Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të ndryshojë emrin e virusit të lisë së majmunëve, pasi shkencëtarët e cilësuan emrin aktual si “diskriminues dhe stigmatizues”, sipas The Guardian. Studiuesit thanë se është gjithashtu se nuk është e drejtë të emërtohen versionet e virusit sipas vendeve të Afrikës. OBSH po punon me ekspertë “për ndryshimin e emrit të virusit të lisë së majmunëve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë mbi shpërthimin të martën . Tedros pritet të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të diskutuar mbi virusin. Sa i përket emrit të ri të virusit,…
Author: tirana
Kur fushata për president të Kolumbisë filloi në janar, pak prisnin që Rodolfo Hernandez të arrinte në “xhiron e fundit”. Por manjati i pasurive të paluajtshme, i kthyer në politikan, ka një shans për t’u bërë presidenti i ardhshëm i vendit nëse fiton betejën kundër konkurrentit Gustavo Petro në votimin e balotazhit të së dielës, shkruan CNN. Amerika ka parë një numër të huajsh populistë që kanë qenë prezent në politikën kombëtare kohët e fundit dhe Hernandez kërkon të bëjë të njëjtën gjë në Kolumbi. Ai madje nuk shqetësohet për krahasimet me presidentin brazilian populist të ekstremit të djathtë Jair…
Sot do të mblidhen në pallatin e Kongreseve krye bashkiakët e të gjithë vendit për të diskutuar për sezonin veror, zgjedhjet e ardhshme vendore dhe performancën financiare të qeverisjes vendores. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30. Në këtë mbledhje fokus të veçantë pritet ta ketë dhe përcaktimi i objektivave për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Gjashtë persona midis tyre dy të mitur janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Kalamaria të Greqisë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 16 qershorit, kur për rrethana ende të paditura dy makina u përplasën në zonën e Kalamariasë, përballë Palatakut. Protothema.gr raporton se të lënduarit janë transportuar në spital dhe se janë jashtë rrezikut për jetën.
Një automjet është konstatuar i fundosur mëngjesin e sotëm në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë, teksa nuk dihet nëse ka persona brenda tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, si dhe polumbarët e RENEA-s, për nxjerrjen e tij. Informacion paraprak Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë…
DashiKjo do të jetë një ditë e dobishme. Ndryshimi i vendbanimit do të jetë shumë i favorshëm. Mos u trego i ashpër me të dashurën/dashurën pa arsye. Mos bëni asnjë angazhim nëse nuk jeni të sigurt se do ta respektoni atë. DemiPërfytyroni imazhe të ndritshme dhe të bukura në mendjen tuaj. Vizitoni një mik i cili mund të ketë nevojë për ndihmë. Ndërsa përmbushni nevojat e familjes, shpesh harroni t’i jepni kohë vetes për të pushuar. BinjakëtPunoni shumë për mirëqenien e familjes suaj. Veprimet tuaja duhet të diktohen nga dashuria dhe vizionet pozitive dhe jo nga lakmia. Kambanat e dasmës…
E ftuar në emisionin “Tëpaekspozuari”, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar si cilat janë bandat e rrezikshme që zotërojnë Shqipërinë. Ylli Rakipi: Cilat janë bandat që e zotërojnë Shqipërinë? Ku operojnë ato? A ka bashkëpunim të krimit me shtetin? Klodiana Lala: Kemi në Elbasan disa grupe tradicionale. Grupi Çapja i njohur historikisht. Kundërshtarët e tij, grupi ku merr pjesë edhe Suel Çela. Në Elbasan kohët e fundit, dolën në pah dy grupe të reja. Grupi Alibej që ka qenë shumë radikalë dhe grupi Çopja, me bazë në Dubai, kundërshtarët e tyre. Në Tiranë, janë aq të ndërthurur, janë me palë politike.…
Forumi Global në Baku ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët duket se kanë bërë “paqe” pas përplasjeve për dekretin e lirimit nga detyra të Bajram Begajt, që i hapi rrugë zgjedhjes së tij si President i ri i Shqipërisë. Për të gjithë të ftuarit, pas forumit është shtruar një darkë, ndërsa Kreu i Shtetit dhe Sali Berisha shihen të ulur pranë njëri-tjetrit duke biseduar, madje është ish-kryeministri i cili po i shpjegon diçka Presidentit Meta. Presidenti Meta është i shoqëruar nga zëdhënësi Tedi Blushi dhe drejtori i kabinetit, Edmond Panariti.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho duke folur për situatën në polici, mënyrën se si trajtohen efektivët nga shteti, ka zbuluar një detaj në një nga makinat e policisë ku ka pasur akses. Braho tha se në makinë ka ndjerë aromë kanabisi dhe kur ka pyetur oficerët e policisë se çfarë ishte kjo aromë, policët janë shprehur se kanë përdorur lëndë narkotike. “Deri tani kemi folur mirë për trajtimin e policisë, po nuk kemi folur problemet që ka vetë policia. Ka mes tyre të korruptuar. Kam hyrë një ditë në një makinë policie, vinte era drogë. I thash ç’bëni mo…
Periudha e huazimit ka përfunduar dhe Alvaro Morata do lërë Juventusin, për t’u kthyer te Atletico Madrid. Kjo është ajo që shkruajnë mediet italiane, të cilat bëjnë me dije se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.Nesër në mesnatë skadon opsioni i blerjes, çka nuk është shfrytëzuar nga “Zonja e Vjetër”. Në të vërtetë, për momentin, klubi nga Torino nuk është në gjendje të mirë ekonomike, çka ka bërë që mos të ketë hapa para në bisedime. Aktualisht nuk ka tym të bardhë, por situata mund të ndryshojë. Nuk dihet sesi do shkojnë gjërat, po ajo që mund të thuhet…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të ketë të njëjtin fund tragjik si Muammar Gaddafi i cili u vra në vitin 2011, ose si ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviç i cili vdiq burg. Ai përballet me dështime të mëdha nga ushtria e tij, shërbimet sekrete dhe miqtë politikë, tha njeriu që e ndihmoi atë të aneksonte Krimenë dhe të nënshtronte Donbasin në 2014. “Duhet të ketë një ndryshim të paktën një pjese të ekipit, të cilët nuk janë vetëm hajdutë…dhe të poshtër…por që gjithashtu dështuan në gjithçka që iu besua, tërësisht”, paralajmëroi Igor Girkin, një veteran i inteligjencës dhe ushtrisë, më…
NATO është vendosur në alarm, pasi është mësuar se një avion i përmasave të vogla ka kaluar në hapësirën ajrore të gjashtë vende të aleancës pa u diktuar nga radarët, para se piloti të ulej dhe më pas të zhdukej. Avioni i dyshimtë u pa nga Forcat Ajrore Hungareze dhe Rumune duke fluturuar përmes hapësirës së tyre ajrore, por ai e vijoi rrugën edhe mbi Poloni, Sllovaki dhe Serbi përpara se të zbarkonte në Bullgari. Secili prej këtyre vendeve me përjashtim të Serbisë është anëtar i NATO-s. Sipas medias Euractiv, avioni misterioz besohet të jetë nisur nga Lituania dhe është ulur…