Author: tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës, ku një automjet i drejtuar nga një shtetas kosovar ka dalë nga rruga e për pasoj është përmbysur disa herë. Nga shpejtësia e madhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me kanalin kullues të autostradës e më pas mjeti ka përfunduar mbi 50 metra në ara. Bëhet me dije se në automjet ka qenë dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit. Të dy janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Read More

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas padisë që është ngritur për të në Gjykatë nga deputeti demokrat, Belind Këlliçi. Kokalari shkruan se provokimet e saj në median sociale kanë qenë pikërisht që ai të depozitonte kallëzim, pasi, sipas saj, ishte e vetmja mënyrë që të paraqiste “faktet e manipulimeve që Këlliçi ka bërë në Këshillin Kombëtar”. Postimi: E falenderoj Belind Këlliçin për padinë ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qenë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin…

Read More

Këshilli Koordinues i Sindikatës së Mësuesve në Iran ka thënë që më shumë se 100 mësues janë arrestuar për pjesëmarrje në protestat ku është kërkuar lirimi i mësuesve tjerë të burgosur, por dhe kushte më të mira të punës. Përmes kanalit në Telegram, ky Këshill ka thënë më 17 qershor se 60 mësues në Shiraz, rreth 30 mësues në provincën në Kurdistan dhe mbi 16 mësues në provinca tjera janë arrestuar në protestat kombëtare që janë mbajtur një ditë më parë. Mësuesit iranianë kanë protestuar për kushte më të mira të punës dhe paga më të larta. Si përgjigje, autoritetet…

Read More

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç mohon gjenocidin në Kosovë gjatë periudhës së luftës në vitin 1999. Teksa u pyet për shifrat dhe jetët e humbura gjatë luftës, Bërnabiç tha se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë. Sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur. “Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire,…

Read More

Deputeti demokrat Belind Këlliçi njofton se sot ka paditur për shpifje aktivisten Evi Kokalari, pas sulmeve publike që kjo e fundit ka ndërmarrë ndaj tij. Këlliçi publikon padinë dhe bën me dije se ka kërkuar dhe shpërblim monetar nga aktivistja që i qëndroi në krah Sali Berishës gjatë Foltoreve. Postimi i Belind Këlliçit: Prej shumë ditësh, publikisht, jam sulmuar nga Zj. Evis Kokalari, me gjuhë më linçuese se ajo e kundërshtarëve tanë politikë. Janë hedhur drejt meje akuza të shumta nga më absurdet, të cilat qëndrojnë në gojën e Zj. Kokalari dhe në faqen e saj në rrjetin social Facebook.Duke…

Read More

Altin Drimadha, i njohur si “baroni shqiptar i drogës” i ka shpëtuar sërish arrestimit në një operacion të fundit midis policisë braziliane dhe DEA-s amerikane. Pak ditë më parë u gjet një banesë e tij në Sao Paolo të Brazilit. Në studion e ABC Live, gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për operacioni ku u kap një sasi e madhe kokaine. Hoxha thotë se zbulimi erdhi pasi në banesën e Drimadhës u gjet një USB, e cila kishte të filmuar momentin kur droga ngarkohej në një jaht. Gazetari bën të ditur se grupi përveç stafit në jaht kishte edhe një…

Read More

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Serbi. Instituti i shëndetit publik në këtë vend, në reagimin për mediat thuhet se rasti është importuar dhe se janë marrë të gjitha masat paraprake për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit. Instituti Batut iu bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit.

Read More

Në një kohë që në Shqipëri po diskutohet nëse duhet ligjëruar kultivimi i kanabisit mjekësor, disa shtete kanë shkuar më tej tek liberalizimi i shitjes së drogërave të tjera. Por duket se jo gjithçka ka shkuar sipas planit. Rrugët e qytetit amerikan të Portlandit janë mbushur me njerëz të droguar pasi autoritetet vendosën të legalizonin përdorimin e drogave të forta, duke çuar në një rritje të ndjeshme të vdekjeve nga mbidoza. Policia thotë se rrugët janë mbushur me të pastrehë që shesin e blejnë drogë hapur, ndërsa përdoruesit e narkotikëve vijojnë të rriten ndjeshëm, raporton Fox Neës. Fotot e publikuara…

Read More

Beniada Nishani arriti deri në finale të spektaklit televiziv dhe mes tjerash veçohej edhe për dukjen e saj. Tani që temperaturat kanë nisur të rriten, modelja ka vendosur të shijojë rrezet e diellit. Ajo ka pozuar pranë një pishine e veshur me bikini të zeza duke vënë në plan të parë linjat trupore. Fotografitë janë shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 411 mijë fansa dhe imazhet kanë marrë mijëra pëlqime një ore pas publikimit. Ndryshe, Beniada vazhdon të jetë aktive në këtë rrjet social me publikimin e imazheve nga jeta e saj personale…

Read More

Muzeu “Ripley’s Believe It or Not”, në të cilin mbahet fustani ikonë i Marilyn Monroe ka reaguar pas aludimeve së Kim Kardashian e ka dëmtuar atë kur e veshi në Met Gala. “Nga fundi i shkallëve të Met, ku Kim veshi fustanin, deri tek pjesa e sipërme ku u kthye, veshja ishte në të njëjtën gjendje në të cilën iu dha”, tha zëvendëspresidentja e Ripley, Amanda Joiner. Në deklaratë u vu gjithashtu në dukje se Kardashian nuk e pagoi Ripley-n për ta veshur fustanin, por dhuroi për dy organizata bamirëse në zonën më të madhe të Orlandos në emër të kompanisë.

Read More

Rastet më të shumta që detektivja private, Shkënda Lila ka investiguar, kanë qenë tradhtitë. Mes Tiranës dhe Prishtinës, ajo tregon se tradhtitë dominojmë më shumë në kryeqytetin e Shqipërisë. Në “Abc Live”, ajo deklaroi se edhe pas zbulimit të tradhtisë, gratë e kanë falur bashkëshortin e tyre. “Shumica e rasteve vijnë për tradhti nga të dyja palët. Tirana mbetet e para. Kosova është goxha e kërkuar sidomos për pjesën e tradhtive, por dominon Tirana. Te ne vijnë burra që janë në proces divorci me gratë e tyre, ata duan të zbulojnë prova që ti përdorin kundër grave ne gjyq, për…

Read More