Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me kreun e bordit të Shoqatës “BWA”, Michael Schuman, ndërsa në fokus të diskutimeve ka qenë krijimi i urave të bashkëpunimit ekonomik mes vendit tonë dhe Gjermanisë. Ai tha se në vjeshtë do të organizohet një konferencë për të prezantuar Shqipërinë dhe mundësitë që krijon për bashkëpunim ekonomik. “Biem të gjithë dakord që duhet të kemi më shumë prezencë të kompanive gjermane në Shqipëri dhe kemi dakordësuar që në vjeshtë të organizojmë një konferencë, një prezantim të Shqipërisë në Gjermani, me qëllim që anëtarët të njohën më…
Author: tirana
Detektivja private, Shkënda Lila thotë se rastet më të shumta të cilat grupi i saj ka investiguar në Shqipëri dhe në Kosovë kanë qenë tradhtitë. Ajo thotë se mes Tiranës dhe Prishtinës, Tirana është qyteti që dominon për rastet e tradhtive në çift. Ndër të tjera detektivja zbulon se në shumicën e rasteve pas zbulimit të tradhtisë gratë e kanë falur bashkëshortin, ndërsa e kundërta ndodh më rrallë. “Shumica e rasteve vijnë për tradhti nga të dyja palët. Tirana mbetet e para. Kosova është goxha e kërkuar sidomos për pjesën e tradhtive, por dominon Tirana. Te ne vijnë burra që…
KLSH zbulon shkelje me tendera në vlerën e 1.4 miliardë lekë, kërkon ndëshkim për 70 punonjës të Bashkisë Fier Njoftimi i KLSH: 17 Masa Organizative12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht:-Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara;-Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura;-Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private) 7 Masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin…
Kreu i PR-së Fatmir Mediu, anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozon sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura. Mediu tha se ajo çka i mungon këtij parlamenti është kushtetutshmëria si parlament dhe se ky nuk është më një parlament i zgjedhur, por është një parlament i emëruar. Sipas tij, momenti i parë që duhet të jetë reflektimi ynë, është kthimi i parlamentit te qytetarët. “Mendoj që komisioni i reformës zgjedhore është jashtëzakonisht i rëndësishëm, por së pari duhet të arrijmë në një kuptim të përbashkët, përpara se të fillojmë të merremi me detajet, të merremi me atë…
Autoriteti i Mediave Audiovizive nis tryezat konsultuese me grupet e interesit për rishikimin e Kodit të Transmetimit. Takimi i parë konsultativ në bashkëpunim me UN Women Albania në Shqipëri, u zhvillua në datën 16 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e gazetarëve të terrenit që mbulojnë kronikën dhe çështje të aktualitetit, si dhe me moderatorë programesh me natyrë sociale. Gjatë kësaj tryeze u prezantuan ndryshimet e bëra në draft-Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive, ndër të cilat është përfshirë është një seksion i posacëm për cështjet e barazisë gjinore. Fokusi i këtij propozimi lidhet me promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e diskriminimit…
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të marrë në administrim të gjitha ato bashki, që po shkojnë drejt kolapsit financiar. Në takimin në Pallatin e Kongreseve, Rama iu vuri tre detyra të prera kryetarëve të bashkive, “është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”. “Gjithsesi, një gjë që ministrja nuk e tha, mbase donte të ma linte mua, se lajmin e keq ma lënë mua gjithmonë, është që ne do të marrim masa, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare, në raport me disiplinën financiare. Sic bën gjithë bota. Duke marrë bashkinë në administrim, kur…
“Në fytyrën apo trupin tonë ka defekte që mendojmë se janë aq të mëdha sa na bëjnë të shëmtuar. Por femrat e famshme na tregojnë se e kundërta është gjithmonë e vërtetë”, kështu shprehej Beniada Nishani para pak ditësh në një shkrim motivues për të gjitha vajzat që aspironin të bëheshin modelde. Pas famës që mori në “Big Brother Vip” Beniada është anagzhuar me disa projekte në televizion, duke mos lënë pas dore ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here bën shkrime të tilla motivuese. Por fansat kanë shpërthyer ndaj një veprimi të fundit të modeles, të…
Ka nisur zyrtarisht nga puna Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.Bashkëkryetari i këtij komisioni, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se ky komision funksionin me fryme bipartizane dhe në këtë mënyrë “jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të gjejmë konsensusin e pika të përbashkëta kompromisi”, pasi për t’u miratuar vendimet duhet dakordësia e të dya palëve.Gjiknuri tha se do kërkohet ekspertiza e OSBE-ODIHR si dhe ndihmë nga organizma të tjerë siç është edhe ambasada amerikane në Tiranë.“Ne s’kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR se nuk u gjet dakordësia politike për disa pika. Jam…
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiakët, teksa i ka paralajmëruar për masa shtrënguese për detyrimet e prapambetura. Në takimin që po zhvillon në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama tha se të gjithë kryebashkiakët duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht si të shtojnë të ardhurat financiare. “Dua të ndalem shkurtimisht në disa aspekte. Së pari, në aspektin e detyrimeve të prapambetura, siç edhe në fakt e kemi diskutuar më parë dhe siç kam pasur rastin t’ua komunikoj, ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë, në bazë të parametrave të dakordësuara, jo kot. Kjo është e…
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore zhvillon ditën e sotme mbledhjen e parë. Mbledhja ka nisur në ambientet e Kryesisë së Kuvendiy. Ky komision do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mësohet se fokus të punës, komisioni do ketë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Si anëtar do të jetë edhe Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë në tryezën politike një vit më parë, kur u bënë ndryshimet në kod. Diskutime pritet që të ketë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por edhe për boshllëkun e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar herësin që u vendos në zgjedhjet e…
Një verë pasi ke fituar titullin kampion është gjithnjë një verë e veçantë, ka më shumë shije. Stefano Pioli e pranon se ky është një moment magjik, por mezi pret të rikthehet në fushë: “Nuk jam ndjerë kurrë kaq shumë milanist, por mezi pres të rikthehem në fushë, të stërvit lojtarët dhe të mbrojmë titullin kampion. Më mungojnë shumë lojtarët e mi”, u shpreh Piolio për La Gazzetta dello Sport duke theksuar ndër të tjera se vijon të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm më dyshen Maldini-Massara. Disa miq shumë të afërt me trajnerin kanë zbuluar se Piolo kërkon një mbrojtës,…
Janë identifikuar dy të rinjtë, të cilët u nxorën të pajetë nga Rezervuari i Çekrezës. Mësohet se viktima janë shtetasit Erjon Muça dhe Dorina Gjokgjinaj. Dy të rinjtë 22 vjeç dhe 20 vjeçe u fundosën me makinën e tyre, mëngjesin e sotëm, në Rezervuarin e Çekrezës. Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe D. Gj.,…