Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur vendimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj tashmë të penduar të drejtësisë, si anti kushtetues dhe atentat ndaj lirisë së mediave. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e ka quajtur vendimin si rikthim të ligjeve të agjitacionit e propagandës në kohën e diktaturës. “Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes! Te dashur miq,Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me…

Read More

Floida Kërpaçi i është bashkuar kërkesës së IUSY dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimorr drejtuar liderëve të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të këtij viti. Ish-deputetja e LSI-së shprehet se në emër të forumit rinor të LSI ajo ka firmosur këtë kërkesë, pasi Integrimi Europian nuk është një slogan propagandistik, por qëndron në ADN e LSI, si një objektiv strategjik i patjetërsueshëm për të ardhmen e Shqipërisë. “Në emër të forumit rinor të LSI, sapo kam firmosur kërkesën e IUSY dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor drejtuar liderëve të Bashkimit Europian, për të…

Read More

Sfungjerët për larjen e enëve përmbajnë më shumë baktere sesa furçat e kuzhinës, të cilat mund të jenë një mënyrë higjienike më e pranueshme për të larë enët. Sipas një studimi të ri të kryer nga hulumtuesit në Norvegji, salmonela dhe bakteret e tjera rriten dhe mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça, ndërsa arsyeja është se sfungjerët nuk thahen kurrë gjatë përdorimit të përditshëm. Edhe pse shumë baktere nuk janë të dëmshme, ato që janë (për shembull salmonella) mund të përhapen nga sfungjerët në duar, sipërfaqet e kuzhinës dhe pajisjet dhe potencialisht mund të shkaktojnë sëmundje te njerëzit.…

Read More

Një 35-vjeçar turk shkoi me dhimbje të forta barku në spital dy netë më parë duke bërë që mjekët të përballeshin me një realitet që nuk e kishin hasur më parë. Pasi i bën ekon, mjekët zbuluan se në stomakun e vajzës gjendeshin një numër i madh sendesh metalike, për nxjerrjen e të cilave duhej ndërhyrë menjëherë. Ata e futën në sallën e operacionit dhe zbuluan se në stomak gjendeshin 83 monedha, një magnet, bateri, disa gozhdë, copa xhami dhe vida, në total, 233 sende, raporton abcnews.al. Mjekët nuk u kanë besuar syve çfarë panë, ndërsa gjatë kontaktit me familjarët…

Read More

Kim Kardashian ka folur si rrallëherë për martesën me Kanye West, me të cilin i dha fund pas shtatë vitesh. Duke foldur për episodin e fundit të “The Kardashians”, Kim tha se nëse njerëzit do ta dinin se çfarë ndodhi mes saj dhe reperit, do të thonin se si arritën të qëndronin bashkë për kaq kohë. “Nëse njerëzit do ta dinin se si ishte marrëdhënia ime në të vërtetë, mendoj se do të ishin si: “Si zgjati kaq gjatë?” Por jam e qetë me veten time, duke e ditur se kam provuar gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore…

Read More

Gjermania, Franca, Italia dhe Rumania mbështesin aspiratën e Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën me tren nga Polonia në Kiev mëngjesin e së enjtes, më 16 qershor, ku më pas atyre u është bashkuar edhe presidenti rumun Klaus Iohannis Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar bisedime me liderët evropianë dhe më pas mbajtën një konferencë për shtyp në Pallatin Presidencial në Kiev. “Ditë e ngarkuar, takime të rëndësishme. Është kënaqësi të takoj presidentin Macron, kancelarin Scholz, kryeministrin Draghi dhe…

Read More

Shumë do të pajtohen se asgjë nuk mund ta freskojë dhomën, siç mund ta bëjë kondicioneri, të cilin shumë njerëz e kanë në shtëpitë e tyre. Megjithatë, dihet se aleati juaj veror, nuk është dhe aq i mirë për shëndetin, nëse përdoret shumë dhe nuk tregohet kujdes. Në dhomat me ajër të kondicionuar, ajri zakonisht nuk është mjaft i lagësht, gjë që ka një efekt negativ në mukozën e traktit respirator. Kjo mund të çojë në tharje të lëkurës dhe mukozave, të cilat mund të shkaktojnë më tej inflamacion të traktit të sipërm respirator. Ky inflamacion zakonisht manifestohet me kollë,…

Read More

Një adoleshent ka vrarë me thikë të ëmën në Napoli të Italisë. Ngjarja e rëndë që tronditi Italinë ndodhi në banesën ku nënë e bir jetonin. Pas një debati, 17 vjeçari mori thikën dhe qëlloi drejt të ëmës, duke e lënë të vdekur. Mësohet se i riu ishte i birësuar. Në momentin kur u arrestua pas krimit nga karabinerët, ai u gjet në gjendje shoku, me duart e lyera me gjak.

Read More

Pakot me kokainë që i janë sekuestruar ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku do të dërgohen në Ankona për t’u analizuar për të përcaktuar përqindjen e pastërtisë së drogës. Mësohet se pasi i gjetën rreth 20 kg drogë, policia italiane ka kontrolluar shtëpinë e Kajmakut dhe nipit të tij të dy të arrestuar. Ish-kreu i bashkisë Vorë jeton me familjen në Monterubbiano, ndërsa nipi i tij jeton në Terra delle Aquile, ku punon si punëtor. Shtëpitë rezultuan të pastra si për xhaxhanë edhe për nipin, të cilët vazhdimisht përsërisin se nuk dinë asgjë për praninë e drogës në vazo. Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet…

Read More

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin IX Global që po mbahet ditën e sotme në Baku të Azejbarxhanit, presidenti Ilir Meta u shpreh se përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen. Kreu i shtetit theksoi se është e rëndësishme të bëhet një koordinim më i mirë botëror për sistemet e paralajmërimit të hershëm për gjurmimin e transmetimit, ndarjen e vaksinave dhe bashkëpunimin mes shteteve “Përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë, për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen. Nevojitet një koordinim më i mirë botëror për sistemet…

Read More

Pas 11 vitesh dhe fitimit të trofeve të shumta, Gareth Bale u largua nga Real Madrid. Nuk dihet ende se ku do të vazhdojë karrierën. Mediat spanjolle shkruan se ai i është ofruar vetes Getafes, gjë që u mohua nga menaxheri i tij, por rikthimi në Tottenham është një opsion shumë i mundshëm. Uellsiani luajti për Spurs nga 2007 deri në 2013. Dy sezone më parë ai u kthye për gjysmë viti. Sipas The Sun, Tottenham po e ndjek dhe dëshiron ta sjellë atë në Londër.

Read More

74-vjeçari Lulash Qepurit, i cili u vra mbrëmë në Shkodër, dyshohet se jepte para me fajde, por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me aktivitetin e tij. Një nga pistat hetimore që po ndiqet është edhe ajo e arrestimit për drogë. 10 vite më pare, Qepuri ka qenë i arrestuar, pasi në banesë iu gjetën armë dhe kanabis. Në momentin e vrasjes, Qepuri ishte bashkë me të birin në lokalin e tij, në momentin që një person i maskuar është afruar drejt tyre dhe ka qëlluar katër herë.

Read More