Një vatër zjarri ka shpërthyer në pyllin me pisha në Kodër Krastë të Elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit dhe policia. Vatra është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Korrenspondenti i Klan News në Elbasan, Fatos Salliu, raporton se shkak i zjarrit dyshohet të kenë qenë qirinjtë e ndezur në ‘Vendin e Mirë’ në Krastë. Duket se era dhe thatësira kanë ndihmuar që flaka e qiriut të përhapet dhe të provokojë zjarr. Deri më tani Elbasani ka qenë një nga qarqet që ka pasur më pak vatra zjarri. Gjithsesi rreziku mbetet potencial për…
Author: tirana
Detaje të reja janë mësuar nga atentati me 3 viktima të dielën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës ku të vrarë mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Në makinën e shkrumbuar “Volswagen Passat” me të cilën udhëtonin 3 të rinjtë, policia ka gjetur skeletin e një pistolete, ç’ka tregon se të rinjtë i druheshin një atentati. Martinaj, Vata dhe Hoxha u ekzekutuan me 60 plumba kallashnikovi. Katër persona ende të paidentifikuar i zunë prinë në mbikalimin e Fushë-Krujës teksa të rinjtë po udhëtonin nga Rinasi drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë…
Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka ekzekutuar 14 masa të sigurimit personal me karakter shtrëngues, regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 716/2022, Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur të caktojë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga…
Më 14 korrik, Hamid Noori, një ish-zyrtar iranian, u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë suedeze, për krime lufte të lidhura me ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988. Noori u arrestua në nëntor 2019 pasi zbriti nga një fluturim që mbërriti në aeroportin e Stokholmit nga Irani. Policia suedeze mori masa në bazë të një kallëzimi penal bazuar në dëshmitë e ish të burgosurve politikë. Sipas gjykatës, 61-vjeçari Hamid Noori luajti një rol të rëndësishëm në vrasjet e të burgosurve politikë midis korrikut dhe shtatorit 1988, ndërsa ishte ndihmës-prokuror në burgun e Gohardashtit…
Këngëtari i famshëm, Ricky Martin ka fituar çështjen në gjykatë kundër nipit të tij 21 vjeç, i cili e ka akuzuar për incest dhe abuzim. Dennis Yadiel Sanchez tërhoqi akuzat që kishte ngritur ndaj këngëtarit. Gjithashtu, një gjykatës hodhi poshtë gjithashtu masën e ndalimit të përkohshëm që ishte depozituar kundër Martinit. Nëse akuzat do të vërtetoheshin, Martin rrezikonte të dënohej me 50 vite burg.
Lidhjet e politikës me krimin janë një shqetësim për rajonin e Ballkanit, për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të ndërmarrë një regjim të ri sanksionesh për çdo individ nga ky rajon që ka përfituar financiarisht nga këto lidhje, e që mund t’i investojë në territorin e saj. Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, në një intervistë për Tv Klan sqaron se ky është vetëm hapi i parë i një serie që do të ndërmerret për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin. “Ju të gjithë keni parë se ne kemi ndërmarrë masa dhe sanksione kundrejt Rusisë në një fushë të…
Për katër muaj e gjysmë, tetari Ilya Kaminsky dhe ushtarët tjerë nga Brigda e 11-të për sulme ajrore, kanë luftuar në kuadër të ofensivës ushtarake ruse kundër trupave ukrainase në lindje të shtetit. Në fillim të muajit korrik, Kaminsky ka thënë se i ka mbaruar durimi. Ai ka refuzuar të luftojë, duke u bërë një prej 78 ushtarëve të brigadës që kanë refuzuar urdhrat. “Jam moralisht i dërmuar. Nuk ekziston aspak besim tek autoritetet dhe komanda e lartë”, ka thënë Kaminsky, 20-vjeçar për televizionin Current Time, në një intervistë telefonike të zhvilluar më 17 korrik. Ai ka folur nga një…
Italia do të mbajë më 25 shtator zgjedhjet e përgjithshme, pasi presidenti Sergio Mattarella shpërndau zyrtarisht parlamentin. “Qeveria ka dhënë dorëheqjen e saj. Falënderova Mario Draghin dhe ministrat për angazhimin e tyre gjatë këtyre 18 muajve”, tha Mattarella të enjten në Pallatin Quirinale. Vendimi erdhi pasi kryeministri Mario Draghi dorëzoi dorëheqjen e tij nga posti i kreut të ekzekutivit. Qeveria e unitetit kombëtar e zotit Draghi u shemb të mërkurën pasi anëtarët e koalicionit të tij të përbërë nga të djathtë, të majtë dhe populiste, kundërshtuan thirrjet e tij për t’u bashkuar dhe për të përfunduar mandatin e plotë të…
4 punonjës dhe ish-punonjës policie dhe punonjës të administratës janë arrestuar në qytetin e Shkodrës këtë të enjte. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Zyrtarët në fjalë, dyshohet se kanë abuzuar me tenderat e kryer në Komisariatin e Policisë Shkodër. Mes tyre mësohet se është dhe Saimir Rrustemi, ish shef policie në Shkodër.
Presidenti italian Sergio Mattarella firmosi këtë të enjte dekretin për shpërndarjen e senatit dhe dhomës së deputetëve. Veprimi erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit Mario Draghi, i cili fitoi votëbesimin e parlamentit të mërkurën, por u braktis nga pjesa më e madhe e aleatëve të cilët nuk morën pjesë në seancë. “Kam firmosur dekretin për shpërndarjen që i hap rrugë zgjedhjeve të reja brenda 70 ditëve, siç edhe parashikohet në Kushtetutë. Shpërndarja e paralajmëruar e parlamentit është gjithnjë akti i fundit. Situata politike çoi në këtë vendim. Debatet, votimi dhe modaliteti nxorën në pah nevojën për një mazhorancë të re parlamentare”,…
1336 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 2749 testimeve. Numri më i lartë i infektuarve është shënuar në Tiranë, ndjekur nga Durrësi dhe Saranda. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sakaq, janë shëruar 1029 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë.
Borxhet e ujësjellësit kanë nxjerrë në pah një tjetër përplasje mes bashkisë së Vlorës dhe këshillit bashkiak. Këshilli Bashkiak i Vlorës në një mbledhje jashtë radhe, i ka kërkuar Lelit nisjen e procesit të rajonalizimit edhe për Bashkinë e Vlorës. Vetë Leli i cili i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak për të mos miratuar këtë projekt vendim. Kryetari i bashkisë ka thënë se vendimi i paraqitur nga këshilltarët bashkiakë nuk është parashikuar as në vendimin e Këshillit të Ministrave për rajonalizimin e ujësjellësve. Megjithatë, edhe kjo letër nuk i ka ndaluar këshilltarët ta miratojnë këtë vendim dhe kërkojnë…