Author: tirana

Pa dyshim, suksesi ynë është rezultat i ambicieve, talentit, burimeve dhe përpjekjeve tona. Por a mund të shkruhet edhe në yje? Provat sugjerojnë një lidhje të vogël. Sipas hulumtimit të bërë nga platforma Zodiac Story, duke mbledhur të dhëna për gratë më të pasura në Amerikë, bazuar në të dhënat e Forbes, rezultoi se disa shenja të zodiakut kanë prirje për para. Hulumtimet kanë zbuluar se shenja e zodiakut të një personi luan një rol nëse ata do të fitojnë shumë para gjatë jetës së tyre. Sipas të dhënave të këtij hulumtimi, shenja që nuk ka shumë fat me paratë…

Read More

Hedhja e reçipetave në skenë gjatë performances së një artisti është kthyer tashmë në trendin e kohës. Ishte këngëtari kolumbian Maluma që e nisi këtë “modë” dhe më pas u përhap kudo te artistë në mbarë botën. Në Shqipëri i ndodhi fillimisht Olsi Bylykut, ndërsa pak orë më parë me të njëjtën situatë është përballur dhe reperi Ledri Vula. Ky i fundit, pavarësisht se tashmë është në një marrëdhënie të konsoliduar me Sara Hoxhën, me të cilën kanë edhe një vajzë, e ka marrë me sportivitet. Madje, reperi ka publikuar në Instastory një video ku shihet fansja që i heq…

Read More

Kryeministri Rama në një prononcim për mediet ka folur për sulmin kibernetik nën të cilin ndodhet Shqipëria prej disa ditësh. Rama: Kemi punuar, ose më saktë skuadra e AKSHI-t ka punuar natë dhe ditë dhe do të kemi një konferencë të posaçme për shtyp kur gjithçka të ketë përfunduar. Ajo që dua të nënvizoj është se së pari sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hackera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë të mëdha dhe të fuqishme për të vendosur gjoba të majme.…

Read More

Sherri i djeshëm me thika në Fier, ka përfunduar në tragjedi në familjen Balla ku 77-vjeçari, Haxhi Balla ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Kështu Haxhi Balla dhe i biri i tij Aleks Balla, përfunduan ditën e djeshme në spitalin e Fierit, pasi u plagosën me thikë nga 39-vjeçari, fqinj i tyre Armando Borici. Ngjarja ndodhi nga një konflikt i çastit ku babë e bir ndezën një zjarr në shkurret aty pranë banesës së tyre, gjë që bezdisi Boricin i cili i ka plagosur me thikë.

Read More

Pavarësisht perceptimit se numri i turistëve këtë vit është në rënie, shifrat e INSTAT tregojnë tërësisht të kundërtën, të paktën për muajin maj. Sipas INSTAT, në muajin maj, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 66,1%, në krahasim me maj 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 41,6 %; numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 88,6 %; Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,0 %, në krahasim me maj 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 28,1…

Read More

Vatikani ka rregulla, dhe për pjesën e veshjes në takimin me Papën, kodi është strikt. Por Princesha Charlene e Monakos “theu” këtë protokoll, teksa takoi Papa Françeskun në Vatikan. Ish-notarja olimpike 44-vjeçe, vizitoi Vatikanin me bashkëshortin e saj 64-vjeçar, Princin Albert, por fustani i zi elegant që zgjodhi për këtë rast, i tregonte shpatullat e zhveshura. Edhe pse ngjyra dhe gjatësi e veshjes ishte në farmoni me protokollin. Sipas protokollit, gratë që takojnë Papën duhet të jenë të veshura me një fustan të gjatë, të zi, me mëngë të gjata, në mënyrë që çdo pjesë e trupit të tyre të…

Read More

41-vjeçari Kimet Rexhepi, është vënë në pranga nga Policia, pasi është zbuluar se mbante në banesë arme zjarri. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një armë të ftohtë (thikë). “Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Rexhepi do të dënohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i Plolicisë së Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”, për goditjen e…

Read More

Situata me zjarret është e rëndë, pasi kjo është një nga verat më përvëluese të Europës e prej gati dy javësh zjarret po shkatërrojnë banesa e mijëra hektarë tokë. Në Greqi, Itali, Francë, Britani e Spanjë zjarrfikësit ende nuk kanë vënë nën kontroll flakët. Në periferi të Athinës pasi zjarret u shuan në Pantali, të tjera vatra u shfaqën pranë Megara. Me qindra banorë në këto 24 orë u detyruan të evakuohen nga banesat. Zjarrëfikësit në Spanjë po përballen me disa vatra zjarri. Në Avila në veri perëndim të Madrid janë djegur më shumë se 4 mijë hektarë tokë, situata…

Read More

“Unë jam patologjikisht e paaftë që të tradhtoj ndërgjegjen time”, tha artistja dhe muzikantja nga Shën Petersburgu, Aleksandra Skochilenko, e cila dha një intervistë për Radion Evropa e Lirë nga një qendër paraburgimi. “Nuk kam shpresë. Komiteti i Hetimeve dhe kreu i tij, Aleksandr Bastrykin, personalisht më kanë zgjedhur mua që të vuaj ndëshkimin më të ashpër të mundshëm”, tha ajo për Realitetet e Veriut të REL-it. Artistja 32-vjeçare që shpesh përdor vetëm emrin Sasha, u arrestua në prill pasi ajo ndryshoi pesë etiketa çmimesh në një dyqan me mesazhe kundër pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Ndaj saj është…

Read More

Atletja shqiptarja, Luiza Gega është renditur e 5-ta në garën 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Oregon të SHBA-së. Ajo është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj. Gega ka thyer rekordin kombëtar duke kapur kohën 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat. Po ashtu gega ishte e vetmja sportiste nga Shqipëria. Të shtunën ajo bëri një garë të jashtëzakonshme në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e mbyllur e 3-ta në baterinë e dytë eliminatore dhe duke siguruar…

Read More

Lajmet se presidenti rus Vladimir Putin është sëmurë, janë të përditshme në shtypin e huaj. Por shefi i CIA-s, Willian Burns, thotë se nuk ka asnjë të dhënë nga inteligjenca amerikane se presidenti rus Vladimir Putin është në gjendje të rëndë shëndetësore. Një nga lajmet më të popullore, është se Putin është sëmurë nga kanceri. Por William Burns tha se nuk kishte prova për ta konfirmuar këtë, duke bërë shaka se ai dukej “shumë i shëndetshëm”. “Ka shumë thashetheme për shëndetin e Presidentit Putin dhe me sa mund të themi se ai është plotësisht shumë i shëndetshëm”. Burns shërbeu si…

Read More

Stresi tregoi se të ndjerin Brilant Martinaj e kishte shok shumë të ngushtë. Jo vetëm që u shpreh zemërthyer në rrjetet sociale, por ka vendosur të anulojë të gjitha koncertet dhe performancat, pas vrasjes së 22-vjeçarit në masakrën e Fushë-Krujës. Kurse Keisi ka publikuar në Instagram një video të vjetër të Stresit gjatë një koncerti ku ai përshëndeste Brilantin. Ajo e ka shoqëruar videon me inicialet e tij B.M dhe emojin e një ëngjëlli teksa ka etiketuar edhe Stresin. Ky i fundit e ka rishpërndarë postimin në llogarinë e tij.

Read More