Author: tirana

Të enjten parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nikola Minçev në një goditje të re ndaj qeverisë së koalicionit të kryeministrit Kiril Petkov, i cili përballet me një votë mosbesimi javën e ardhshme. Mocioni i paraqitur nga ish-partneri i koalicionit qeverisës “Ka një popull të tillë”, me mbështetjen e GERB-it në pushtet, “Lëvizjes për të Drejta dhe Liri” (MRF) dhe “Vazrazhdane”. Ata pretendojnë se Minçev ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit dhe po pengon punën normale legjislative dhe kontrollin parlamentar mbi punën e qeverisë. Mocioni i zëvendësimit mori 125 vota pro, 113 kundër dhe një abstenim. Në përputhje me rregulloren…

Read More

Një puthje mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, dhe fjalët #krenari dhe dashuri më hashtag. Kjo është vepra e re e artistit të rrugës Andrea Villa, i njohur si “Banksy i Torinos”, vendosur në orët e fundit në qendër të qytetit verior italian, në Corso San Maurizio dhe Viale Primo Maggio. “Për të krijuar këtë poster jam frymëzuar nga puthja e Galerisë East Side në Berlin. Është krijuar nga Dmitri Vrubel në vitin 1990 dhe paraqet Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979, në aktin e…

Read More

Në seancën e sotme parlamentare, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk hezitoi t’i drejtohej opozitës me kritika. Ai u shpreh se portet dhe aeroportet janë investime strategjike, dhe se opozita nuk duhet t’i hyjë debatit për çmimet e fluturimeve, me argumentin se nuk krahasohet me kohën PD ishte në pushtet. “Është zhvilluar një debat që më mirë është që opozita të mos i hyjë. Është debat që u intereson qytetarëve. Tani mos hyni në debat për çmimet e biletave. Jam i detyruar të krahasoj me kohën kur keni qenë ju në qeveri. Nuk bëhet fjalë është…

Read More

Dymbëdhjetë fëmijë të një shkolle fillore në Alaskë, janë helmuar pasi në vend të qumështit u është dhënë izolues dyshemeje. Ngjarja ndodhi në shkollën fillore Juneau në Alaskë. Fëmijët sapo kanë filluar ta konsumojnë janë ankuar për djegie fyti. Menjëherë stafi ka reaguar duke ndaluar fëmijët të konsumojnë më shumë nga lëngu helmues, ndërsa janë njoftuar prindërit për të marrë fëmijët e tyre të cilët janë dërguar në qendrat shëndetësore për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë autoritet kanë nisur menjëherë hetimet, për të parë nëse ngjarja ishte e qëllimshme, apo pati ngatërresë pasi solucioni në ngjyrë është shumë i ngjashëm…

Read More

Kina raportoi se teleskopi i saj gjigant Sky Eye mund të ketë kapur shenja të qytetërimeve aliene, sipas një raporti nga Daily Science and Technology e mbështetur nga shteti, e cila më pas dukej se kishte fshirë raportin dhe postimet në lidhje me zbulimin. Sinjalet elektromagnetike me brez të ngushtë të zbuluar nga Sky Eye – radioteleskopi më i madh në botë – ndryshojnë nga ato të mëparshme të kapur dhe ekipi është duke i hetuar më tej ato, thuhet në raport, duke cituar Zhang Tonjie, shkencëtarin kryesor të një ekipi kërkimi të qytetërimit jashtëtokësor të bashkëthemeluar nga Universiteti i Pekinit.…

Read More

Luksemburgu do të lejojë kultivimin e kanabisit në shtëpi. Ministri i Drejtësisë, Sam Tanson ka paraqitur një ligj të ri, i cili do t’iu lejojë njerëzit të rritin deri në katër bimë në shtëpi. Megjithatë, ata do të duhet konsumojnë ilaçin vetëm në shtëpi. Tre vendet fqinje të Luksemburgut kanë shprehur më parë pakënaqësinë e tyre rreth planit, nga frika se rregullat më të lehta mund t’i bëjnë njerëzit të blejnë drogën në Luksemburg dhe ta bartin atë në mënyrë të paligjshme në kufi. Por qeveria e re e Gjermanisë tani po ecën përpara me ligjin e saj dhe Malta…

