Author: tirana

34 mijë vepra penale dhe 62 viktima nga vrasjet në 2021. Shqipëria ia kalon rajonit, dhe shifrat nuk i zvogëlojmë dot, dhe as nuk i shkruajmë me krenari. Ditët e fundit vendi ka përjetuar ngjarje thellësisht të rënda, masakra kriminale që vënë për të disatën herë kujën se ku po shkon ky vend? Vrasjet mafioze kanë shtuar në masë edhe vrasësit me pagesë. Po kush i stërvit këta njerëz, kush janë këta? Si i sigurojnë arsenalet me municione dhe armatim të rëndë, dhe më kryesorja si janë të pa gabueshëm në punën e tyre? Për ekzekutimin e Brilant Martinaj, Diklen…

Read More

Gleison Bremer është zyrtarisht lojtari më i ri i Juventus. “Zonja e Vjetër” ka gjetur akordin me mbrojtësin dhe Torino-n duke fituar edhe konkurrencën me Inter, pasi braziliani ishte dëshirë e nënkampionëve dhe bisedimet kishin avancuar, por në fund dështuan. Braziliani në këtë mënyrë do të zëvendësojë Matthijs de Ligt, i cili u largua drejt Bayern Munich. Një lëvizje që i kushtoi Juventus-it 40 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari ka firmosur një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuse. Bremer ishte pjesë e Torino-s nga sezoni 2018-2019, brazilani numëron 110 ndeshje dhe…

Read More

Për herë të parë pas gjashtë vitesh, këngëtari Rigels Rajku hyri këtë të mërkurë në ambientet e Top Albania Radio, për të dhënë një intervistë ekskluzive në “Wake Up”. Së pari, këngëtari foli për komentet e bëra ndaj Ledion Liços në vitin 2016, pasi u largua papritur nga Top Awards. Ai tha se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më shpejt, por nuk ka pasur kohë të reflektojë, ndërsa shton se “ndikon dhe mosha”. “Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, skena e parë që kam shkelur ka qenë në Top Fest. Nuk…

Read More

Dy punonjës të policisë në Vlorë janë pezulluar nga puna pasi në rrjet u publikua një foto e tyre në momente intime në automjetin e patrullës. Drejtoria Vendore e policisë Vlorë njofton se inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotos. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njofton ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë. REAGIMI “Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Pas publikimit në rrjetet sociale, të…

Read More

Mëngjesin ë kësaj të mërkure, është riaktivizuar sërish zjarri tek një terren me pisha te kthesa e Balldrenit në Lezhë. Vatra e zjarrit për momentin ka intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për shtëpitë. Tre zjarrfikëse dhe 60 ushtarakë që mbështesin forcat zjarrfikëse po punojnë në zonë për shuarjen e flakëve. Ana veriore është vënë nën kontroll dhe puna është përqëndruar tek zjarri në pjesën perëndimore.

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër që ka për synim të pengojë shtetet që të ndalojnë dhe ndëshkojnë padrejtësisht shtetasit amerikan jashtë vendit. Kjo masë do t’i lejojë agjencitë e Qeverisë amerikane që të vendosin sanksione dhe masa të tjera ndaj atyre që “padrejtësisht ndalojnë” amerikanë, tha një zyrtar amerikan gjatë një konference me gazetarë para se Biden të nënshkruante urdhrin. Kjo lëvizje vjen pasi së fundmi disa shtetas amerikanë janë arrestuar në Rusi, përfshirë edhe basketbollisten, Brittney Griner. Autoritetet ruse kanë thënë se kanë gjetur vaj kanabisi në valixhen e saj, kur ajo po…

Read More

Ngritja e flamurit të Europës në Kryeministri, u bë si shenjë simbolike për nisjen e rrugëtimit europian pas hapjes së negociatave. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama, iu drejtua edhe drejtësisë së re, që të jap kontributin e saj në këtë rrugëtim dhe të mos u mohojë gjeneratës së re të ardhmen europiane. “Dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë se shpejtësia e anëtarësimit në BE, do të varet edhe nga puna e tyre. Mos ja mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë europiane që meritojnë. Për sa kohë që unë jam këtu asnjë nuk do të ketë mburojë…

Read More

Pas dërgimit në riedukim të dy gazetarëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e negociatave me Bashkimin Europian do të angazhojë edhe më shumë qeverinë për të shtuar mbështetjen për mediat. Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit europian në godinën e Kryeministrisë, Rama u zotua se niveli qeverisës do të ngrihet në një nivel të ri në çdo drejtim, përfshirë këtu edhe në mbrojtjen e lirisë së gazetarëve. “Kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës të interesit publik, por dhe si punëmarrës, prandaj ne do të angazhohemi në të dyja…

Read More

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në godinën e Kryeministrisë, tha se do të kishte dashur që të ishte edhe opozita, por që ata sipas kryeministrit janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së. Mungesa e opozitës ishte edhe ditën e djeshme në Bruksel, ku u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare. “Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë vulë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të…

Read More

Pas momentit historik në Bruksel të çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, këtë mëngjes të së mërkurës, në godinën e Kryeministrisë u ngrit flamuri i Bashkimit Europian. Në fjalën e tij përpara trupit diplomatik në vend, ministrave, deputetëve dhe të përfaqësuesëve fetar në vend, kreu i qeverisë Edi Rama, tha se ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. “Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënies së shoqërisë dhe qytetarit shqiptar…

Read More

Në këtë kohë krize ekonomike, aktorët e Teatrit Kombëtar i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, ku u kërkojnë rritje të pagave të tyre, njësoj siç u veprua me Teatrin e Operas dhe Baletit, si dhe me Asamblin Popullor. Afati i tyre është 31 gushti, pasi më pas aktorët do të ndërmarrin veprime të tjera. Në mesin e aktorëve që kërkojnë rritje pagash, është edhe Princesha Elia Zaharia, bashkëshortja e Princ Lekës. “Me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gië do…

Read More

Në godinën e Kryeministrisë këtë mëngjes do të ngrihet flamuri i Bashkimit Europian, pas momentit historik ditën e djeshme (e martë) në Bruksel, ku u çelën negociatat e anëtarësimit. Negociatat do të jenë në fokus edhe në mbledhjen e grupit parlamentar Socialist në orën 10:00, në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Kjo mbledhje vjen një ditë përpara seancës së fundit diskutuese parlamentare të këtij viti, do të përmbyll angazhimin 1 vjetor të deputetëve.

Read More