Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas çeljes së negociatave me BE, që i hap rrugë anëtarësimit të sigurt të vendit në bllok. Në mesazhin e shpërndarë në “Facebook” theksohet se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. “Bisedimet për anëtarësim në BE kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është…
Author: tirana
Gazetarja Klodiana Lala me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, ka zbuluar se një komando është ndaluar tre javë më parë në Durrës, por është liruar, siç thekson gazetarja, nën ndikim. Sipas gazetares Lala, lajmi për ndalimin e ushtarakut trazoi institucionet dhe pati debat të ashpër mes zyrtarëve. Postimi i gazetares Lala:
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është detyruar të anulojë performancën e saj në Qipro për arsye shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur vendi ku ajo pritej të performonte të premten. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se koncerti është anuluar për shkaqe shëndetësore. “Fatkeqësisht, për arsye shëndetësore, paraqitja e Eleni Foureira në Nava Seaside të premten më 22 korrik nuk do të mund të bëhet. Ekipi i Kinky Nights i uron asaj shërim të shpejtë. Kinky Party do të vazhdojë normalisht dhe ne do të jemi në kontakt sërish për rezervime”, thuhet në…
Vend i 1: VirgjëreshaNë listën e njerëzve më të pasur në botë, përfaqësuesit e shenjës së virgjëreshës janë në krye. Të lindurit e shenjës së virgjëreshës janë shumë të prirur për biznes dhe nga ana tjetër janë shumë kursimtarë, çka i bën ata të ecin gjithnjë përpara e të jenë ndër njerëzit më të fuqishëm në botë. Vendi i 2: AkrepiAkrepat si natyrë i kanë shumë qejf paratë dhe nga na tjetër ata nga natyra nuk dorëzohen asnjëherë dhe nuk e pranojnë dot humbjen, çka i ndihmon ata të ecin përpara në punë dhe biznes pa dështuar. Ata gjithashtu nuk…
Ky është momenti kur një tank rus hidhet në erë nga një raketë “Javelin” e drejtuar kundër tankeve në Ukrainë. Raketa Javelin e prodhuar në SHBA mund të shihet duke fluturuar nga një lartësi përpara se të përplaset me tankun nga lart, dhe duke shkaktuar një shpërthim të madh. Raketa, pjesë e një serie armësh të dërguara në Ukrainë nga vendet perëndimore si SHBA dhe Britania e Madhe, është shkatërruese ndaj tankeve, sepse armatura e tyre është më e hollë në majë. Pasi goditet, tanku rus shpërthen, duke dërguar një shtëllungë tymi në ajër. Tanku i dytë, i cili ishte…
Një grua në Londër, e cila kishte ndërruar jetë dy vite më parë, u gjet e dekompozuar në shtëpinë e saj. Eshtrat e zbuluara i përkasin 61-vjeçares Shila Seleoane. Ajo arriti të identifikohej vetëm nga dhëmbët e saj, të cilët u përdorën për testin e ADN-së, ndërsa në trup nuk u konstatuan shenja dhune, ndaj raportohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ajo jetonte me qira në apartament, dhe dy vite më parë pronari i shtëpisë i kishte ndërprerë gazin dhe ujin për shkak se nuk kishte shlyer detyrimet. Megjithatë, nuk tentoi kurrë të hynte brenda shtëpisë dhe të kontrollonte,…
Elton Ilirjani, si çdo herë tjetër edhe kësaj here, edhe këtë herë është bërë kryeqendra e opinionit publik, pasi është shfaqur i veshur me fustan nusërie. Biznesmeni gay është fotografuar rrugëve të Brooklyn me fustanin modern të bardhë. Përveç kësaj ai i ka shtuar veshjes ekstravagante një palë taka blu dhe geta të kuqe, duke iu afruar flamurit amerikan. Më herët, ai u shpreh se i ka mbyllur të gjitha hesapet me Shqipërinë, dhe se nuk bën pjesë te njerëzit që mezi presin të festojë pavarësinë apo të vijë në Shqipëri.
