Author: tirana

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha ka komentuar seancën parlamentare të ditës së djeshme, duke kritikuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla së bashku me gratë ministre e deputete që nuk kërkuan nxjerrjen jashtë të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, po fliste si halabak ndaj duhet të kishin kërkuar ndërprerjen e seancës. Berisha përgëzon deputeten demokrate Grida Duma, duke thënë se i dha përgjigjen e merituar. “Rezolutën, Edi Rama për të mbuluar refuzimin nga ana e tij të pranimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe e bëri për të mos lidhur atë…

Read More

Nga Ben Blushi Këtë foto e kam shkrepur në Vlorë para disa ditësh.Zakonisht mua nuk më bëjnë përshtypje çuditë shqiptare që shartojnë në çdo cep të Shqipërisë mënyrën tonë tradicionale të jetesës me shkëlqimin verbues të modës së ditës.Por kjo foto e një burri që e ndan çadrën, diellin dhe plazhin me makinën e tij, është fantastike si pozicion artistik dhe karakteristike si zakon shqiptar.Ajo demonstron një nonchalance apo një moskokëcarje totale.Dyshoj se ka një plazh tjetër në botë, ku një burrë bashkë me gruan dhe fëmijët fut dhe makinën në çadër.Ai është plotësisht i relaksuar dhe bota përreth po…

Read More

Pas përplasjeve të forta që kishin dje në Kuvend, kryeministri Rama e ka cilësuar neveri faktin se Sali Berisha nuk e votoi rezolutën e miratuar për hedhjen poshtë të raportit të Dick Marty që akuzonte krerët e UÇK për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Rama ka thënë se tanimë Berisha nuk është “non-grata” vetëm nga SHBA. Postimi i plotë Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si ‘Non-Grata’ (tanimë jo vetëm nga SHBA) i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e…

Read More

Këngëtari me famë botërore, Ricky Martin ka folur për herë të parë mbi akuzat për marrëdhënie seksuale me nipin e tij 21-vjeçar dhe përndjekje. Këngëtari i përshkroi dy javët e fundit si “të dhimbshme”. Të enjten, një gjykatës shfuqizoi një urdhër mbrojtjeje pasi 21-vjeçari tërhoqi mbrapsht deklaratën.Në video, Martin sqaron se e ka të nevojshme të flasë, diçka që nuk e bënte dot më parë sepse nuk e lejonte një ligj i Puerto Rikos, sipas të cilit ishte e nevojshme prania e një gjykatësi. “Faleminderit Zotit që u provua falsiteti i këtyre akuzave, por do t’u them të vërtetën. Ka…

Read More

Bota pothuajse e ka shpallur “non-grata” Putinin, por qeveria ruse ka zgjeruar listën e vendeve jo miqësore. Në listë u shtua Greqia, Danimarka, Sllovenia, Kroacia dhe Sllovakia. Dokumenti tregon numrin e punonjësve që ambasadat dhe konsullatat e këtyre shteteve mund të punësojnë në Rusi. Në bazë të këtij vendimi u caktua kufiri prej 34 personash për Greqinë, 20 për Danimarkën dhe 16 për Sllovakinë/ Slloveni dhe Kroacia nuk mund të punësojë më staf vendor në misionet e tyre diplomatike dhe konsullore. “Lista e miratuar nga qeveria nuk është përfundimtare dhe duke marrë parasysh veprimet e vazhdueshme armiqësore të shteteve të…

Read More

Një rast i rëndë, por edhe komik është goditur nga Policia e Durrësit. Uniformat blu ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili vidhte me dhunë duke përdorur një pistoletë lodër, biznese të ndryshme në qytetin bregdetar. Më datë 17 korrik i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë. Kurse më datë 18 korrik, në një supermarket i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.

Read More

Big Brother VIP Kosova pritet të fillojë në muajin shtator. Si pasojë është zbuluar çmimi i madh që do të marrë fituesi, i cili në krahasim me spektaklin e Shqipërisë do të jetë plot 200 mijë euro. Lajmin e ka dhënë vetë prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i cili nuk ka dhënë detaje të reja.Kujtojmë që disa nga emrat e parë që janë përfolur për të qenë pjesë e këtij formati janë Ardian Bujupi dhe Genc Salihu.

Read More

Mbrëmë vonë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau me publikun një alarm për samitin botëror që do të mbahet në Durrës me temë “Irani i Lirë”, ku theksoi se një kërcënim i mundshëm rrezik këtë event. Muxhahedinët e MEK, që janë të akomoduar në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit, e konsiderojnë jo diçka të re rrezikun për një sulm terrorist. Ata shprehen se kërcënimet nuk janë të reja, dhe se konferenca do të mbahet me mijëra njerëz që do të marrin pjesë edhe online. “Fashizmi fetar që sundon Iranin në 40 vite nuk ka reshtur së bëri çdo kundër…

Read More

Ddetaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK në Elbasan mëngjesin e sotëm (22 korrik)  lidhur me akuzat për korrupsion ndaj gjyqtares Zamira Vyshka. Sipas burimeve të grupit hetimor, Xhulio Musaj, i dënuari për të cilin janë paguar lekët, ka qenë i dënuar për plagosje. Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para. Abc mësoi më herë se ngjarja ka ndodhur në 2021 dhe gjyqtarja ka marrë shumën e 4 milionë lekëve. Informacionet për këtë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës për shyp me homologun nga Shqipëria, ka vlerësuar rolin e Ilir Metës për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës, duke thënë se Meta ishte një zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh. “Zoti president keni qenë zëri ynë aty ku nuk jemi përfaqësuar. Në veçanti keni zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh. Ide e aventura këto të rrezikshme, pasojat e të cilave po ndihen edhe sot, por të cilave bashkërisht u kemi dhënë fund. Kosova ka qenë dhe do të mbetet…

Read More

Ilir Meta ndodhet në Kosovë, në vizitën e fundit zyrtare si President pasi të dielën përfundon mandatin 5-vjeçar në krye të Presidencës shqiptare. Në konferencën për shtyp me homologen nga Kosova Vjosa Osmani, Meta u shpreh se nga e hëna, ai do të bëjë më shumë për Kosovën. “Kam bërë detyrën Kushtetuese por edhe morale, siç e ka për detyrë dhe çdo qytetar i Shqipërisë. Mund të kisha bërë më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse nuk do të kisha shumë përplasje të brendshme në vendin tim. Ju jap fjalën se që nga dita e hënë në mëngjes do bëj…

Read More

Një qytet australian është ndriçuar mbrëmjen e djeshme nga një shkëlqim ngjyrë rozë. Tammy Szumowski pyeti nëse apokalipsi kishte mbërritur. “Unë po përpiqesha të isha thjesht një nënë e qetë dhe po u thoja fëmijëve: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por në kokën time jam si, çfarë dreqin është kjo?”. Drita doli të ishte dritë që dilte nga një fermë kanabisi jashtë qytetit të Mildura. Nikea Champion mendoi se ishte një hënë me të vërtetë e kuqe e ndezur, përpara se të kuptonte se drita e kishte origjinën nga toka.

Read More