Read More

Gianluigi Buffon ka thënë se e urren korrektësinë politike në futboll. Çfarë urreni më shumë në botën e futbollit? “Banalitet. Kjo vlen edhe për jetën në përgjithësi. Më çmend. Unë besoj në individualitetin dhe dallimin e bazuar në merita. Unë gjithashtu e urrej korrektësinë politike edhe pse ndoshta i drejtohem edhe atij. E bëj këtë që të mos tregoj mungesë respekti ndaj të tjerëve. Edhe e vërteta mund të jetë e pakëndshme dhe e dëmshme. Dhe duke qenë se e gjithë kjo po ndodh publikisht, duke ndodhur para syve të gjithë botës, rezulton e shëmtuar. Më shpesh më ndodh kur…

Read More

Kryetari i PSD-së është arrestuar nga Policia e Kosovës. Molliqaj është arrestuar në afërsi të zyrës së PSD-së. Arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme. Megjithatë, përkundër kësaj, kryetari i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale. Molliqaj nga kjo protestë deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve. “Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltretojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e…

Read More

Ish-ministri Aldo Bumçi beson se demokratët do të bashkohen dhe do të krijojnë një front të madh opozitar për të rrëzuar atë që ai e quan regjim të Edi Ramës. “Do ndërtojmë një front të madh opozitar. Çdo njeri që nuk shikon nevojën për bashkim, është aleat i Edi Ramës. Dy regjimet autoritare të fundit janë të Vuçiç dhe Edi Ramës. Ne do të krijojmë një front për ta rrëzuar këtë regjim që ka cenuar çdo të drejtë themelore”, u shpreh Bumçi. Në një intervistë për “RTV Ora”, Bumçi u shpreh se politika e Ramës gjatë 9 viteve ka qenë…

Read More

Hatixhe Kamxhiu është 32-vjeçarja shqiptare që akuzohet se dhunoi për vdekje djalin e saj 2 vjeç. Fillimisht, ajo telefonoi urgjencën dhe tha se fëmija ishte rrëzuar nga karrigia, por më pas u zbulua krimi tronditës. Sipas hetimeve dhe autopsia tregoi se 2-vjeçari kishte disa mavijosje që nuk përputheshin me versionin e nënës. Ndërkaq, fëmija tjetër, vëllai i tij binjak është shtruar gjithashtu në spital pasi ka pasur mavijosje në të gjithë trupin e tij, të ngjashme me ato të 2-vjeçarit. Ajo u arrestua dhe më pas është lënë në burg, ku ka tentuar edhe të vetëvritej. Hatixhe jetonte në qytetin…

Read More

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”. Referuar gazetës “Express”, bëhet me dije se policia ka marrë një informacion për praninë e një bombë në ambientet e aeroportit. Sipas informacioneve të para, jo të konfirmuara, njësitet e posaçme të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar.

Read More

56 persona, shumë prej tyre shqiptarë, kanë rënë në pranga si pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha të kultivimit të marijuanës në Katalonjë. Mediet spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një  biznes 12 milionë euro. Gjatë aksionit policia ka zbuluar 24 plantacione të kultivimit të drogës dhe u sekuestruan më shumë se 22.600 bimë dhe 1250 kilogramë marijuanë. Ekspertët besojnë se organizata ka futur në xhep, vetëm në Katalonjë, më shumë se tre milionë euro me trafikimin e kësaj lënde, një shifër që mund të shumëzohet me tre ose katër me eksportin e kësaj substance në pjesën tjetër të Evropës. Kështu grupi…

Read More