Dy baballarë u zhduken nga banesat e tyre në fillim të muajit korrik, nga qytete dhe në rrethana të ndryshme, fatkeqësisht për të dy pasditen e kësaj të enjte’Pa Gjurmë’ përcolli lajme tronditëse. Për 41-vjecarin Artur Buzhiqi humbur më 9 korrik, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Fier familja ngre dyshimet se mund të jetë vrarë. Ndërsa paraditen e të mërkurës u gjet i dekompozuar trupi i pajetë i 50-vjeçarit Gëzim Racaku, i humbur që prej datës 5 korrik. 41-vjeçari Artur Buzhiqi babai i tre fëmijëve u zhduk nga Ura e Dajlanit. Lajmi për vdekjen e tij…
Reperi i njohur kosovar “Bim Bima”, dyshohet se ka konsumuar marihuanë gjatë performancës së tij në koncertin e fundit që ka organizuar në Pejë në kuadër të festivalit “Anibar”. Në festival thuhet se ishin të pranishëm dhe fëmijë dhe veprimi i reperit duke konsumuar lëndë narkotike është një vepër penale dhe që dënohet me gjobë ose burgim. Gjatë përformancës së tij Bim Bima ka ndezur cigaren me marihuanë ku ndërkohë po këndonte një pjesë të refrenit të këngës së tij: “E kam kyçën në dorë edhe kur pi, unë e dua barin”. Koncerti ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.
Tirana e sotme, përngjason gjithnjë e më tepër me shoqëritë perëndimorë të viteve 60’, të zhvendosura drejt periferive, tregojnë shifrat më të fundit të Bashkisë Tiranë mbi lëvizjet e popullsisë. Kështu, njësitë administrative “Kashar”, “Farkë” dhe “Pezë” rezultojnë më të parapëlqyerat ndër qëndrat rezidenciale, përkundrejt njësive “Kombinat”, “Laprakë”, “Selvia” “Ndroq” dhe “Shengjergj” si më pak të preferuara nga kryeqytetasit si qëndra banimi. Gjatë vitit 2021, 58,664 qytetarë kanë vendosur vendbanimet e tyre pranë njësisë administrative “Kashar”, perkundrejt 51,622 qytetarëvë që figuronin gjatë 2020-ës, çka përkthehet në një rritje me 13,64% të rezidentëve në vetëm një vit. Pas njësisë Kashar, njësia…
Tre ditë nga përfundimi i mandatit, Presidenti Ilir Meta i ka kujtuar qeverisë edhe njëherë çështjen e detit me Greqinë. Kreu i Shtetit, i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës ku ka listuar sipas tij, problematikat e konstatuara përgjatë këtyre negociatave. Në letrën e tij, Meta thotë se Presidenti nuk është vënë në dijeni në kohë reale për negociatat e kryera midis palëve. Presidenti kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë në përputhje me Kushtetutën. Postimi i Ilir Metës: Në respekt të transparencës, të rëndësisë së jashtëzakonshme të çështjes dhe të përmbushjes së plotë të…
Avokati i njohur, Spartak Ngjela nuk i ndal komplimentet ndaj vajzave të bukura. Së fundmi, ai ka postuar në llogarinë e tij të “Facebook” foton e një vajze arbëreshe, të cilën e quan një “tip të veçantë të bukurisë së vajzës shqiptare”. “Arbëreshe shumë e bukur. Në të vërtetë është një tip i veçantë i bukurisë së vajzës shqiptare, e fotografuar nga arbreshi Gjergj Lucito. Këtë e gjeni si tip vajze të bukur, në Tiranë…e kudo nëpër Shqipëri”, shkruan avokat Ngjela. Nuk është hera e parë që Ngjelën e shohim edhe në këtë formë, larg analizave politike dhe zhvillimeve të…