Italia ka dëbuar një shqiptar, i konsideruar si trafikant i rrezikshëm droge. I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u dëbua për herë të parë në vitin 2008 pas dënimeve për trafik droge. Pasi lidhi martesë me një shtetase italiane, ai hyri sërish në Itali, duke rifilluar aktivitetin e tij. Ai në fakt është arrestuar në tri raste të veçanta edhe për posedim të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë. Pas vuajtjes së një dënimi total prej 6 vjetësh burgim, ai doli nga burgu në vitin 2019 dhe duke qenë se konsiderohej si person…
Author: tirana
Deputeti i PD, Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria punon vetëm për oligarkët. Sula ka kundërshtuar fort ligjin për amnistinë fiskale duke kërkuar nga deputetë të PD që të mos e votojnë. “Nuk ndonjë nga raca ime apo punëtor që mbledh ullinj 2 mln euro? Kush i ka ato 2 mln euro punëtorët ndërtimi? Jo mor jo i kanë çunat e Londrës. Tani ju i doni lekët që t’i ndani bashkë. Fshehja e të ardhura a është një vepër penale, në shtetet ku është bërë kjo vepër penale. Tani do të ketë përgjegjësi ata që…
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik ndaj “e-Albania”, që zgjati rreth një javë, ndërkohë që nuk janë rikthyer ende të gjitha shërbimet. Prokuroria njofton se ka nisur hetimet për disa vepra penale. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk ka hezituar të sulmojë ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë fjalës së saj në Kuvend. Ajo i drejtohet kreut aktual të demokratëve se u fut në politikë si demagog dhe po ikën si i padëshirueshëm, ndërsa shtoi se Rama ishte ai që e “zbriti në ferrin e të vërtetës”. “Kam edhe 2 fjalë për atë që nuk lë gur pa hedhur e baltë mbi të gjithë duke qenë i bindur se kështu ngre piedestalin e pushtetit të tij. E ka bërë shpesh këtë gjë dhe me Kosovën. Ka turfulluar me Prishtinën sa…
Të dielën ceremonia e kalimit të detyrës nga Ilir Meta tek Bajram Begaj pritet të nisë në orën 18:00 në Parlamentin e Shqipërisë. Seancën do ta drejtojë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas leximit të formulës së betimit, zoti Begaj do të betohet para deputetëve të Kuvendit, dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Ceremonia e dytë do të zhvillohet në ambientet e Presidencës. Ajo është parashikuar të zhvillohet në orën 19:30. Në këtë ceremoni bëhet dorëzimi i detyrës nga presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri, Bajram Begaj, i cili mësohet se do të shoqërohet nga familja e…
Presidenti Ilir Meta herë pas here poston foto nga përditshmëria e tij, larg fokusit politik. Këtë herë presidenti ka publikuar një foto, pas një pushimi dreke, ku duket në shoqërinë e maces ‘Sasha’. “Një pushim i shkurtër dreke me Sashën, për energji të reja!”, kështu shkruan Meta.
32-vjeçari, Liangbin Chen nga Kina, që shihni në këtë foto, me profesion programues kompjuterik, është arrestuar në Rinas në 12 Korrik si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ai është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, teksa autoritetet kineze kanë sjellë dosjen me qëllim kryerjen e procedurave të ekstradimit. Sipas dosjes që Tv Klan disponon, thuhet se në periudhën Prill 2019-Maj 2022, ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai. Qytetarët mashtroheshin nëpërmjet telefonatave që kryente agjencia…
Policia britanike ka nxjerrë një njoftim, në të cilin kanë kanë shpallur në kërkim një 39-vjeçar shqiptar. Shqiptari akuzohet për një sulm ndaj një burri në zonën Pier Road, Erith. Bëhet fjalë për Jeudevnik Selim Ahmati, i cili është me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor. Ai njihet që frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich. “Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet t’i afroheni, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë…
Britania e Madhe ka ndërmarrë sanskione ndaj disa personave në Shqipëri. Bëhet fjalë për sanskione kundër disa emrave të njohur, në lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. “Këtë javë, Britania e Madhe ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të mbeten pa pasoja. Së bashku me #Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, thuhet në njoftim.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mirëpritur mesazhin e Britanisë së Madhe për të gjithë politikanët e Ballkanit, të cilët minojnë demokracinë në vendin e tyre duke mbështetur krimin dhe korrupsionin. Britania e Madhe i bashkohet kështu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm ‘non grata’ përfshi edhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. “Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion…
Çmimi i vajit të lulediellit për muajin korrik është ulur nga 21 deri 24% krahasuar me muajin qershor. Për muajin korrik çmimi i vajit të lulediellit arriti 280 deri 290 lekë për litër nga 370 lekë për litër që ishte muajin e kaluar. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3%).
Adriana Matoshi është një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale. “Guximi” i deputetes së Kosovës me veshjet jo pak herë është bërë temë diskutimi në mediat rozë. Mirëpo duket se aktroja është “moskokëçarëse” përsa i përket kësaj teme. Adriana Matoshi pavarësisht gjithçkaje vazhdon të shfaqet ekstravagante në Instagram.Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto veshur me një palë pantallona të gjera në nuanca të ndryshme, dhe një krop tyli të zi, duke ekspozuar barkun.“Gjithmonë vishem për “të vrarë”,-shkruan deputetja krahas postimit.