Author: tirana

Gazetari i njohur Alfred Lela ka marrë një post të rëndësishëm në selinë blu, tashmë e rithemeluar dhe me kryetar të ri Sali Berishën. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Lela është emëruar Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun, në PD. Ky emërim i gazetarit të njohur në krye të dikasterit të rëndësishëm të Partisë Demokratike, në lidhje me mediat dhe informimin e publikut për vendimet që merren, vjen ditë pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të selisë blu. Gjithashtu, PD ka përmbyllur me sukses afro dy javë më parë dhe procesin e ristrukturimit të Sekretariateve, sipas Newsbomb. Personat…

Read More

Aktivistët e organizatës “Rebelimi i Zhdukjes”, në shenjë proteste për çështjet mjedisore, u ulën në mes të autostradës Grande Raccordo Anulare në Romë, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve. Ky veprim ka irrituar disa shoferë, të cilët, të revoltuar, kanë dalë nga makinat e tyre dhe kanë tërhequr me forcë aktivistët, me qëllim lirimin e rrugës. Më pas, u nevojit ndërhyrja e policisë, e cila bëri të mundur lëvizjen e protestuesve. “Rebelimi i Zhdukjes”, themeluar në Angli, e përkufizon veten si një lëvizje ndërkombëtare, në përgjigje të shkatërrimit ekologjik të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, bazuar në rezultatet shkencore. Lëvizja bën thirrje…

Read More

Presidenti Vladimir Putin këmbëngul se “operacioni ushtarak” në Ukrainë, ishte i detyrueshëm për Rusinë. Në një konferencë për mediat në Saint Petersburg, ai tha se ky operacion kishte qëllim që të mbronte popullin rus në Donbas, në lindje të Ukrainës. Putin ripërsëriti dhe një herë pretendimin se në Donbas po kryhej gjenocid ndaj popullit rus. “Perëndimi po vijon të furnizojë Ukrainën me armë. Por ne do t’i arrijmë me çdo kusht qëllimet tona përmes operacionit ushtarak” – u shpreh ndër të tjera kreu i Kremlinit. Presidenti Putin u ka bërë thirrje biznesmenëve të fuqishëm që të investojnë në Rusi, duke…

Read More

Një avion misterioz vizitoi Rusinë dhe Venezuelën disa javë para se avioni i lidhur me Iranin të konfiskohej në Argjentinë. Aeroplani Boeing 747 u ndalua në Buenos Aires këtë javë, ku autoritetet argjentinase e kontrolluan dhe e kapën nën dyshimin për aktivitete të inteligjencës, duke arrestuar 19 anëtarë të ekuipazhit. Në mesin e ekuipazhit ishin pesë iranianë, të dyshuar se kishin lidhje me Forcën Quds, krahu i fshehtë i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të caktuar nga terroristët e Iranit, përgjegjës për operacionet klandestine të huaja. Disidentët iranianë kanë paralajmëruar se ndalimi i avionit është provë se regjimi po…

Read More

Teksa ka qenë duke nxjerrë rrobat nga lavatriçja, një nënë 20-vjeçare ka rënë në kontakt me energjinë elektrike pasi lavatriçja kishte akoma ngarkesë elektrike. 20-vjeçarja, Viviane Rodrigues nga Juazeiro i Brazilit verilindor u dërgua me urgjencë në spital nga bashkëshorti, por për të renë kontakti me energjinë elektrike kishte qenë fatal pasi nuk kishte më shenja jete.   Pas autopsisë, trupi i saj u dërgua në komunitetin rural të Gameleira do Di në komunën e Campo Formoso, ku jeton familja e saj ku dhe u varros dje. E reja la pas bashkëshortin dhe djalin e vogël.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, shkruan se është arrestuar Endri Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Sipas të dhënave të Berishës, Endri Çuçi, i cili punonte në KLGJ,  është arrestuar si pjesë e grupit të kontrabandonte ilaçe dhe të sëmura nga vendi ynë në Itali. Lexo edhe: Djali i ministrit Çuçi i proceduar në Itali? Reagon mamaja e tij, Zhaklina Peto: Berisha shpif, ja dokumenti që e vërteton Postimi i Berishës: SUPERSKANDAL! Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te…

Read More

115 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga 556 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Numrin më të lartë të të infektuarve e regjistron Tirana. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Sakaq, janë shëruar 21 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Partia Demokratike, përmes deputetit të saj, Arbi Agalliu, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës, i cili preku sot nivelin historik prej 265 lekë për litër. Me këtë ecuri, shprehet Agalliu, shumë shpejt shtresa e mesme dhe shtresat në nevojë do të jenë në kolaps total. “265 LEKË PËR LITËR! Ky është çmimi i naftës sot që bordi vendosi. Asnjë masë apo reagim për të hequr/ulur së paku përkohësisht disa nga taksat e shumta që paguajmë në çdo litër karburant që blejmë. Me këtë ecuri shumë shpejt, sidomos shtresat në nevojë dhe shtresa e mesme do të jenë…

Read More

Një 19-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës këtë të premte në Elbasan. E reja është gjetur pa ndjenja në banesën e saj në lagjen “5 Maji”. Bëhet fjalë për E. P, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Aktualisht, 19-vjeçarja ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Zbulimi i dy planetëve të ngjashëm me Tokën që orbitojnë rreth një ylli xhuxh, të cilët janë zbuluar nga NASA, mund të jetë vital për ekzistencën e jashtëtokësorëve. Ndonëse nuk duken të banueshme për të bërë jetën që ne njohim, ky yll me ekzoplanetët e tij janë ndër sistemet më të afërta me Tokën, vetëm 33 vite dritë larg. Kjo do të thotë se është një sistem i cili mund të studiohet më shumë sepse përveçse mund të ketë planete të tjerë, një prej tyre mund të jetë një zonë e populluar. “Ka shumë sisteme multi-planetare që kanë rreth…

Read More

Sipas kësaj organizate për demokraci dhe të drejtat e njeriut, me seli në Sarajevë, Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit kanë të bëjnë me të njëjtat çështje – lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Procesi i Berlinit ka një grup të qartë standardesh të vendosura nga acquis communautaire (legjislacioni i BE-së), thotë ky grup. “Procesi i Berlinit”, iniciativë diplomatike e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, është jetësuar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit. Nisma…

Read More