Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se rekomandimi i Komisionit Evropian që Ukrainës t’i jepet “statusi kandidat” në BE do ta afronte vendin e tij drejt fitores në luftën kundër pushtimit rus. “Unë përgëzoj përfundimin pozitiv të Komisionit Europian për statusin e kandidatit të [Ukrainës]”, tha ai në Twitter. “Është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do ta afrojë Fitoren tonë.” “Mirënjohës Von der Leyen dhe çdo anëtari të KE [Komisionit Evropian] për një vendim historik,” shtoi ai. “Pres rezultat pozitiv nga #EUCO [Këshilli Evropian] javën e ardhshme.” Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha gjithashtu…
Author: tirana
Lajmi që futbollisti i njohur Gerald Pique tradhtoi Shakirën është kthyer në temë kryesore kohëve të fundit. Mirëpo në gjithë këtë zhurmë, duket se këngëtarja latine ka dalë mëse e fituar. Vëmendja dhe përkrahja e madhe nga fansat është reflektur më së miri në karrierën e saj. Teksa tifozët e Barcelonës duan që mbrojtësi i tyre historik të largohet nga klubi, këngët e Shakirës që pas lajmit të bujshëm po arrijnë miliona klikime në shumë pak kohë. Videoklipi i saj më i ri “Te Felicito” në më pak se një muaj ka grumbulluar plotë 130 milion shikime në plaformën “Youtube”.…
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar sot një takim me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Temë e diskutimeve ishte financimi për futbollin, ndërsa Ligji i Sponsorizimeve, rihapja e Basteve Sportive dhe futbolli i femrave kanë qenë në fokus. Së bashku me Dukën në takim morën pjesë edhe presidentë nga Superligë. “Mundohemi të japim alternativat tona për rritjen e futbollit. Ligji i sponsorizimit ka efektet e veta për shtimin e sportistëve, rritjen e kushteve dhe zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Kërkojmë mbështetje financiare. Na u premtua nga ministrja se do vazhdojmë takime për këtë…
Në vazhdim të konferencës së saj për shtyp, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se ukrainasit janë “gati të vdesin” për perspektivën europiane. shkruan BBC. “Ne duam që ata të jetojnë me ne ëndrrën europiane. Kjo sigurisht do të ndodhë kur vendi të plotësojë një sërë reformash të mëtejshme të rëndësishme,” shton von der Leyen. Sipas pikëpamjes së Komisionit, Ukraina ka demonstruar qartë aspiratën dhe vendosmërinë e vendit për të përmbushur vlerat dhe standardet europiane.
Mbërrijnë në Shqipëri 10 makina të tjera inteligjente, që do të vendosen në rrugët e vendit për të kontrolluar sigurinë rrugore dhe për të kapur shoferët problematikë. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha mes të tjerash se “Janë makina super-inteligjente dhe ky është një hap tjetër kundër modernizimit të sigurisë rrugore”. “Siguria rrugore në fokus🚔 10 makina të reja inteligjente i shtohen flotës së Policisë së Shtetit përmes projektit të ARRSH dhe Bankës Botërore për rritjen e sigurisë rrugore. Makinat janë të pajisura me kamera dhe sistem- radarin për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të…
Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Xhemi Shehu ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për intervistat. Mirëpo, së fundmi, ajo ka bërë një përjashtim. Madje, ka folur dhe për jetën e saj private. Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”. “Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha ajo. Më tej, moderatorja foli edhe…
Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve z. Paulin Rajta. Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme z.Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun. Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Kakryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike. Së fundmi z.…
Tiranë – Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e kërcënoi se do ta vriste, vihet në pranga 40-vjeçari i dënuar më parë për vrasje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses…
Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Kiev, për shkak të pushtimit rus, i cili ka nisur që në 24 shkurt. Ukraina nuk do të presë Eurovizionin vitin e ardhshëm pavarësisht se fitoi konkursin e vitit 2022, është bërë e ditur. Zërat e fundit thonë se festivali ndoshta do të zhvendoset në Mbretërinë e Bashkuar. Kishte shpresuar se Kievi do të ishte mikpritës i ngjarjes shumëngjyrëshe, veçanërisht si një shfaqje e solidaritetit evropian me popullin e Ukrainës. Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se bordi drejtues i konkursit kishte njoftuar me keqardhje të thellë se nuk ishte e realizueshme.…
Publikohet fotoja e dy bosëve shqiptarë të kokainës në Peru. Mediet e huaja kanë nxjerrë fotot e Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”. Dy shqiptarët kishin hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e 2.2 tonë kokaine, që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”. Dy shqiptarët u fotografuan në hotelin luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf.
Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët. Kryeministri njofton se mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet ditën e hënë, më 20 qershor, në Prishtinë. “Ditën e hënë, datë 20 qershor, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri – Kosovë (në Prishtinë)”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm, të cilëve më pas u kërkonin para, që t’ua rikthenin. A., 59 vjeç dhe L. P., 37 vjeç akuzohen për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim. Ndaj të parit rëndon edhe akuza për “Falsifikim i dokumenteve shkollore”. Njoftimi i plotë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Hackers”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik. Iu vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente arsimore të dyshuara…