Author: tirana

Familja mbretërore në Angli, “pushton” gjithmonë median, edhe pse ata nuk flasin shumë nga ana e tyre. Arsyet e zënkës mes dukeshave të Britanisë së Madhe, Kate Middleton dhe Meghan Markle sapo janë zbuluar. Gazetari investigativ Tom Bower pretendon në librin e tij “Hakmarrja” se dukesha Middleton “shpërtheu në lot”, pasi Markle e krahasoi vajzën e saj, Princeshën Charlotte, “në mënyrë të pafavorshme me vajzën e shoqes më të mirë Jessica Mulroney”, Isabel gjatë një diskutimi për fustanin e nusërisë para dasmës së Meghan me Princ Harry. “Këmbëngulja” e Meghan ishte mbështetur nga ish-shoqja e ngushtë e saj dhe nëna…

Read More

Pas një seance maratonë që nisi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi në mesnatën, Kuvendi i Shqipërisë votoi edhe ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një ligj i cili ka bërë bashkë deputetët e mazhorancën dhe të opozitës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se përmes këtij ligji, ndërtohet një platformë komunimi mes strukturave shtetërore dhe komuniteteve, me qëllim mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe parandalimin e veprimeve të të dënuarve, duke kufizuar kështu kontaktin fizik apo virtual. “Është një projektligj që mbi të gjitha respekton të drejtat themelore të njeriut…

Read More

Sherri politik, sezoni veror, por edhe masakrat me të vrarë, ka errësuar një seri ngjarjesh të frikshme, gati horror që nuk regjistrohet për herë të parë në vend, por prej vitesh kanë ndodhur para nesh. Të zhdukurit në Shqipëri, gjenden, por të vdekur. Vetëm këtë muaj janë shënuar tre raste të ngjashme. Janë raportuar të zhdukur, por trupat u janë gjendur të pajetë në ndonjë kanal. Një 67-vjeçar u gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Vidhishtë, Roskovec më datë 9 korrik. Ai ishte zhdukur nga banesa e tij prej datës 7 korrik. Sipas ekspertizës mjekoligjore, në trupin e…

Read More

Gazetari Artan Hoxha duke marrë shkas nga masakra në Fushë-Krujë, thotë se ekzekutime të tilla paguhen shtrenjtë dhe kryhen nga njerëz tepër profesionistë. Hoxha tha se ngjarja është produkt i përplasjes mes grupeve kriminale. “Dalin rrallë, po kur dalin nuk gabojnë. Të fikin derën. Janë 3-4 grupe që kanë bashkëpunuar për të bërë një atentat. Kjo ngjarje nuk ndodhi papritur. Është një vijim, një përplasje e grupeve kriminale. Mos mendoni se u mbyll. Pas kësaj nuk do të falet më askush. Nëse ne do të kishim zbuluar vrasjen e policit që u vra në mes të Laçit. Ato paratë e…

Read More

Me urdhër të SPAK, gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshkja do të përballet me masën e arrestit të shtëpisë nën akuzën e korrupsionit. Ajo akuzohet se ka marrë rryshfet kundrejt lehtësimit të masës për një të arrestuar. Përveç saj SPAK ka kërkuar arrest me burg për avokatin Ilir Pashaj, dhe për shtetasit Taulant Ramollari, Xhulio Musaj. Ndërkohë që familjari i një të dënuari do të përballet po ashtu me masën e arrestit të shtëpisë. Hetimi për këtë çështje ka nisur në vitin 2021, ndërkohë që rezulton se familjarët në bashkëpunim me avokaten, i kanë ofruar ryshfet gjyqtares, kundrejt lehtësimin të masës…

