Author: tirana

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij brazilian, Jair Bolsonaro. Zelensky i tha Bolsonaros se ai donte “mbështetje” nga Brazili, dhe se nuk e mbështet “pozicionin e neutralitetit” në luftën në Ukrainë. “Nuk mund të jesh diku në mes…Unë nuk e mbështes një qëndrim të tillë. I thashë presidentit për këtë”, shtoi ai. Që nga fillimi i pushtimit, Bolsonaro ka shmangur dënimin e agresionit rus ose sanksionimin e Rusisë. “Presidenti i Brazilit më tha se ai mbështet Ukrainën, sovranitetin e saj, por Brazili mban një pozicion neutraliteti”, tha më tej Zelenskyy.

Read More

Parlamenti i Malit të Zi përfshiu në procedurat parlamentare iniciativën e deputetëve liberalë për të lejuar prodhimin dhe përdorimin e produkteve me bazë kanabisi për qëllime mjekësore. Ata kanë sjellë si shembull ku kjo lloj droge përdoret për kurim mjekësor Çekinë, Finlandën, Rumaninë, Italinë, Spanjën, Holandën, Francën, Austrinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut. Në shpjegim thuhet se Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Narkotikët, me propozim të OBSH-së, e hoqi kanabisin nga lista e barnave më të rrezikshme në vitin 2020, pas studimeve të shumta shkencore dhe mjekësore që konfirmuan efektin pozitiv të kanabisit për qëllime mjekësore. Kanabisi dhe…

Read More

Dy zyrtarë australianë janë përfshirë në një skandal, pas publikimit të disa videove ku ata shfaqen nën shoqërinë e disa eskortave kineze. Ish-kryebashkiaku i qytetit australian Hurstville Vincenzo Badalati dhe këshilltari i tij, Philip Sanson kishin shkuar për një udhëtim jashtë pune në Kinë, dhe duket se kanë dashur të shijojnë çdo gjë që ky vend të ofron. Në pamje ata shfaqen duke drekuar e duke ecur dorë për dore me punonjëset e seksit. Pamjet janë filmuar nga një investitor kinez, i cili i priti dy zyrtarët në vendin e tij, dhe dyshohet se u përdorën nga ai për t’i…

Read More

Biznesmeni shqiptar Jusuf Enuzi (Isuf Koka), i cili qëlloi me armë në qendër të Shkupit gjatë protestës së 6 korrikut, është dënuar me 4 muaj burg. Informacionin për Alsat e konfirmon Gjykata Penale e Shkupit nga ku njoftojnë se Jusuf Enuzit i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Enuzi u akuzuar për veprën penale “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm”. Ai gjuajti me armë zjarri në ajër, si një formë paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë. Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e…

Read More

Një qytetare nga Tirana, 74 vjeçe, ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga kryerja e 3014 testimeve kanë dalë pozitivë me koronavirus 1480 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Break”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: – K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 19.07.2022, pasi ka thyer xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri”, ka…

Read More

Një 17-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar në Bologna të Italisë. Sherri ka nisur për shkak të përdorimit të tualetit. Shqiptari ka dashur ta zërë tualetin i pari, por bashkëmoshatari është treguar më i shkathët. Ata janë përplasur fillimisht verbalisht, duke agravuar më pas në përdorimin e thikës. 17-vjeçari nga Shqipëria ka marrë thikën nga dhoma e tij dhe ka sulmuar djalin tjetër, i cili u dërgua në spitalin e Bazzano. Medita italiane shkruajnë se të rinjtë banojnë në një strehë për të mitur të pashoqëruar.

Read More

Piazza Trieste e Trento, në qendër të Napolit. Është një mbrëmje vere si të tjerat, me rrugë dhe klube të mbushura me turistë. Dy zviceranë janë ulur në tavolinat e një kafeneje të njohur të zonës. Ata shijojnë pak freskinë që ka, duke pirë një pije të ftohtë. Por relaksimi nuk zgjat shumë. Një i ri, i veshur tërësisht me të zeza, fillimisht bën një xhiro në pjesën e jashtme të belvederit të lokalit. Më pas u afrohet dy turistëve zviceranë. Ai nxjerr një pistoletë dhe e drejton në pjesën e pasme të kokës së njërit prej dy të rinjve.…

Read More

• Shprehja e emocioneve negative: Ndarja e emocioneve, të mira apo të këqija qofshin ato, është shumë e rëndësishme në marrëdhënien në çift. Por nëse ndonjëri prej jush ndan vetëm emocione negative ndaj tjetrit deri sa çon në zemërim e acarim do të thotë se jeni të mbushur me energji negative dhe marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet. • Mungesa e komunikimit: Është një nga treguesit e parë që tregon se gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Komunikimi i hapur, i sinqertë, me respekt është jetik për çdo marrëdhënie. Injorimi i komunikimit me bashkëshortin/-en dhe mënjanimi i komunikimit për…

Read More

Kryeministria me anë të një njoftimi për mediat, bën me dije se janë rikthyer 1.118 nga 1.225 shërbime elektronike për qytetarët. “e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë” – thuhet në njoftim. Ndërkohë, Kryeministria ka listuar një sërë shërbimesh të cilat tashmë janë funksionale. “Tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale: – Dokumentet me vulë elektronike – certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit) Do të mund të aplikohet për:– Regjistrimin në klasën e parë…

Read More

Pavarësisht se çifti është ndarë prej një viti, Jason Derulo i ka blerë ish-të dashurës së tij, Jena Frumes, një shtëpi 3.6 milionë dollarë në Kaliforni. Këngëtari dhe modelja kanë së bashku një djalë, Jason, 1 vjeç. Shtëpia e re ka pesë dhoma gjumi, pesë banjo, si dhe një ambient i përshtatur për kinema. Jason e Jena po shkojnë mirë këto ditë, pasi ai ishte i pranishëm edhe në performancën e saj në pistën e stilistit, Luli Fama.

Read More