Ish-Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka reaguar në lidhje me vrasjen e liderit të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Afganistan. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Obama shkruan se vdekja e liderit të Al-Kaedës tregon se është e mundur që terrorizmi të zhduket pa qenë në luftë në Afganistan. Ndërkohë, nuk la pa përmendur sulmin terrorist në kullat binjake të 11 Shtatorit. Sipas tij, me vrasjen e al-Zawahiri u dha drejtësi për viktimat e kësaj tragjedie. More than 20 years after 9/11, one of the masterminds of that terrorist attack and Osama bin Laden’s successor as…
Author: tirana
Marjus Musku, burri që mori peng Ersida Dyrmishin ka thënë se 30-vjeçarja nga Durrësi shkoi vetë te ai. Ai pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat. “Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njeri tjetrin”, tha Marjus Musaj.
Ndërtimi i një moli pluskues në fillim të Lungomares, u ka kushtuar shumë tre personave në Vlorë. Sipas policisë, tre shtetasit me inicialet F. Z., 45 vjeç,, Gj. M., 36 vjeç, dhe L. Xh., 65 vjeç, janë arrestuar pasi kanë ndërtuar pa leje, si dhe kanë hedhur disa materiale ndërtimi në det. Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Materialet iu referuan…
Kanalet ruse dhe pro-ruse në rrjetin social Telegram, të cilat deri më tani ishin të fokusuara në justifikimin e pushtimit në Ukrainë, u interesuan pothuajse njëkohësisht për situatën në veri të Kosovës. Situata në veri po normalizohet gradualisht, ndërsa nga rrugët janë larguar kamionët dhe barrikadat, me të cilat serbët vendas kanë bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi. Bllokada pasoi pasi autoritetet në Kosovë njoftuan zbatimin e dy vendimeve të Qeverisë për targat dhe dokumentet e Serbisë nga 1 gushti. Afati për zbatimin e vendimeve, pas tensioneve, më pas është shtyrë me një muaj. Shpërndarja e organizuar…
Është arrestuar autori që mbajti peng për 7 ditë, Ersida Dyrmishin, nënë e dy fëmijëve, e cila ishte zhdukur që prej 25 Korrikut. Njoftimi për gjetjen e 30-vjeçares u dha sot nga policia e Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se pengmarrësi është një 32-vjeçar nga Lushnja, Marjus Musaku i dënuar më parë për pengmarrje. Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme 30-vjeçares duke e mbajtur me…
Përflitet gjithmonë për muzikën që bën por sa i përket jetës private është treguar shumë hermetike. Ndonëse është munduar që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave sa i përket kësaj pjesë, Tayna nuk i ka shpëtuar fotove të kapura nga ndjekësit. Kohët e fundit është përfolur se ka nisur një lidhje dashurie me Giovanni Santoro. Agjenti i futbollistëve të njohur u fotografua bashkë me reperen disa javë më parë gjatë pushimeve që kanë kaluar në Itali. Ishte pikërisht ky udhëtim që zbuloi romancën e tyre. Giovanni njihet si një nga miliarderët e rinj. Së fundmi, ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar…
Disa vende evropiane kanë raportuar javëve të fundit temperatura rekorde në mesin e tyre edhe Mbretëria e Bashkuar, e gjë që situata mund të manifestohet edhe me javë të tëra thatësire. Bill McGuire, profesor emeritus i rreziqeve gjeofizike dhe klimatike në “University College London”, i cili sapo ka publikuar librin e tij “Hothouse Earth”, thotë se ky është vetëm fillimi. Ndërsa ai e bën të qartë në përshkrimin e tij pa kompromis të katastrofës së ardhshme klimatike, ne kemi injoruar – për një kohë shumë të gjatë – paralajmërimet e qarta se rritja e emetimeve të karbonit po e ngroh…
Është gjetur pas 7 ditësh e zhdukur, Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve nga Durrësi. Ersida ka deklaruar se është mbajtur peng nga një person me iniciale M.M. 30-vjeçarja është larguar nga shtëpia ditën e hënë, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të. Postimi i një prej miqve të saj ne rrjetet sociale: Njoftojmë se shtetësja Ersida Dyrmishi me vendbanim në Durrës, mosha 30 vjec,ka humbur kontaktet me familjarët te Hënën më datë 25.07.2022. Ditën që është larguar në drejtim të paditur, ka qenë e veshur…
Turistët e një autobusi në Rodos të Greqisë kanë qenë dëshmitarë të një skene aspak të këndshme. Dy të rinj me motor, sulmuan me gurë autobusin me të cilin po udhëtonin. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në mes të ditës, të dielën. Shumica e pasagjerëve ishin turistë që kishin hipur nga aeroporti me destinacion Rodosin. Autorët e panjohur kishin ngritur pritë në një pikë të itinerarit, në rrugën Kremasti-Ialyssos dhe sulmuan duke thyer xhamat në anën e shoferit, që ai të humbiste kontrollin dhe të dilte nga rruga. Por fatmirësisht ai ka ruajtur gjakftohtësinë dhe ka vazhduar rrugën, ndërsa dy të…
25 punonjës të Bashkisë Mat, 20 forca të Ushtrisë dhe 5 efektivë të Policisë së Shtetit prej orës 04:00 kanë udhëtuar drejt pyjeve të Gërmanit, Njësia Administrative Komsi, për shuarjen e zjarreve.Në ndihmē të forcave të Ushtrisë, punonjësve të Bashkisë Mat dhe efektivëve të Policisë ka mbërritur dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrotjes. Përgjegjësi i Repartit Zjarrëfikës pranë Bashkisë Mat, Petrit Canameti, tha se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit.”Zjarri i fuqishëm ka përfshirë pyjet me ah pranë Liqenit të Zi të Gërmanit. Eshtë terren mjaft i vështirë. Shkalla e dëmit nuk mund të përcaktohet për…
DASHIPikëpamja juaj pozitive do t’u bëjë përshtypje njerëzve përreth jush. Investimet që keni bërë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për veten tuaj, do të korrin disa shpërblime sot. Jeta juaj në çift do të duket sot e qëndrueshme dhe e sigurt. DEMIPozicioni juaj financiar do të përmirësohet përmes disa fitimeve të papritura. Do të keni vështirësi në kontrollin e emocioneve tuaja, por mos i mërzitni njerëzit që ju rrethojnë ose do ta gjeni veten vetëm. Sot partneri juaj do të jetë më i prirur të thotë mendimin e tij, sesa të dëgjojë këndvështrimin tuaj. Kjo do…
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së. Bëhet me dijese gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA. “Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të…