Author: tirana

Që pas luftës ruse në Ukrainë, dje për herë të parë në Iran janë takuar dy presidentë, ai i Rusisë me homologun nga Turqia. Vladimir Putinin pret në sallë për 50 sekonda presidentin turk, Reccep Tayyip Erdogan. Presidenti rus shihet paksa i paduruar në pritje të Presidentit turk, me të cilin bisedoi ballë për ballë për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha.

Read More

As në Bruksel, e as sot në Kryeministri, opozita nuk ishte e pranishme. Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur ironisë së Edi Ramës, i cili tha se nuk di kush është kush në anën e opozitës, duke justifikuar mungesën e një përfaqësuesi të saj në konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave. Sipas Berishës mohimi nga ana e Ramës është shenjë e frikës. “Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikës”, shkruan Berisha mbi videon ku shfaqet kryeministri.

Read More

Nga: Alban Daci Nëse sot ekziston civilizimi Perëndimor dhe europian, ekziston më së shumti për dy faktorë: Perandorisë Romake, ku edhe roli i shqiptarëve ka qenë i rëndësishëmFalë figurës së Skënderbeut dhe rezistencës të jashtëzkonshme të shqiptarëve kundër shtrirjes se Perandorisë Osmane në zemër të Europës. Kjo nuk është legjendë apo mit, por është histografi!A ka na borxhe Europa? Europa na ka borxhe në dy këndvështrime:Nivel shtetesh, sepse shumë fuqi, jo vetëm s’kanë qenë të sinqerta ndaj nesh, por kanë qenë kauza e copëtimit tonë.Në nivel BE, ku disa nga këto fuqi kanë reflektuar qëndrimet e tyre edhe në nivel…

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar më lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se gabimet e tij në qeverisje nuk kanë ardhur si rrjedhojë e qëllimit për të përfituar në kurriz të të tjerëve. Vasili bën një renditje të skandaleve ku ka qenë e përfshirë qeverisja, duke filluar nga inceneratorët, te koncesionet e PPP-të dhe deri te ligji për amnistinë fiskale për të pastruar paratë e krimit.

Read More

Me këngëtarët më të njohur të momentit, Noizy premton t’u dhurojë fansave një koncert që do ta shijojnë dhe do ta mbajnë mend gjatë. I ftuar në “Wake Up” këtë mëngjes, artisti zbuloi disa detaje nga koncerti që do të mbahet në 14 gusht në sheshin “Nënë Tereza”. “Koncerti quhet Alpha se është emri i albumit që publikohet disa ditë para koncertit. E kemi caktuar në 14 gusht, se kemi shumë emigrantë në Itali dhe Greqi që vijnë nga mesi i gushtit. Kam në plan ta bëj çdo vit, si koncert që mbahet çdo vit, t’i japim mundësi shqiptarëve të…

Read More

Gomonia e cila u pikas dje në brigjet shqiptare, dyshohet se do të transportonte drogë. Mjeti është pikasur dje nga Frontex, e cila ka njoftuar Policinë Kufitare. Menjëherë kjo e fundit ka nisur shërbimet nga Saranda në Kepin e Rodonit për të kapur mjetin në bashkëpunim më Guarda Di Financa. Mjeti ka ecur 7 milje larg bregdetit shqiptar dhe dyshohet se kishte si destinacion Malit të Zi. Mjeti lundrues nuk ka mbërritur në Malin e Zi, por është gjetur i djegur, në zonën e Laçit. Në të kanë qenë 3 persona, të cilët nuk dihen nëse kanë qenë shqiptarë apo…

Read More

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje nga 27-vjeçarja greke, e cila shfaqet në rrjetet sociale për të ofruar shërbime “Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai dhe që është mes të arrestuarve për trafik kokaine në Mykonos. Sipas protothema.gr, e reja jetonte me një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se kishte zhvilluar aktivitet intensiv në ishull, duke shitur të gjitha llojet e drogave, nga kokaina te kanabisi dhe MDMA-ja e njohur si “zonja” e festës, e cila mund të çojë edhe në vdekje nëse përzihet me alkool. Sipas shkresave të çështjes, 27-vjeçarja dyshohet se ka mbajtur paratë e…

Read More

Klubi i Futbollit Burreli ka prezantuar këtë të hënë stafin teknik i cili do të drejtojë skuadrën matjane për sezonin e ri të kampionatit të kategorisë së parë. Stoli i teknikut i është besuar Renato Hotit i cili edhe më parë e ka drejtuar skuadrën. Në ndihmë të tij si konsulent do të jetë Baftjar Punavija dhe si zëvendës Ermir Dika. Prezantimin e stafit teknik është bërë në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani” nga Administratori i KF Burreli, Marjan Lleshaj dhe drejtori teknik Klevis Gjoka. Administratori Lleshaj tha se klubi do të jetë gjithmonë mbështetës dhe korrekt ndaj gjithësecilit.“Ky sezon…

Read More

Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botërore, dhe si e tillë, është e mësuar me kriza politike. Kriza e tanishme mes partive politike është duke u zhvilluar ndryshe pasi e ardhmja e Mario Draghit si lideri i shtetit është në qendër të diskutimit. Draghi ka ofruar dorëheqjen javën e kaluar, pasi partia partnere e koalicionit Lëvizja Pesë Yjet, ka bojkotuar një votim të rëndësishëm në Senat. Mirëpo presidenti italian nuk e ka pranuar dorëheqjen e Draghit, të paktën deri më tani. Draghi nuk është politikan, dhe përgjatë 17 muajve në zyrën e kryeministrit në krye të një…

Read More

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë. I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme. Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik. 24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se…

Read More

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është pjekur në një valë rraskapitëse të të nxehtit, ndërsa zjarrfikësit janë përballur me zjarre të reja. Mbretëria e Bashkuar e njohur zakonisht për klimat më të buta, pa për herë të parë temperatura më shumë se 40 gradë celsius. Gjermania pa ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani, ndërsa Portugalia rriti numrin e vdekjeve pas ditëve të nxehtësisë së tepërt. Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin dhe Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) paralajmëroi se do të vinte edhe më keq. Valët e të nxehtit janë bërë më të…

Read More