Author: tirana

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar nga Kuvendi pasi qeveria britanike ka njoftuar marrje masash e vendosje sanksionesh për individë të politikës dhe jo vetëm që janë të përfshirë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Qasja e njëjtë e Britanisë së Madhe pas shpalljes nongrata të SHBA-ve. Unë jam këtu për ta përshëndetur vendimin e fundit të MB. E cila në një kuadër të luftës globale anti-korrupsion ka njëhësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet në këto raste është për njërin në fund të sallës. Mirë Atlantikun me not nuk…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Lezhë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë plagë dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur sapo kalon urën mbi lumin “Mat” në drejtim të Lezhës. Në vend ngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Read More

Anri Kashiku, i riu 18-vjeçar që humbi jetën të enjten e kaluar për të shpëtuar nga mbytja vëllanë dhe shokun e tij, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Gjatë ceremonisë në nder të Kashikut, kryeministri Edi Rama theksoi se Anri nuk u bë hero vetëm i vëllait të tij, por i të gjithë shqiptarëve. “Nuk ishte vetëm familja, të afërmit, miqtë shokët, komuniteti i zonës, ishte e gjithë Shqipëria që u prek me zemër dhe që me mendje qëndroi për një moment tek ky i ri që sikundër më tregoi babi kishte pasion futbollin. Donte të bëhej një futbollist i mirë…

Read More

Jemi mësuar që të dëgjojmë gjuhën e ashpër në sallën e parlamentit, ku për fat të keq përjashtim nuk kanë bërë dhe deputetet femra. Por ajo që ndodh pas kamerave është krejt tjetër. Tirananews.al sjell disa nga fotot se çfarë ndodh në lokalin e brendshëm në Kuvend, ku deputetët pas debateve të forta në sallën plenare shkojnë të qetësohen. Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, deputetet socialiste dhe ato demokrate janë bashkuar në një tavolinë me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla duke ia shtruar me embëlsira dhe pije. Nuk dihet nëse kjo lidhet me seancën e fundit plenare…

Read More

Në rrjetet sociale po qarkullonin një video, në të cilën shihet sesi një peshkaqen del nga dallgët e turbullta, duke nxjerrë thuajse të gjithë trupin nga uji, ndërkohë që nënë dhe fëmijë qëndrojnë pak metra larg. Meqë ra fjala, plazhi në fakt ishte i mbyllur në momentin kur u xhirua videoja, sepse gjashtë peshkaqenë të tjerë u evidentuan në zonë që prej datës 3 korrik. Një roje plazhi dhe dy persona të cilat po notonin u sulmuan nga peshkaqeni. Kjo është arsyeja pse të hënën, guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul u kërkoi autoriteteve të rrisin patrullimet, duke përfshirë përdorimin…

Read More

Një efektvi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është dëmtuar gjatë operacionit anti-drogë. Operacioni është duke u zhvilluar në malësinë e Krujës. Njoftimi i plotë: Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në kontrollin në Malësinë e Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë. Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është…

Read More

Një 64-vjeçar nga Gramshi ka qenë protagonist i një aksidenti të rëndë rrugor. Teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi marramendëse i moshuari me iniciale E.K. ka goditur njëra pas tjetrës 4 shtylla të ndriçimit rrugor. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Gramshit. Mjeti tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga e si pasojë ka këputur katër shtyllat e ndriçimit të qytetit, por fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por veç dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe pas ekspertizës e testit të pijeve alkoolike rezultoi se drejtuesi i mjetit, i…

Read More

220 punonjës policie janë angazhuar gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Krujës, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.   Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtime fizike. Punonjësi i policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.   Shërbimet e Policisë kanë konstatuar gjatë kontrollit 3 ambiente të hapura, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se ka simptoma të lehta të virusit dhe mund të vijojë punën nga shtëpia. 79-vjeçari, i cili është i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në një deklaratë. Në takime do të marrë pjesë duke zhvilluar biseda telefonike dhe lidhje me video përmes Zoom. Presidenti i SHBA po mjekohet me ilaçin antiviral Paxlovid.

Read More

Një 30-vjeçar nga Dibra ka marrë plagë të rënda në kokë, teksa ishte futur për t’u larë në një pishinë në Sarandë. Bëhet fjalë për të riun me iniciale M.J., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ajo ëndërron të ketë suksesin e Dua Lipës apo Rita Orës. Vanesa Sono është një vajzë 20-vjeçare nga Saranda e cila sapo ka nisur hapat e parë ndërkombëtare në rrugën e muzikës. Sono dikur ka fituar “Gjeniu i vogël” ndërsa sot kënga e saj “Slay me” është transmetuar dhe nga BBC-ja. 20-vjeçarja në një lidhje me Skype me “ABC e Mëngjesit”, u shpreh shumë krenare për rrugëtimin e deritanishëm në Britani dhe tha se po bën çmos që të ndjekë hapat e Rita Orës dhe Dua Lipës. “Jam shumë shumë krenare, nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt.…

Read More

Kompania mëmë e Facebook, Meta shpreson të luftojë numrin e përdoruesve në rënie duke i lejuar përdoruesit të krijojnë llogari të shumta, zbuloi Bloomberg të enjten. Disa përdorues do jenë në gjendje të krijojnë deri në katër profile shtesë, thotë raporti. Profilet e reja thuhet se janë të lidhura me llogarinë origjinale dhe çdo shkelje e kryer nga njëri do të ndikojë negativisht tek të tjerët. Megjithatë, sipas raportit, profilet shtesë nuk duhet të shfaqin identitetin e vërtetë të përdoruesit. Ndërsa Facebook u ka lejuar figurave publike të mbajnë profile të shumta dhe i ka lejuar përdoruesit të kenë një…

Read More