Author: tirana

Në këtë seancë plenare në Kuvend, pjesë ishin edhe disa fëmijë. “Jam ministre e kalamajve”, thotë ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi në një video, dhe duket se befason fëmijët me shpjegimin që i bën detyrës së saj. Ftesa e fëmijëve është bërë nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, fëmijët e së cilës ishin gjithashtu në seancën plenare.

Read More

Me një gjuhë ofenduese dhe me mllef, është parë kryeministri Edi Rama këtë seancë në Kuvend. Teksa po diskutohet mbi rezolutën për agresionin serb në Kosovë dhe raportin e Dick Marty-t, Rama nuk ka kursyer sulmet, akuzat dhe ngritjen e zërit ndaj opozitës, por më së shumti ndaj ish-kryetari të PD-së, Lulzim Bashës. “Ai që dëgjuat ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty, dëgjuat ndonjë fjalë për UÇK-në, dëgjuat ndonjë fjalë për Hashim Thaçin, për poshtërsinë e akuzës për trafikim të qenieve njerëzore? Jo! Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua! Pjesën për mua…

Read More

I dërguari i Posaçëm i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach thotë se vendi i tij do të nis me shpalljet “non-grata”. Sipas tij Mbretëria e Bashkuar po intensifikon përpjekjet për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Ai ka përmendur në mënyrë specifike Shqipërinë, ku shprehet se ka përparim në luftën ndaj korrupsionit, por jo aq sa duhet. “Në Shqipëri, me Reformën në Drejtësi, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byronë Kombëtare e Hetimit (BKH), kemi hyrë tashmë në një etapë…

Read More

Shkatërrohet banda shqiptaro-tuniziane e dedikuar për trafikun e heroinës në Itali. U arrestuan 4 shtetas shqiptar dhe 1 tunizian. Grupi në fjalë kishte ndërtuar një rafineri të përpunimit, paketimit të drogës dhe shpërndarjes së saj në treg. Mes drogave që ky rrjet përpunonte ishte dhe ai 6-Mam, i njohur ndryshe si vrasësi i heroinës. Mediat lokale bëjnë me dije se të arrestuarit janë të moshave 31-41 vjeç. Ky grup shpërndante kanabis dhe heroinë në Verona, Cerea dhe Sona. Ndër të tjera mësohet s enjë prej shqiptarëve të arrestuar u kap sapo zbriti nga aeroporti i Veronas, pasi kishte udhëtuar nga…

Read More

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, me akuzën e bërjes së propagandës ndaj grupeve terroriste. Shqiptari është dënuar nga gjykata me “arrest shtëpie” pasi policia konstatoi se ai vazhdimisht bënte propagandë për terroristët e ISIS në rrjetet sociale. Gjykata konstatoi se përmes këtyre publikimeve, shqiptari nxiste për krime të ndryshme mbi baza fetare. Veprimtaria hetimore e koordinuar nga Shërbimi për Luftën kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit të Jashtëm të Drejtorisë Qendrore të Policisë së Parandalimit, nisi në vitin 2018 pas një raportimi nga sektori i inteligjencës sipas të cilit shqiptari kishte ndryshuar rrenjësisht mënyrën e të jetuarit duke patur një…

Read More

Mario Draghi këtë të enjte ka dorëzuar dorëheqjen si kryeministër tek Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella. Komunikimi u bë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Ugo Zampetti ndërsa parashikimet thonë se brenda javës Parlamenti do të shkrihet ndërsa pritet të vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme.

Read More

Me tone të forta, kryeministri Edi Rama tha në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, sesa herë që ka kriza në Partinë Demokratike, ata përdorin viktimat e Kosovës. Po ashtu duke përdorur një gjuhë të papërmbajtur, Rama u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap të tillë për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”. “Po të shikosh historinë e deklaratave dhe rezolutave, shikon ndryshimin si nata me ditën. Mes asaj që quhej PD dhe sot nuk e di si quhet dhe ne që quhemi PS. Sa herë ka pasur një krizë që…

Read More

Seanca plenare e kësaj të marte ka nisur me tensione. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot në Kuvend që të futet edhe projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kurse kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla ai e quajti mashtruese. Alibeaj: Projekt-rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb. E gjeta dhe gjuhën me Shehajn, do duhej të ishte futur në seancë që në 27 qershor, me alibi të tilla nuk mund të shtysh. Kosova thotë nuk do të na ndajë, po bëheni ju shkak për të krijuar nja ndarje artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetuese të rregullores,…

Read More

Në një dalje për mediat nga Kryeministria, Edi Rama foli edhe për amnistinë fiskale, ku edhe pse Bashkimi Europian është kundër, ai tha se qeveria do të çojë përpara këtë projektligj. “Paragjykimi se aministia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen puna te Shqipëria, nuk e pranojnë”. Pyetje: BE ka shprehur shqetësime për projektligje per amnistinë fiskale, do tërhiqeni? Rama: Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara, por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaqur kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet.…

Read More

Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut kanë pasaportat më të fuqishme ndërsa bota vazhdon të rikuperohet nga Covid-19, duke përmbysur renditjen e para pandemisë që dominohej nga shtetet europiane. Një pasaportë japoneze ofron hyrje në 193 vende, një më shumë se ato nga Singapori dhe Koreja e Jugut, sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley & Partners (Q3 2022), një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër. Pas tre vendeve aziatike, një numër i madh vendesh europiane kryesojnë top listën 10. Gjermania dhe Spanja kanë akses në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me…

Read More

Zëri i avokatëve dhe i opozitës nuk dëgjohet fare, pasi sot Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se pas mbledhjes së qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore. “Do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, një Apeli dhe dy administrative. Miratimi i hartës së re gjyqësore është një hap i rëndësishëm në Reformën në Drejtësi. Është një punë e shkëlqyer 3-vjeçare. Në Gjykatat që do të mbyllen, nuk do të cenohet asnjë shërbim gjyqësor”, tha Manja.

Read More

Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë). Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More