Read More

Edhe këtë mëngjes të së premtes, kryeministri Edi Rama urimin ndaj ndjekësve për një ditë të mbarë e ka shoqëruar me promovim rrugësh. Përmes një postimi në facebook, Rama tregon se kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës po punojnë, ku aktualisht në Lotin 3 të Unazës Lindore po bëhet montimi i 32 trarëve në mbikalimin e Shkozës. “MIRËMËNGJES, dhe me punimet që po avancojnë dita-ditës në të gjitha kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës, ku aktualisht në Lotin 3 të Unazës Lindore, po bëhet montimi i 32 trarëve në mbikalimin e Shkozës, një segment i rëndësishëm i këtij…

Read More

Edhe pse lufta vijon, Ukraina, Rusia, Turqia dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ditën e sotme për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi. Lajmi është bërë me dije nga zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Moska dhe Kievi janë të dyja furnizuesit kryesorë globalë të grurit, por pushtimi i Ukrainës ka ndikuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe ka nxitur një krizë ndërkombëtare ushqimore. Lufta ka bllokuar eksportet e Ukrainës, duke lënë disa anije të bllokuara dhe rreth 20 milionë ton drithë të mbërthyer në kullë…

Read More

Dashi Kjo e premte është një ditë veçanërisht e favorshme për ndjenjat, përfitoni prej saj. Puna është stresuese, por së shpejti mund të relaksoheni. Demi Qielli ju buzëqesh, Hëna është në shenjën tuaj, dashuria në superformë. Edhe puna po shkon mirë, por ju mund të bëni më mirë. Binjakët Nëse keni takuar një person disi misterioz ditët e fundit, përpiquni të mësoni më shumë për të. Sa i përket punës, duhet të ambientoheni me idenë se angazhimet nuk mund të zgjasin përgjithmonë. Gaforrja Ditë e dyshimtë për ndjenjat, më mirë të mos debatoni me partnerin. Puna do t’ju sjellë disa…

Read More

Kjo e premte do të jetë me kthjellime përgjatë zonës perëndimore dhe vranësira te pakta ne relievet malore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-24 grade, në mesditë do të jenë me rënie duke luhatur 35°C në veri deri në 36-40°C. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.

Read More

Nga Elisa Spiropali/ Sot është një ditë e mirë. Sot është nje dite e mirë e cila bën si të gjitha ditënetët e një kombi, historinë e tij. Do të doja shumë që e sotmja të kishte ardhur dje! Që Shqipëria të ishte aty ku e ka vendin, aty ku shqiptarët, zgjedhja dhe zgjidhja e tyre e vetme, historia e gjeografia, tradita dhe synimi i përbashkët strategjik, i kanë përcaktuar vendin në hartën politike, kulturore, por edhe shpirtërore të botës. Por historia nuk ka qenë bujare më ne. Liria nuk ka qenë gjithmonë gjendja jone politike dhe shoqerore. Nga pushtimet…

Read More

Më 31 Korrik të vitit 1943 në Mat do të organizohej një kryengritje mbarëpopullore kundër okupatorit fashist, që do bënte të mundur edhe çlirimin e Matit. Pikërisht për këtë ngjarje të madhe historike, Bashkia Mat do të organizojë për katër netë me radhë koncerte festive. Kryebashkiaku Agron Malaj fton të gjithë qytetarët dhe vizitorët nga bashkitë dhe trevat e tjera shqiptare për të qenë të pranishëm.Festa do të nisë më 28 korrik me këngëtaren e njohur Xheisara dhe bandën e saj muzikore për të vijuar më pas në 29 korrik me tingujt e këngëtarit të muzikës popullore Gëzim Nika.Më 30…

Read More

Presidenti Ilir Meta do të lërë këtë të dielën detyrën e tij. Të dielën ceremonia e kalimit të detyrës nga Ilir Meta tek Bajram Begaj pritet të nisë në orën 18:00 në Parlamentin e Shqipërisë. Ndërkaq, LSI ka lajmëruar se të hënën do të mbledhë Konventën e saj Kombëtare. Mbetet për t’u parë nëse do të lajmërohet dorëheqja e Monika Kryemadhit dhe rikthimi i Ilir Metës në krye të kësaj force politike. Vetë Meta ka lajmëruar rikthimin në politikën aktive.

Read More