Author: tirana

Partia Socialiste do të festojë çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.Burime për tirananews.al bëjnë me dije se festa do të mbahet më 28 korrik në kryeqytet.Festa pritet që të jetë tepër e madhe dhe ka nisur pa humbur kohë dhe puna për organizimin e saj për të mbledhur qytetarë nga gjithë Shqipëria.Mëngjesin e sotëm, u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit të Europës pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Read More

Më poshtë renditen disa mënyra se si të përdorni të bardhën e vezës për rezultate të dobishme në flokë dhe lëkurë: Vezë dhe vaj ulliri për flokët Përziejini 2 vezë me një lugë gjelle me vaj ulliri dhe rrihini fort me një pirun. Aplikojeni masën në flokë dhe mbajeni për 30-45 minuta. Maskë për flokë të yndyrshëm Përzieni të bardhat e dy vezëve me një lugë gjelle me lëng limoni. Aplikojeni masën në flokë por jo në pjesën e rrënjëve. Mbajeni maskën për 10 minuta. Maskë për mbylljen e poreve Rrihini të bardhat e dy vezëve me një pirun deri…

Read More

Këngëtarja, Rovena Stefa është një ndër personazhet publik më aktiv në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës. Ajo zhvillon shumë lojra me “gifte” në TikTok dhe së fundmi ka zbuluar shumën marramendëse që fiton përmes këtij aplikacioni. Rovena ka thënë se për dy muajt gjatë kohës kur ishte më aktive ka fituar rreth 100 mijë dollarë për një muaj. Po ashtu ajo ka treguar se prej dhuratave që të japin ndjekësit, 75% të lekëve i mban TikTok-u. “Doni të vijnë ata të tatimeve. Ju të tatimeve nuk keni punë tek TikTok-u i Rovenës se e kam paguar…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri siguroi se Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit me drejtuesit e rinj të PS, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste është forca që ka kontribuar më shumë për integrimin. “Shqipëria është në një moment të rëndësishëm historik. Tashmë Shqipëria është një hap shumë më afër Bashkimit Europian. Sapo kemi filluar negociatat. Natyrshëm, qeverisë shqiptare i del një barrë e rëndë, një detyrë e madhe për të përballuar një proces shumë të vështirë dhe këtë duhet ta pranojmë. Unë…

Read More

Dje u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i një paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brenda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr. Në njoftimin e saj, policia thotë se janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje…

Read More

Një operacion antidrogë u zhvillua këtë të mërkurë në Fier. Dy persona u arrestuan, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa, ndërsa në kërkim u shpall Selami Lushkaj. Policia u vu në ndjekje të një automjeti tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, e që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit. Gjatë ndjekjes së mjetit, uniformat blu janë penguar nga një makinë tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, duke iu rrezikuar jetën punonjësve të policisë me manovrat që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes. Drejtuesi i “Ford”,…

Read More

Gjatë takimit me kryetarët e rinj të degëve të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal sërish në sulmin kibernetik, me të cilin sistemet e shërbimeve shtetërore u përballën ditët e fundit. Kreu i qeverisë u shpreh se pas sulmit qëndron një shtet i tërë dhe nuk bëhet fjalë për hakera dosido, ndërsa shtoi se dy janë shtetet që dyshohen të jenë pas këtij sulmi. “Është sulm i organizuar nga një shtet, jo çështje hakerash sado të jenë. Është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ende të identifikojmë shtetin, 2 janë dyshimet, e them këtë për të thënë që…

Read More

Pas raportit për vatër zjarri pranë zonës së mbrojtur në Berzanë të Lezhës, ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një helikopter Cougar, si dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes bën me dije nëpërmjet një njoftimi se në terren po punohet për shuarjen e flakëvt të cilat rrezikojnë të përhapen edhe më tepër për shkak të erës së fortë. Ndërhyrja nga ajri u kërkua nga prefekti i qarkut Lezhës, Gjergj Prendi, i cili po drejton operacionin, pasi për shkak të terrenit, depërtimi i zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë…

Read More

Një shqiptar, i dënuar më parë për kultivim kanabisi, është kapur për herë të dytë në një nga fermat e kanabisit në Angli. Ruzhdi Raga, 29-vjeç, u gjet duke kultivuar 224 bimë kanabisi, e cila kapte vlerën e 76 mijë paundëve. Raga është futur ilegalisht në Britani, ku fillimisht ka nisur të punojë si lavazhier, por më pas u përfshi në laboratorët e kultivimit të bimëve të kanabisit. Herën e parë, i riu shqiptar u dënua nga gjykata angleze për të njëjtën akuzë, pasi ishte kapur në një fermë kanabisi në Hartlepool. “Nuk kam prekur kurrë drogë në jetën time”, raportohet…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka reaguar sërish për koncertin që do të mbajë në Tiranë më 6 Shtator në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”. Përmes disa videove të publikuara në InstaStory, Rita Ora shprehet shumë e emocionuar para 16 milionë ndjekësve të saj në Instagram dhe tregon se do të ketë surpriza për shqiptarët në koncertin që do jetë pa bileta. “Përshëndetje të gjithëve. Po! Po rikthehem në Tiranë në 6 shtator. Jam shumë e emocionuar që të festojmë në qytetin e rinisë. Faleminderit Erion Veliaj për ftesën. Do festojmë falas. Kjo…

Read More

Një efektiv francez është përleshur me tre persona, përfshirë edhe një shqiptar. Ky i fundit e kërcënoi me thikë punonjësin e policisë franceze. Ngjarja ka ndodhur të martën në qendër të qytetit Metz, ku në të njëjtën rrugë një i ri u godit për vdekje me thikë mbrëmjen e 14 korrikut dhe pak ditë pasi një person i armatosur me thikë kërcënoi kalimtarët pranë një stacionit. Ngjarja ka ndodhur të martën në qendër të qytetit Metz, ku në të njëjtën rrugë një i ri u godit për vdekje me thikë mbrëmjen e 14 korrikut dhe pak ditë pasi një person…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim të gjithë drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shprehu nevojën e mobilizimit të forcave për të qenë një parti zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor. Sipas tij, PS ka nevojë për persona që sjellin një frymë të re brenda partisë, por jo për të rinj që brenda pak kohësh, bëhen më të vjetër se vetë partia. “Të jemi një parti llogari kërkuese në funksion të adresimit të halleve dhe shqetësimeve. Kemi një parti që përçon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dhe vendimet…

Read More