Një grup fëmijësh në Kuvend kanë ndërprerë debatet e zjarrta politike mes Ramës dhe opozitës, por jo qesënditë e ndërsjellta të tyre. Ndërkohë që Rama ndërpreu fjalën duke thënë se në sallë ishin fëmijët, Basha kërkon fjalën për procedurë nga Nikolla. Kjo ka shkaktuar reagimin e Ramës duke thënë “shih budallai, unë them presim se janë fëmijët, ky do fjalën”. “Ja erdhi gogoli në Kuvend ta shohin fëmijët”, tha kryeministri pa mikrofon duke shkaktuar reagimin e demokratëve.
Author: tirana
Në seancën e sotme në Kuvend, disa herë kryetarja Lindita Nikolla nuk i dha fjalën Sali Berishës për t’iu përgjigjur akuzave të Edi Ramës, por ishte deputeti demokrat Tomor Alizoti ai që sakrifkoi minutat e tij për kryetarine PD-së. Ky veprim nuk i ka pëlqyer Alibeajt, duke bërë që t’i kërkonte llogari Alizotit për veprimin. Ata kanë shkëmbyer disa sekonda fjalë me njeri-tjetrin, ku siç duket nga videoja raporti duket i tensionuar.
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka treguar se lufta në Ukrainë e ka bërë djalin e saj nëntë vjeçar të dëshirojë të bëhet ushtar. Ajo thotë se djali i saj Kyrylo dëshiron të bëjë janë artet marciale dhe si të përdorë një pushkë. Gruaja e Presidentit të Ukrainës, ishte në një vizitë në SHBA, ku kërkoi më shumë armë për Ukrainën. “Para luftës, djali im shkonte në ansamblin e vallëzimeve popullore. Ai luante piano, mësoi anglisht. Por pas pushtimit të Rusisë, e qartë se ai dëshiron të jetë ushtar. Nuk mund ta kthej atë në art dhe shkenca…
Bordi i Transparencës vendosi të ulë me 6 lekë/ litri çmimin e naftës dhe me 2 lekë/ litri çmimin e benzinës, ndërkohë që nuk ka ndryshime te gazi, ai mbetet 81 lekë/ litri. Ky duket të jetë një vendim i vonuar i Bordit për shkak se çmimi i karburanteve është ulur prej më shumë se një jave. Njoftimi i plotë në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se…
Mes një seance me tensione të forta, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom Kremlin-Beograd-Tiranë. “Dua të theksoj se kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi i dekonfiruar dhe i shndërruar në një pacient të pakururar shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Shiste ikona të vjedhura, e ka thënë Fatos Nano, është deklaratë e tij. Përsa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, dua t’ju them sot të vërtetën. Në procesin e arrestimit të…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend vlerësoi rezolutën e Dick Marty-t ndërsa e emocionuar kujtoi se dy vajzat e saj e vizituan në seancën plenare dhe se gjuha e përdorur nga Rama, e bindi edhe më shumë që brezi i ri nuk duhet të merret me politikë. Sipas Tabakut, mazhoranca duhet të bëjë të paktën gjysmën e asaj që ka bërë PD për Kosovën . “Dy vajzat e mia bashkë me shoqet e tyre erdhën për të parë punën e mamit. Dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk…
Arbër Çekaj ka kërkuar trajtim spitalor. Mësohet se doktori i ka rekomanduar që ka probleme me zemrën dhe rrezikon parainfarkt. Sipas asaj që mësohet, Çekaj duhet të bëjë patjetër ndërhyrje dhe duhet të jetë në kujdes të specializuar. Arbër Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane. Në gusht ai së bashku me Fatmir Pjetrin tentuan që të arratiseshin nga burgu 313, por u kapën në momentin e fundit.
Deputetja demokrate Grida Duma është përplasur me kryeministrin Edi Rama për gjuhën e përdorur nga ky i fundit në Kuvend. Duma: Po mirë, erdhe këtu dhe bëre lajm, me instiktin e kafshës dhe tribunë, me foltore dhe … Erdhe këtu dhe bëre lajm. Për çfarë erdhe? Për të bërë këtë lajmin? Është një nga ato momentet që them sa mirë që më ka bërë Zoti grua që ky të jetë ky, se po të isha burrë nuk do i përgjigjesha në mënyrë aq të fisme pikë, pikë, pikave të këtij.. Nuk gaboj se më pëlqejnë metaforat. Nuk më pengon formimi të…
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë këtyre 24 orëve janë shuar 24 vatra zjarri, 5 prej të cilave kanë qenë problematike duke rrezikuar zona të banura dhe zona të mbrojtura. Janë shuar tri vatrat në Qarkun e Lezhës: në Balldren, në zonën pyjore në Orosh si dhe vatra në fshatin Bërzanë, ku flakët rrezikuan zonën e mbrojtur. Favorizimi nga era bëri që në një kohë relativisht të shkurtër zjarri të merrte përmasa të menjëhershme. Por angazhimi i 105 forcave operacionale, prej tyre 60 Forca të Armatosura, të shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor, Policisë së Shtetit,…
Momente tensioni janë shënuar në këtë seancë plenare në Kuvend, si kurrë më parë. Sali Berisha është ngritur dhe i ka shkuar përballës kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ndërhyri garda për të shuar përplasjen. “O i paftyrë, nuk ke turp. I paftyrë, i paftyrë, o frikacak, o pavlerë, i panderë”. Kjo sjellje e Ramës sipas Berishës ka ardhur nga protesta, pasi i tha “Të ka çmendur 7 korriku”. Berisha nënvizoi edhe në fjalën e tij, se Rama është hajdur ikonash në Paris dhe e ka nisur karrierën si hajdut ordiner. “Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej…
Nga gara në garë, Luiza Gega tregon thjesht se është e jashtëzakonshme dhe krenari e mbarë Shqipërisë. Kampionia kuqezi ka dhuruar në orët e para të mëngjesit të sotëm paraqitjen më të mirë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në një Kampionat Botëror, duke tejkaluar përsëri veten. Gega u rendit e pesta në finalen e 3000 metrave me pengesa në evenimentin më madhor të atletikës që po mbahet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Finalja e 3000 metrave me pengesa në Oregon rezultoi vërtetë spektakolare, teksa vendin e parë e zuri Norah Jeruto e Kazakistanit me kohën 8:52.02…
Kjo seancë plenare, e cila është edhe e fundit, ka pafund replika dhe tensione mes palëve. Kryetari i PD-së Sali Berisha mori fjalën për ti kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, por kryetarja e Kuvendit i mbylli audion dhe nuk u dëgjua, edhe pse mes tij dhe Ramës pati replika disa minuta. Edi Rama: Historia të del përpara. Ju thotë jeni të padëshirueshëm. Mbaroj historia jote, ik tani! Çoi naftë Millos atje. E bëtë Hashim Thaçin terrorist. Ktheve Shqipërinë në pronë private por të vjen historia përpara. Ja si vjen, si nisi kjo punë. Paska nis nga Kremlini dhe na e…