaj, Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, ka kërkuar nga SPAK që të hapë regjistrin online të noterëve për të parë se si janë kryer transaksione 500 mijë euro. Briseida Shehaj: Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë…
Serbia po ndihmohet nga Rusia për sulmet në veri të Kosovës”, kjo është deklarata e presidentes së Kosovës gjatë një interviste për BBC. Osmani ka thënë për BBC se tensionet në veri të Kosovës po përshkallëzohen dhe se Serbia është nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. “Gjithmonë iu jemi përgjigjur pozitivisht thirrjeve për dialog. Nuk jemi larguar asnjëherë nga tavolina e dialogut. Me nënshkrimin e marrëveshjes së reciprocitetit në po i respektojmë të gjitha pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel. Duhet pasur një qëndrim shumë të qartë ndaj…
Gjeneral Brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Emri i gjeneral Kingjit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama, siç e kërkon ligji ndërsa Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneralin në detyrën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare , detyrë të cilën deri në qershor e mbante vetë, raporton News24. Gjeneral Brigade Arben Kingji deri më sot mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Yllin e gjeneralit, Kingji e ka marrë dy vite më parë ndërsa mbante detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin…
Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Ai shprehet se, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri. “Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në fshati Pecë, bashkia Finiq, lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë, fshati Rromës…
Moderatorja Marina Vjollca ka kaluar disa ditë të vështira së bashku me vajzën e saj Marget, pasi të dyja u infektuan me koronavirus. Ditën e djeshme Marina tregoi se më në fund kishte rezultuar negative, ndërsa tregonte edhe testin me foto. Por ndjekësit e saj ishin kureshtarë në lidhje me gjendjen e saj dhe simptomat që ka pasur. Kështu një ndjekës e ka pyetur moderatoren: “E kalove me vështirësi Covid 19, çfarë simptomash pate?” Ndërsa moderatorja ka zbuluar simptomat dhe gjendjen e saj shëndetësore në një postim në Instastory. “Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një deklarate për medeit i ka kërkuar institucioneve shkencore të vendit “që të flsin zyrtarisht dhe publikisht për leksionet antishqiptare që Richard Hodges.” Ky i fundit është drejtues i koncensionit të Butrintit. Sipas Zhupës është detyrë e instituteve shkencore shqiptare që t’u japin një përgjigje zyrtare deklaratave të Richard Hodges që kërkojnë të mohojnë, fyejnë dhe injorojnë historinë, vlerat dhe trashëgiminë e popullit shqiptar. Deklarata e plotë e Ina Zhupës Është koha që institucionet shkencore të vendit të flasin zyrtarisht dhe publikisht për leksionet antishqiptare që Richard Hodges, drejtues i koncensionit të Butrintit,…
Kanë dalë pamjet nga banesa ku u mbajt peng 30-vjeçraja nga Durrësi, Ersida Dyrmishi. Ersida Dyrmishi ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj denoncoi se e shoqja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Ndërkohë sot është arrestuar rrëmbyesi i 30-vjeçares Marjus Musaku, i dënuar në të kaluarën për pengmarrje. Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshorti), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Musaku ka marre peng 30-vjeçaren, duke e mbajtur…
Policia e Korçës në bashkëpunim me drejtorinë e kufirit ka zhvilluar një operacion antidrogë në Korçë ku nga informacionet paraprake mësohet se është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike. Policia e Korçës ende nuk jep detaje lidhur me këtë operacion pasi është në hetim e sipër.
Tension i lartë mes Pekinit dhe Uashingtonit. Kryetarja e Dhomës Amerikane, Nancy Pelosi, pritet të zbarkojë në Tajvan rreth orës 22:20 me orën lokale. Këtë e raporton “Liberty Times”. Media të tjera lokale raportuan se avioni u ndal në Malajzi, duke u nisur nga Kuala Lumpur dhe duke ndjekur rrugën që kalon përmes Filipineve “për të minimizuar rreziqet e sigurisë”. Asnjë nga zyrat më të larta në Shtetet e Bashkuara nuk ka shkelur në Tajvan në 25 vitet e fundit. Sipas ambasadorit kinez në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, vizita e Pelosit “është shumë e rrezikshme, sepse do të minonte…