Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është kthyer në Londër pas turneut të saj Future Nostalgia, mirëpo është përballur me një problem. Mediat e huaja raportojnë se policia britanike ka bllokuar makinën luksozë të saj, Jaguar F-Type që kushton 55,000 paundësh. Nuk dihet se pse makina është bllokuar por nga fotot që kanë publikuar mediat vendase, shihet makina e yllit me famë botërore që ka një “Wheel clamp” te pjesa e rrotave. Një nga arsyet më të zakonshme për bllokimin ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit. Siç raporton Daily Mail, automjetet duhet të kenë sigurim të vlefshëm me ligj…
Author: tirana
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në seancën e sotme pleanare bëri thirrje që të merren masa në mbështetje të fermerëve dhe politika që të ndihmojnë zhvillimin e bujqësisë . Gjatë fjalës së tij, ai theksoi që të shmanget konkurrenca e pandershme, pasi, sipas tij, dëmton fermerët. “Duhet të shmanget konkurrenca e pandershme. Nëse ne nuk i mbështesim fermerët situata do të degradojë në sektorin e bujqësisë. projektligji që propozon zoti Duka, mund të them se krahasimet duhen lënë. Nuk mund të justifikohet mungesa e zhvillimit duke bërë krahasime me 10 vite më parë. Keni marrë detyrën për të bërë…
113 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, në vendin tonë në 24 orët e fundit, nga 464 testime të kryera në total. Të infektuarit janë të shpërndarë në këto bashki: 82 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, Elbasan. Janë 473 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve…
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kundërshtuar hapur hartën e re gjyqësore, duke e cilësuar një zgjidhje që do të shkaktojë pasoja të rënda të qytetarët. Në një intervistë për në “ABC Live”, duke folur për vështirësitë ekonomike, me nota ironie, ai u shpreh se në Lushnje është e vështirë të martohesh, pasi të gjithë kanë ikur nga vendi. Sipas tij, bujqësia është i vetmi aktivitet që mban Lushnjen, dhe se fermerët nuk trajtohen njësoj nga qeveria. “Në fshatra janë djemtë beqarë se nuk u jep njeri nuse. Është hall i madh të martohesh në Lushnje. Nuk vjen njeri. Është…
KLGJ u është përgjigjur reagimeve kundër hartës së re gjyqësore. Reagimi i KLGJ: Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje deklaratat dhe reagimet lidhur me vendimmarrjen e tij “Për miratimin e raportit vlerësues dhe propozimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave”. Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron se Grupi Ndërinstitucional i Punës, ka hartuar raportin vlerësues përfundimtar mbi organizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave, në respektim të parimeve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, i ndryshuar, duke mbajtur në konsideratë gjendjen në të…
Ish-drejtori i burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Ai u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazizë në tendera. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim…
Viti 2020 shënoi numrin më të ulët të martesave dhe numrin më të lartë të divorceve në 5 vite. Rreth 17.300 çifte e kurorëzuan marrëdhënien në martese por mbi 4200 u divorcuan. Sipas statistikave të INSTAT në 100 martesa 24.4 çifte e kanë finalizuar me divorc marrëdhënien. Nëse do e krahasojmë me 5 vite më parë, rreth janë martuar mbi 5000 çifte më shumë ndërsa numri i divorceve është i njëjtë. Një faktor është edhe pandemia e Covid, e cila paralizoi çdo aktivitet në vend, por sociologët japin të tjera arsye. Arjana Muça sociologe dhe pedagoge thotë se çifteve u…
UEFA ka projektuar dhe ka nisur nga puna për krijimin e një tjetër aktiviteti për klube, i cili do të zhvillohet përpara fillimit zyrtar të sezonit. Bëhet fjalë për një turne me katër skuadra, që pritet të zhvillohet në mesin e muajit gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të angazhuara do të jenë fituesja e Champions League dhe tre klube të mëdha europiane. Në vazhdën e ndryshimeve, duket e paevitueshme që të evoluojë edhe formati i Superkupës së Europës. Nëse deri më tani për këtë trofe janë përballur fituesja e Champions me atë të Europa League, sipas planit të…
Ka përfunduar takimi mes liderëve të Ukrainës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev. Informacioni është dhënë nga shefi i zyrës presidenciale. “Ukraina ka një mbështetje të fortë të koalicionit ndërkombëtar,” shkroi Andriy Yermak në Telegram teksa njoftoi për përfundimin e takimit. Ai shtoi se Presidenti Zelensky u dha homologëve të tij një “paketë të plotë” propozimesh sanksionesh kundër Rusisë. “Ne duhet të rrisim presionin mbi [agresorin], [dhe] të punojmë për paketën e shtatë të sanksioneve me [një] embargo gazi,” shkroi Yermak.Pritet që ata të dalin shumë shpejt në një konferencë të përbashkët për shtyp
Vazhdojnë pa ndërprerje negociatat për transferimin e Milan Skriniar nga PSG. Francezët e kanë objektivin numër një për mbrojtjen dhe PSG ka ngritur ofertën në 50 milionë euro. Ende nuk mjafton pasi klubi zikaltër kërkon tashmë të paktën 65 milionë euro, një shifër që PSG me pak sforco mund të realizojë një goditje të madhe në merkato. Skriniar nuk dëshiron të largohet nga Interi, por një ofertë e madhe në drejtim të zikaltërve do e nxirrte atë menjëherë në shitje, pasi mund të jetë i sakrifikuari i Interit. Në rast se Interi e konsideron Skriniarin si një të sakrifikuar, ai…
Shumë nga të rinjtë e mendojnë seriozisht largimin nga Shqipëria, por ky nuk është rasti i Alfredit, të riut fermer që jeton në një nga fshatrat e Kurbinit. Ai na thotë me një bindje për ta patur zili se “në Shqipëri ka gjithçka që i duhet”. Ne e takuam nga afër atë. Folëm për projektet dhe ëndrrat e tij. Pamë punën e jashtëzakonshme që bën dhe rezultatet inkurajuese që po korr. Fermeri kurbinas është një shembull frymëzues për çdo të ri, një model që duhet promovuar. “Me punën në bujqësi dhe blegtori mund të ngresh një ekonomi të mirë familjare.…
Kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, parandalimi ka një ndikim të madh, ndaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje dietës, por edhe zakoneve tuaja. Arteriet janë shpesh të parat që goditen kur bëhet fjalë për sëmundjet dhe pastërtia e tyre varet shumë nga ajo që hani. Nëse konsumoni ushqime të përpunuara çdo ditë, ato përfundimisht do të çojnë në probleme me arteriet, të cilat mund të kenë pasoja të rënda për zemrën. Gjithashtu, një dietë e pashëndetshme shoqërohet me një rrezik të lartë të sulmit në zemër ose goditje në tru. Përdorni këta përbërës për të bërë një pije…