Author: tirana

Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas deklaratave të bëra sot në parlament nga kryeministri Edi Rama. Açka shkruan në “Facebook” se e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete, duke iu referuar replikës së Grida Dumës. Duke iu kthyer fjalës së Ramës, deputetja e PD shkruan se ai tha ‘gojore’ dhe ministret e tij e duartrokitën, teksa i drejtohet Zotit t’i ruajtë gratë nga çmendina e tij. POSTIMI I PLOTË Kur nuk flasin burrat e parlamentit, të cilët e kishin për detyrë Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në…

Read More

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi ka festuar ditën e djeshme 40 vjetorin e lindjes. Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një video teksa pozon me një trëndafil në dorë, ndërkohë që thekson në mesazhin e saj se: “Zgjodha të kërcej me çdo lloj muzike, derisa këmbët të mos më mbajnë më” “40 cool! Nuk munda dot kurrë të zgjidhja muzikën që jeta më shërben, por zgjodha të kërcej me çdo lloj muzike derisa këmbët të mos më mbajnë më. Ia dola ama, pas 40 vjetësh, ta dua vajzëngrua që kërcen edhe kur muzika e ndryshon ritmin deri në…

Read More

Një 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Blutë bëjnë me dije se motra e 37-vjeçarit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. G., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet në lidhje me sulmin kibernetik nën të cilin ndodhet Shqipëria prej pothuajse një jave. Sipas të dhënave, janë sekuestruar qindra praktika nga ekspertët e kibernetikës për të bërë të mundur hetimin e këtij agresioni, pasojat e të cilit nuk dihen ende. Hetimi do të përfshijë një mori aksesesh të faqeve duke u fokusuar edhe tek siguria që është e përcaktuar për ruajtjen e këtij sistemi online. Po ashtu prokuroria pritet që të sekuestrojë të gjitha gjurmët që janë lënë nga hakerat në disa prej faqeve të bllokuara. Prokuroria e Tiranës ka bërë me…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur deputetit të opozitës Agron Shehaj në lidhje me akuzat në parlament. Gjiknuri theksoi se ka ngritur padi ndaj tij për shpifje ndërsa shtoi se ai është përdorur nga palët në Partinë Demokratike. “Ti zotëri ke një hall tjetër, ta mësojnë dhe të tjerët. Për këto budallallëqet që ti thua, që merresh me kushërinjtë e mi që janë biznesmenë që nga viti 1991 dhe në fund të fundit janë në punët e tyre dhe nuk të hyjnë ty në xhep. Ti je në gjykatën e Tiranës për këtë çështje. Përse e…

Read More

Pavarësisht nëse po grindemi me bashkëshortin, shokun më të mirë apo fëmijën, disa prej nesh duket se kurrë nuk humbasin në një debat. Ndonjëherë pasioni ynë për këndvështrimin tonë thjesht na bën tepër emocional, duke e shtyrë të gjithë logjikën dhe qartësinë nga dritarja. Në raste të tjera, ne përballemi me një burrë të përgatitur plotësisht për të mos tërhiqet derisa të pajtohemi me të. Si çdo gjë në jetën tonë, kush fiton ose humbet në një debat mund të lidhet me yjet. Pra, lexoni më tej për të zbuluar se cilat shenja të zodiakut arrijnë të fitojnë gjithmonë çdo…

Read More

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar pas miratimit të Hartës së re Gjyqësore. Në një konferencë për mediat, kryetari Maksim Haxhia bëri të ditur ndër të tjera se hapi final që avokatët do të marrin është gjykata Kushtetuese. Ai bëri të ditur se është ngritur një grup me ekspertë nga i gjithë vendi në mënyrë që të hartohet materiali që do të dërgohet në Kushtetuese. Ndërkohë, për hapin e radhës do të vendoset pas mbledhjes së Këshillit. “Ne kemi demostruar nivel të lartë protestimi civil dhe demokrat. Edhe pse mosdëgjimi i grupeve të interesit ka marrë qytetari në këtë vend.…

Read More

“Sigurisht që të gjithë do të vdesim një ditë. Kohët e fundit shikoj shpesh here veten në pasqyrë dhe shoh disa pika në fytyrë që nuk i kam parë më parë. I them vetes, wow, kjo do të thotë se data ime e skadencës po vjen, është shumë afër”. Deklaratë shokuese nga ish-numri 1 i botës në boks, Mike Tyson. Në intervistën dhënë për Sean McFarlan, “Iron Mike” nuk shfaqet aspak i hekurt por një njeri i brishtë.

Read More

Taksisti shqiptar Hazir Stublla është bërë i famshëm së fundmi në Gjermani pasi e ka gjetur kuletën e Manuel Neuer. Portieri gjerman e shpërbleu taksistin shqiptar për këtë veprim me diçka modeste. Stublla e ka quajtur portierin gjerman si dorështrënguar pasi nuk ia dha shpërblimin e merituar. “Kuleta e kishte emrin dhe adresën e Neuerit”, ka thënë Stublla për median gjermane “Bild”. Ai ka zbuluar se në kuletë gjendeshin 800 euro kesh, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard. Media gjermane në fjalë shkruan se taksisti shqiptar u përpoq ta gjente portierin gjerman duke shkuar direkt në shtëpi të tij.…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka shfaqur probleme me shëndetin. Ai është shtruar në spital ditën e sotme. Sipas News 24, Dako është parë me pizhama, shapka dhe një CD në dorë është parë të dalë nga reparti i neurologjisë dhe është drejtuar në repartin e imazherisë i shoqëruar nga një prej përfaqësues të stafit mjekësor. Dako i është nënshtruar një kontrolli në skaner dhe Rezonance magnetike. Nuk dihet çfarë problemesh ka ish-kryebashkiaku.

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali. 15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit. NJOFTIM PËR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD“Deputetët e PD kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit/ Kryetari i Bashkisë Divjakë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit,…

Read More

Një sherr i paprecedentë me grushte ka ndodhur mes dy personave në Tiranë. Sipas policisë, 65-vjeçari I.B dhe 64-vjeçari Z.D., të dy banues në Tianë, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte gjatë një konflikti për motive të dobëta. Pas sherrit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimi penal në gjendje të lirë për të dy. Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Read More