Grida Duma është treguar e ashpër dje ndaj Enkelejd Alibeajt në takimin e deputetëve në një nga lokalet e kryeqytetit. Në fjalën e saj në këtë takim, Duma i ka kërkuar Alibeajt që si kryetar grupi parlamentar, të distancohet nga Lulzim Basha.“Erdha në respekt të dy kolegëve që na ftuan për kafe, për qetësinë dhe integritetin e paqtë të tyre. Erdha po ashtu me vëmendjen për t’ju dëgjuar, e madje pres që këtu të flasë qartë kryetari i grupit, sepse ajo që ka marrë përsipër të bëjë ai, pas “hapit pas” të ish kryetarit, është e madhe por po ashtu…
Author: tirana
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur përgjatë një rruge në Ferizaj gati një javë më parë. Pas kallëzimit të bërë në polici, uniformat blu arritën të identifikonin autorin dhe më pas ta vinin në pranga. Me datën 14.07.2022 rreth orës 18:30 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se në një rrugë në Ferizaj ishte një rast i sulmit seksual, ku një person kishte sulmuar seksualisht një të mitur ( F/K) e moshës 13 vjeçare dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Në lidhje me këtë policia…
Deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u mblodhën ditën e djeshme në orën 18:00, në një nga lokalet e Tiranës, për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike. Në bisedat mes deputetëve të PD që njihen si kundërshtarë të Berishës, ka rënë në sy deklarata e deputetes Flutura Açka. “Ky grup nuk mund të rrijë bashkë në kushtet e mungesës së sinqerietit dhe mirëkuptimit të plotë. Eshtë krijuar përshtypje brenda grupit, por edhe jashtë, se këtu është një celulë që punon vetëm për kthimin e Bashës, madje qarkullojnë edhe emrat se cilët janë. Duke bërë këtë, përfshijnë në…
Periferia e Athinës po digjet për të dytën ditë radhazi nga zjarret, teksa 500 zjarrfikës janë vënë në dispozicion për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe qindar banorë u evakuuan. Të paktën dy persona u shtruan në spital me probleme të frymëmarrjes dhe djegie të lehta, ndërsa zyrtarët lokalë thanë se disa shtëpi ishin djegur nga zjarri rreth malit Penteli, 25 kilometra në verilindje të kryeqytetit grek, sipas mediave fqinje. “Kushtet janë shumë sfiduese. Prioriteti ishte mbrojtja e jetës njerëzore, infrastrukturës kritike dhe pronës private”, tha zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Yiannis Artopios. Ai tha se erërat deri në 80 kilometra…
Një sulm kibernetik ka ndodhur ka ndodhur ditën e dielë ku është sulmuar sistemi qeveritar online. Lidhur me këtë ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama. Rama u shpreh se sulmuesit online nuk kanë kërkuar 30 milionë euro, siç është thënë në disa lajme të publikuara së fundmi. Reagimi i Ramës: AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante! Lajmet për një gjobë…
Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Fier, ku një makinë e tejmbushur me kanabis tentoi të largohej nga parcela. Por gjatë ndjekjes nga policia, makina ra në një kanal. Policia arriti të arrestojë dy persona. Ky është automjeti tip “Ford” me targa AB 121 GR, i cili dyshohet se në tentativë për t’u larguar nga parcela me kanabis në zonën e Mujallisë, mbushur me kanabis, ka rënë në një kanal, pa mundur dot të dalë prej aty. Disa orë pas ngjarjes, mjeti tip “Ford” është nxjerrë nga kanali. Mësohet se në automjetin tip “Ford” është gjetur edhe një sasi kanabisi,…
Këtë të mërkurë ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alfred Sali, me funksion prokuror në Prokurorinë e Vlorës. KPK ka kryer hetim në të trija kriteret, përkatësisht pastërtisë së figurës, aftësive profesionale dhe justifikimin e pasurisë. Sipas KPK ka rezultuar se sa i takon pasurisë, ka kryer deklarim të rremë si dhe janë konstatuar pasaktësi. Rezulton se Sali në 2014, në deklaratën e pasurisë pretendon se ka fituar në bastet sportive online bet 355 me seli në Gjibraltar shumën prej 79 275 euro. Një pjesë të kësaj shume prokurori deklaron se ia ka dhënë hua babait të tij…
Brilant Martinaj, vetëm 23 vjeç, i vrarë të dielën e 17 korrikut, njihej për rekorde të shumta kriminale. Por në muajt e fundit kishte arritur ti mbyllte punët me organet e drejtësisë. Pavarësisht kësaj, i riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte të afërm e miq më të ri, që të ecnin në rrugë të drejtë. “Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dalë dot më nga kjo rrugë”,citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit…
Kaluan katër ditë dhe e-Albania, shërbimi on line i të gjithë zyrave të shtetit nuk është ringritur. Pothuajse janë paralizuar shërbimet në pjesën më të madhe të zyrave të shtetit. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera. Thuhet gjithashtu se është duke u punuar për të rikthyer në punë sistemin.Por ajo që nuk thuhet, përmendej nga ekspertët e IT të cilët kuptojnë thelbin e një sulmi kibernetik. Top Channel mëson se në kompjuterët e selisë qendrore të akshit dhe e-Albania ka dalë kjo tabelë e cila pretendohet se…
Zbardhen diskutimet në takimin e deputetëve që nuk i janë bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha, një ditë më parë. Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se duhen bërë një grup drejtues për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Sipas News 24. Dhurata Çupi ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje e mirë për të bërë opozitë të vazhdueshme në Kuvend duke mbajtur këtë qëndrim edhe në vazhdim. Ferdinand Xhaferraj: Duhet të bëjmë një grup drejtues me 3 ose 5 veta, dhe të shkojmë në zgjedhjet vendore. Pra që ne ti besojmë gjithë vendimarrjen. Une e kam deklaruar se jam pjesë e grupit…
Ajo është bërë e njohur nga format e saj trupore dhe rrjetet sociale. Është fjala për Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara. Marina ka qenë shpeshherë kryeqendra e opinionit publik, për jetën e saj luksoze aq sa për fotot e saj “hot”. Bukuroshja prej kohësh tashmë ka nisur pushimet, dhe pozat e saj të nxehta buzë detit nuk kanë munguar. Nëse do të hidhni një sy në profilin e Marinës në rrjetet sociale, ai është i mbushur me foto joshëse, ku vë në pah format e saj perfekte trupore. E ato që bien më në sy janë të pasmet…
Komisioni Europian paraqiti të mërkurën planin për të reduktuar përdorimin e gazit në Europë me 15%. Komisioni u ka kërkuar vendeve të përgatiten për shkurtime të mëtejshme të mundshme duke reduktuar përdorimin e gazit, shkruan CNN. Duke shpallur paketën “Kurseni gazin për një dimër të sigurt”, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se 12 shtete anëtare ishin prekur nga një ndërprerje e pjesshme ose e plotë e furnizimit me gaz rus. Sipas planit, BE u ka kërkuar vendeve për të ulur kërkesën e tyre gjatë 8 muajve të ardhshëm. Masat vijnë vetëm një ditë përpara se Gazprom,…