Author: tirana

Hetimet për zbardhjen e masakrës me tre viktima në Fushë-Krujë, janë në pikën zero. Hetuesit përveç dyshimeve të personave që mund të jenë të përfshirë, nuk kanë shkuar më shumë se kaq. Kontrolle të shumta janë kryer në fshatrat përqark për t’u pyetur rreth ngjarjes. Një pjesë nuk janë gjetur, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të jenë larguar nga vendi disa ditë para ngjarjes, kjo referuar sistemit TIMS. Përtej të dhënave të sistemit, po verifikohen sërish, pasi gjithsesi mund të jenë brenda vendit dhe nuk përjashtohet mundësia që të kenë manipuluar. Prokuroria insiston në pyetjen e tyre për vrasjen e…

Read More

Pas çeljes së negociatave në Bruksel, sot në Kryeministri u ngrit flamuri i Bashkimit Europian, ku opozita mungoi. Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat, tha se Rama bën festë me flamurin e BE, pasi vlerat e Europës i nëpërkëmb çdo ditë. “BE nuk do të jetë thjesht vëzhguese dhe këshilluese në proceset e brendshme nga sot e tutje. Kjo do të rrisë presionin mbi qeverinë dhe do t’ia bëjë të vështirë që të mbulojë të metat dhe hilet me propagandë. Të gjitha këto dëshmojnë se për Edi Ramën procesi i negociatave është mision i pamundur. Partia…

Read More

Mungesa e PD-së në Bruksel ku u mbajt konferenca e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, dhe sot në pritjen që u bë nga kryeministri, u komentua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se në tryeza të tjera dera për opozitën është e hapur. Sipas tij, PS dhe qeveria do të bashkëpunojë vetëm me grupin që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj dhe jo atë të drejtuar nga Sali Berisha. “Konferenca e parë ndërqeveritare ka definicion të qartë. Do kemi mundësi të tjera ku do…

Read More

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Bashkisë së Tianës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë. Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Rita Ora përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ftoi të performoj në një koncert, falas…

Read More

Prokuroria e Posaçme vijon Kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshirë për aktivitet spiunazhi dhe aktivitet terrorist në Shqipëri kundër MEK. Përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë e Fushë-Krujë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi. Referuar hetimeve të deritanishme të SPAK, dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekretuar nga Ministria e Brendshme e Iranit. Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve…

Read More

Nga: Edi Rama Të dashur miq dhe të ftuar, shumë të dashur qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë, shqiptarë dhe shqiptare kudo që ndodheni! Sot është një ditë e re për Shqipërinë! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju, që jeni këtu bashkë me mua për ceremonialin e ngritjes së flamurit të Bashkimit Europian, pas çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e bashkuar europiane. Prania juaj këtu është më shumë sesa një prani protokollare sepse ju dhe institucionet që përfaqësoni jeni drejtpërdrejtë kontributorë në ndërtimin e rrugës europiane të Shqipërisë. Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e…

Read More

Mungesa e protagonizmit të Timo Wernerit në sezonin e shkuar vijon të konsiderohet një mundësi ideale në merkato nga Juventusi dhe Milani. ‘’Zonja e Vjetër ‘’ dhe kuqezinjtë kanë nisur ofensivën për gjermanin, për të cilin e ardhmja në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është ndërlikuar pas transferimit të Raheem Sterling. Për 26-vjeçarin kjo periudhë konsiderohet determinante për ta mbyllur kapitullin e të kaluarës dhe të fillojë një tjetër eksperiencë në Serinë A . Pritet një duel gjigandësh sepse si bardhezinjtë ashtu edhe ‘’ Djalli ‘’ do të japin maksimumin për të firmosur me golashënuesin . Fatkeqësisht aventura tek Chelsea nuk…

Read More

Pasditen e djeshme, në një prej lokaleve luksoze në Tiranë, 24 deputetë të PD-së u bënë bashkë për të diskutuar të ardhmen e tyre politike. Deputeti Lefter Gështenja, i cili ishte një nga dy iniciuesit e takimit, bashkë me Flamur Hoxhën, thotë se në të ardhmen duhet një opozitë e koordinuar. Ndër të tjera Gështenja tha se partia ka nevojë për bashkëdrejtim, pasi ka mbaruar koha e unit. “Nuk mendoj që në PD ka luftë. Kemi situatë jo normale. Ky takim ishte privat dhe informal. Koha që ne konsumuam, 5 orë e gjysmë, tregoi që kjo kafe ishte shumë e…

Read More

Masakra në Fushë-Krujë, me 3 viktima të rinj, nuk do të zbardhet lehtë. Gjashtë persona janë në listën e emrave që prokuroria ka kërkuar të merren në pyetje në lidhje me masakrën me tre persona të vrarë në masakrën e të dielës në Fushë-Krujë. Mes tyre janë Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Indrit Dokle, Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi. Po ashtu në listë për t’u marrë në pyetje sipas News 24 janë edhe miqtë e Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi (Prendi). Prokuroria ka kërkuar të nxirret të dhënat nga sistemi TIMS për këta…

Read More

Nga selia blu, nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Oerd Bylykbashi, i cili është dhe anëtar në Komisionin për Reformën Territoriale, tha se duhet një konsensus i gjerë politik. Për të ky veprim do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike “Është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD, ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Qëndrimi ynë i kryetarit është i qartë për të bërë një diferencë. Reforma territoriale duhet të shfrytëzohet dhe nuk duhet të humbet momenti sepse diçka e bërë keq do të merrte një…

Read More

Zv/ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, në një deklaratë për shtyp, raportoi mbi situatën e zjarreve në vend, sipas të cilës prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qenë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana. Në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit. Sipas Bicit në menaxhimin e situatave të zjarreve, janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.…

Read More