Author: tirana

Gjendet i shkterruar ne mengjes automjeti i ish-juristit te ASHK Sarande Laert Pasha. Pasha prej 10 majit, i akuzuar nga SPAK per “korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”. Persona te paidentifikuar, gjate nates, kane thyer xhamin e pasem, kane care gomat dhe kane lyer me sprajt mjetin tip fuoristrade Mercedes-Benz ML me targe AA823YS. Ngjarja ne lagjen nr.4, mjeti ndodhej i parkuar qe prej arrestimit te 41-vjecarit. Ky eshte rasti i dytë kur persona qe ndodhen ne burg u sulmohen pronat. Ne 6 qershor u dogj zyra noteriale e noterit Aleko Anagnosti, i cili ndodhet ne burg i…

Read More

Qytetaret e Himarës kanë ndezur mbrëmjen e djeshme qirinj në vendin ku u vra vogëlushja 7-vjeçare. 7-vjeçarja u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga komisar Arjan Tase, i cili ishte përjashtuar në vitin 2020 nga policia për shkak të favorizimit të grupeve kriminale në Himare, kur ai drejtonte komisariatin e policisë. Familja e 7-vjeçares me origjinë ngë Tropoja jetonte jashtë shtetit. Ata ishin kthyer në Shqipëri për pushime, të cilat pas vdekjes tragjike të vogëlkushes u kthyen në tragjedi

Read More

Në mot të nxehtë, është e nevojshme të merret një sasi e mjaftueshme e lëngjeve dhe rekomandohet të pini ujë. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk është vetëm sa ujë pini, por edhe si e bëni atë. Mjekët thonë se nëse nuk pini në mënyrën e duhur, mund të përballeni me probleme shëndetësore. Kjo është arsyeja pse duhet ta shmangni pirjen e ujit kur jeni në lëvizje. Nëse po qëndroni në këmbë, uji rrëshqet drejt e në zorrë dhe nuk përthithet sa duhet. Kështu që do të ndjeni etje më shpejt por edhe organet do të funksionojnë më ngadalë, shkruan abcnews.al.…

Read More

Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, bazuar në konkluzionet e nxjerra nga analiza e situatës, mori vendimin për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave…

Read More

DASHISot do të keni kohë dhe prirje për të bërë gjëra që do të përmirësojnë shëndetin dhe pamjen tuaj. Në përgjithësi, kjo do të jetë një ditë e dobishme, por dikush që mendoni se mund t’i besoni, mund t’ju zhgënjejë. Jeta në çift do të marrë një kthesë të bukur sot. DEMINjë ribashkim me një mik të vjetër do t’ju ndriçojë ditën. Projektet e ndërmarra do të krijojnë më shumë probleme sesa rezultate pozitive. Sot është e rëndësishme të kaloni pak kohë me partnerin tuaj. BINJAKËTShqetësimet lidhur me paratë do të zgjidhen sot dhe do të gëzoni një stabilitet financiar.…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me protestat e paralajmëruara nga shoqëria civile, pas tragjedisë së ndodhur sot në Himarë, ku një vogëlushe 7- vjeçare ka humbur jetën. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi ka njoftuar se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia e sotme. Reagimi: Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia,…

Read More

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar për vdekjen tragjike të 7-vjeçares, e cila u përplas mesditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë për vdekje nga një skaf të drejtuar një komisari Arjan Tase . Nëpërmjet një postimi në Facebook Gjebrea shprehet i pikëlluar për vdekjen e vogëlushës, ndërsa thotë se vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë prindërit e vogëlushës. Reagimi i plotë “Nuk ka gjumë dot sonte!Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie! Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër…

Read More

Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit Q. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u përplas nga një gomone në bregdetin e Potamit në Himarë. Në një reagim në rrjete sociale, Spiropali thotë se vogëlushja humbi jetën nga papërgjegjshmëria e një personi i cili nga polic, u kthye në vrasës. Ministrja i bën një apel të fortë institucioneve të drejtësisë për të kryer një hetim të shpejtë dhe të drejtë dhe të sigurohen që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Postimi i Elisa Spiropalit Ngjarja tragjike e Potamit na ka tronditur dhe…

Read More

Monedha e përbashkët e ka nisur me rënie këtë javë në tregun e brendshëm, duke zbritur sërish në minimumin historik, pas rritjes së lehtë në fund të javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 116.1 lekë, pasi të premten ishte rritur në 116.78 lekë. Në të kundër dollari shënoi tendencë rritëse, me 0.14 lekë, duke u kuotuar me 113.93 lekë, një reflektim i tendencave ndërkombëtare. Rënia e euros është e lidhur me efektet sezonale për shkak të rritjes së prurjeve të emigrantëve dhe shtimit të turistëve të huaj, një dukuri e…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se ishte dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ku një efektiv policie përplasi për vdekje me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Himarës. Çollaku shprehet se fjalët ngushëlluese dhe shkarkimet nga institucionet shtetërore të autorit Arjan Tase, nuk mjaftojnë për tragjedinë e sotme. Postimi i Kreshnik Çollakut: Vetëm 20 metra larg vendit ku ndodhesha unë sot jam dëshmitar i një tmerri në brigjet e Himarës në Potam. Fjalet ngushelluese,keqardhja shkarkimet nga insitutucionet e shtetit nuk mjaftojne per tragjedine e sotme te Himares ku nje vajze 5 vjecare u coptua ne breg te detit nga…

Read More

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf, teksa ishte duke luajtur në breg të detit. Mjeti lundrues drejtohej nga ish-shefi i policisë së Himarës, Arjan Tase. Braçe shkruan se ngjarja bëhet më e rëndë kur mëson se autori vjen nga paria e policisë ndërsa shtoi se për rastin në fjalë duhet të bëhet drejtësi shembullore. POSTIMI I PLOTË NGJARJA NE POTAM|HIMARE, ESHTE KRIM! KUR MESOJ QE AUTORI ESHTE NGA PARIA E POLICISE, MBETEM PA FJALE! Shef policie qe jashte detyres duhet te jete shembull e…

Read More