Lihet në burg 37-vjeçari Ramis Mici, i cili masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Micin, i cili u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike. Ai tha se nuk mbante mend as vendbanimin dhe as datëlindjen e tij. Teksa avokati i caktuar kryesisht nga shtetit kërkoi ekzaminimit psikologjik, por gjykata nuk e ka pranuar kërkesën.
Author: tirana
Ata e mbajtën në vëzhgim për disa kohë pasi dyshuan se ishte një “peshk i madh” i një organizate kriminale të dedikuar për trafikun e drogës dhe kishin të drejtë, duke qenë se në shtëpi kishte dy kilogramë kokainë dhe shtatë kilogramë marijuanë. Zbulimi erdhi pas një hetimi kompleks të kryer nga seksioni i lëvizshëm i njësisë së policisë ekonomike dhe financiare të Guardia di Finanza të Fermos dhe pas sulmit, Valter Serani, një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, përfundoi në pranga. Operacioni në fakt nisi mbrëmjen e së shtunës kur efektivët e “Flakëve të Verdha”, pasi e kishin ndjekur dhe…
Durrës – Policia e Durrësit ka arrestuar A. H., 35 vjeç. Ky person akuzohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin. Njoftimi i policisë: Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente…
Emiljano Shullazi ka lënë qelitë e “41 bis” pasi i ka përfunduar afati i izolimit. Mësohet se bashkë me të regjimin e posaçëm e kanë lënë edhe Albjon Aliko e Genci Balla. Ndërkohë që në qelitë e “41 bis” vijojnë të izoluar Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri, e vëllezerit Klemend e Eldi Cala. Regjimi “41 bis” ka nisur të aplikohet në burgjet e vendit tonë në janar të vitit 2019, i marrë nga përvoja italiane. Thelbi i këtij regjimi është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e…
Ramis Mici, i cili vrau bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi më 30 korrik në Elbasan është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike ditën e sotme në seancën gjyqësore ku ka dalë për masën e sigurisë. I pyetur në gjyq për të dhënat kryesore, ai nuk ka ditur të thotë as vendbanimin dhe as datëlindjen e tij. Mici ka pohuar se ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje dhe ka kërkuar avokat nga shtetit. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit më 30 korrik. Jetlira Elezi u qëllua për vdekje me thike nga bashkëjetuesi i saj…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, zonja Christiane Hohmann. Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe e siguroi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen politike dhe asistencën financiare që BE i ka dhënë Shqipërisë në tre dekadat e fundit. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për asistencën financiare të dhënë për përballimin e dëmeve të mëdha nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e lehtësimin e situatës gjatë pandemisë së Covid…
Autoritet shqiptare kanë arrestuar një mbështetës të Shtetit Islamik. Mësohet se është vënë në pranga Bledar Zeneli. Ky i fundit dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”. Arrestimi i tij ka ardhur pas dy vitesh hetime nga Antiterrori, i kryer me metoda speciale. Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tëitter”, “Telegram”, ai publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm. Njoftimi i plotë: Sot më date 02.08.2022 ne orën 08:00, nga ana…
Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare po kthehet në kontribuuesin më të rëndësishëm te të ardhurave buxhetore. Ministria e Financave shpjegoi se, vitin e kaluar me 2021 për efekt të rritjes së çmimeve u arkëtuan vetëm nga TVSH rreth 12,2 miliardë lekë ose 108 milionë euro. Analiza për kontributin e rritjes së çmimeve në të ardhurat nga TVSH -ja u publikua në analizën e buxhetit faktik 2021 që Ministria e Financave ka dorëzuar në Kuvend. Çmimet e mallrave kanë qenë të ulëta përgjithësisht, sidomos në gjysmën e parë të vitit 2021, por rritja u përqendrua në tre-mujorin e fundit të…
Hasan Pasha/ Erdhëm në krye të Bashkisë Mat si shërbëtorë të qytetarëve…! Tri vite më parë, me votën e zgjedhësve të Bashkisë Mat, drejtimi i kësaj njësie vendore iu besua Agron Malajt. Mijëra matjanë, edhe pse të trysnuar nga opozita e rrugës dhe vandale, vendosën të shkojnë masivisht pranë qendrave të votimit, me besim se 8 Njësitë e tjera Administrative, do të kenë në krye një drejtues të aftë, të pakorruptuar, korrekt, punëtor dhe komunikues me çdo qytetar. Brenda tri viteve Mati ynë po ndryshon dita-ditës. Kudo, nga malësitë e Derjanit deri në Selixën e largët po punohet në ujësjellësa,…
Rihanna ka bërë pak paraqitje publike pas lindjes së djalit të saj. Këngëtarja dhe sipërmarrësja solli në jetë një djalë më 13 maj, fryt i lidhjes së saj të dashurisë me reperin A$AP Rocky. Falë markës së famshme Fenty, Rihanna është bërë miliarderja më e re selfmade. Së fundmi, Rihanna ka postuar në Instagram një foto me të brendshme super seksi nga koleksioni Savage X Fenty. Këngëtarja me famë botërore tregoi dekoltenë e saj teksa pozoi me një bluzë portokalli, pjesë e gamës Dolled Up Xtra VIP Box.Majin e kaluar u mbushën katër vjet që kur Rihanna lançoi linjën e…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit për hapjen e garës për aksin Milot-Fier të Korridorit Adriatiko-Jonian, ku përfshihen tre lotet: Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se: “ Kjo është një vepër e shumëpritur prej vitesh, të cilën qysh në krye të herës ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit europian. Është një vepër që e futëm në kanalin e financimeve në kuadër të procesit të Berlinit, por koha që na mori ai proces në pritje të financimit ishte e gjatë dhe ne vendosëm të ecim vetë, çka fatmirësisht nuk…
Një grua që po ndiqte koncertin e këngëtarit amerikan Kenny Chesney, në një stadium në Denver vdiq pasi u rrëzua nga shkallët lëvizëse. Sipas Denver Post, gruaja ishte ulur në pjesën anësore të shkallëve kur u rrëzua dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra. Policia raportoi se ngjarja ishte aksidentale dhe se gruaja nuk ishte shtyrë. Vetë këngëtari reagoi pas ngjarjes së rëndë të shtunën duke shprehur ngushëllimet për familjarët e të ndjerës. “Isha i dëshpëruar kur mësova për humbjen e dikujt pas shfaqjes sonë,” tha Chesney në një deklaratë për The Denver Post të dielën. “Kishte kaq shumë…