Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë për krizën e çmimeve. Në një reagim në Facebook, ai e ka cilësuar kriminal vendimin e fundit të Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve. “265 leke litri, vazhdon cmimi kriminal i naftes!! Qeveria vendosi sot Çmimin e Naftes 265 leke litri. Po sot ne Maqedoni eshte 212 leke litri(109.5 denare). Ne Shqiperi eshte 523 leke (5230 leke te vjetra) me shtrenjte. Ne Shqiperi qeverisin batakçinjte e rilindjes ndaj cmimi eshte ne kete nivel mafioz. Maqedonia nuk prodhon nafte, nuk ka porte por edhe nuk ka ne qeveri superbatakcinj si keta te…
Author: tirana
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje. Në fillim të muajit Qershor, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në interes të çështjes penale nr. 1674, viti 2012, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Vendimi ka ardhur 10 vite pasi organi i akuzës kishte regjistruar procedim penal për pastrim parash. “Më datë 17.12.2012, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr. 1674, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës…
Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Pas hetimeve me metoda speciale të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë. AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë: – N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; – N/Komisar A. H., 45 vjeç, me…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rranxë të Vaut të Dejës. Rreth orës 14:45, një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Rr. po lëvizte me një mjet zetor, por humbi kontrollin. Për pasojë, zetori është përmbysur dhe 38-vjeçari u nis me urgjencë për në spitalin Rajonal të Shkodrës, por ndërroi jetë rrugës.
Financat kanë hedhur në konsultim publik ndryshimet ligjore për të dyfishuar gjobat për bizneset që nëndeklarojnë pagat e punonjësve. Bizneset përveç se do të paguajnë shumën që i detyrohen Tatimeve dhe kontributet e sigurimeve shoqërore për periudhën kur është evidentuar shkelja do t’i shtohet edhe një gjobë në masën 200% mbi detyrimet e rivlerësuara. Në maj Ministrja shprehej se kjo bëhej për ndërgjegjësim “Këto penalitete i përshkallëzojmë jo për arsye sepse duam të vendosim penalitete dhe duam të gjobisim bizneset, por ne duam të rrisim ndërgjegjësimin, duam të bëjmë të mundur që bizneset të mos kryejnë më evazion në drejtim…
Ish kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Arrestimi nga autoritetet italiane e bën Kajmakun dhe të afërmit e tij automatikisht subjekt të ligjit anti-mafia, për verifikimin e pasurive nëse janë produkt i aktiviteteve të paligjshme apo me burime të ligjshme. Bashkëshortja e Agim Kajmakut, Merita Kajmaku, përpos të tjerave deklaron në vitin 2019 rreth 1.9 milionë USD, në formë obligacionesh në banka, me burim të pretenduar kursime familjare si dhe të ardhura nga biznesi. Kjo është deklarata e parë dhe e…
Armando Broja është në qendër të vëmendjes për shumë ekipe në Evropë. Nga Serie A është Napoli dhe Atalanta që kanë kërkuar informacione për shërbimet e tij. Klubi napoletan ka bërë një kërkesë zyrtare për sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe Chelsea i është përgjigjur se duhen 30 milionë euro për kartonin e talentit Broja. Por tashmë, mediat italiane bëjnë me dije se Lazio është futur në skenë për të fituar shërbimet e Armando Brojës. Igli Tare thuhet se do të fluturojë për në Angli dhe të bisedojë me drejtuesit e Chelsea. Tare kërkon Brojën në formë huazimi dhe me të…
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Gerd Gjinararit që kërkonte prishjen vendimit të Gjykatës së Apelit të Korçës që e riktheu atë në burg. Ai u lirua me vendim të Shkallës së Parë në fillim të 2019-ës, një vendim i cili u konsiderua në shkelje të ligjit dhe interpretim të gabuar të tij nga Gjykata e Apelit e cila në qershor e riktheu në burg Gerd Gjinararin. Vendimi për arrestimin e tij nuk është ekzekutuar ende pasi Gjinarari u arratis disa muaj para se të merrej vendimi, duke mos u paraqitur në shërbimin e provës. Gerd Gjinarari ishte i dënuar…
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja, ku vihet një rekord i ri i çmimit të naftës. Nafta ka shkuar në 265 lekë/litri. Benzina do të shitet me 241 lekë dhe gazi 86 lekë. Bordi i Transparencës: Nga sot nafta do të shitet 265 lekë për litër, benzina 241 lekë dhe gazi 86 lekë. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229…
Lagja e re “5 Maji” po merr formë çdo ditë e më shumë. Puna po vijon jo vetëm në ndërtimin e pallateve të reja, por njëkohësisht edhe në asfaltimin e rrugëve dhe sistemimin e ambienteve të përbashkëta.Vepër e një prej arkitektëve më të njohur Stefano Boeri, Lagja “5 Maji” do ketë rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, përfshirë parkimin, hapësira shërbimesh për çdo objekt banimi, 5 godina publike, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, objekte të kultit, qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”.
Viti 2020 shënoi numrin më të ulët të martesave dhe numrin më të lartë të divorceve në 5 vite. Rreth 17.300 çifte e kurorëzuan marrëdhënien në martese por mbi 4200 u divorcuan. Sipas statistikave të INSTAT në 100 martesa 24.4 çifte e kanë finalizuar me divorc marrëdhënien. Nëse do e krahasojmë me 5 vite më parë, rreth janë martuar mbi 5000 çifte më shumë ndërsa numri i divorceve është i njëjtë. Një faktor është edhe pandemia e Covid, e cila paralizoi çdo aktivitet në vend, por sociologët japin të tjera arsye. Arjana Muça sociologe dhe pedagoge thotë se çifteve u…
Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes projektit “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”, së bashku me Bankën Botërore, i kanë dhuruar Policisë së Shtetit 10 automjete të pajisura me sistemin e radarëve për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët konstatohen me shkelje. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtorin e ARRSH, Evis Berberi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektuan nga afër automjetet e reja dhe funksionimin e tyre. Ministrja Balluku tha se në bashkëpunim me partnerët janë hedhur një sërë hapash në drejtim të…