Author: tirana

Dy të rinj humbën jetën në rezervuarin Çekrezës në Tiranë, ditën e sotme. Makina me të cilën ata po lëviznin përfundoi në rezervuar. Policia bën me dije se polumbarët e RENEA-s nxorën trupat e Erion Muça, 22 vjeç, dhe Flora Gjinaj, 20 vjeçe. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Sakaq, grupi htimor po vijon punën për zbardhjen e plotë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e…

Read More

Guvernatori i Luhansk, Serhai Haidai ka deklaruar se evakuimi i civilëve nga Severodonetsk është i pamundur dhe i rrezikshëm, sipas The Guardian. “Tani është “e pamundur dhe fizikisht e rrezikshme” që civilët të largohen nga fabrika kimike Azot në Sievierodonetsk për shkak të “granatimeve dhe luftimeve të vazhdueshme. Në fabrikë ndodhen 568 persona, përfshirë 38 fëmijë,” tha Haidai në një mesazh në Telegram.

Read More

Fustanet mini xhaketë sportive janë kudo së fundmi. Të famshëm si Megan Fox, Zendaya dhe Sophie Turner janë parë duke shpallur trendin elegant në publikë. Tani, edhe Dakota Johnson ka ndjekur shembullin dhe e ka personalizuar. Duke parë Festivalin e Filmit Tribeca, aktorja dhe stilistja Kate Young zgjodhi  një mini fustan xhaketë të bardhë ngjyrë fildishi nga Area për pamjen e saj. E thjeshtë nga përpara, pjesa elegante përmbante rreshta kristalesh të mbështjellë në pjesën e pasme, duke nënkuptuar iluzionin e një shtylle kurrizore të zbukuruar.

Read More

Nënë e dy fëmijëve, Konxhe Ramazani nga Elbasani punonte prej disa vitesh në qytetin e Pejës, si kërcimtare në një klub nate, ndërsa njihej me emrin ’Xheni’. Gruaja me flokë të gjata dhe tatuazhe të shumta në trup u zhduk, pasi la në banesë dy fëmijët e saj të mitur. Mbrëmjen e 19 majit u nis për në punë. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e ëma tregon në transmetim live audio-mesazhin shokues që i mbërriti për të bijën disa ditë pas humbjes, në rrjetin social facebook, nga një shqiptar i Kosovës. “Humbjen e Xhenit e mësova…

Read More

Në kuadër të vizitës në Baku, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që merr gazsjellësi TAP për sigurinë energjitike të Europës, në kontekstin e zhvillimeve të fundit,…

Read More

Martina Patti, 23-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare Elena, do të dëgjohet sot në burg nga gjyqtarja hetuese Daniela Monaco Crea. E dyshuara akuzohet për vrasje të shumëfishtë me paramendim dhe fshehje të kufomës. Gruaja është nën vëzhgim në seksionin e burgut të grave, në Piazza Lanza në Catania. Ajo është thirrur vazhdimisht në infermieri për mbështetje psikologjike, por përshkruhet si e qetë. Telefonatat pas vrasjes Para hetuesve do t’i duhet të rikthejë ditën e krimit dhe në veçanti dy orët e fundit në të cilën ndodhi vrasja, fshehja e trupit dhe kërkesat e shumta për…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shënon sot 5 vjetorin e konstituimit të tij. Më 17 qershor të vitit 2017 12 komisionerët e votuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), nisën zyrtarisht ushtrimin e detyrës. Gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të drejtësisë nisën kalimin në “rrjetën” e komisionit. Në këtë ditë, KPK ka bërë një bilanc. Në 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë dhe sot, më 17 qershor 2022, ai numëron në total 535 vendime, prej të cilave 209 konfirmime në detyrë, 200 shkarkime, 88 pushim/ndërprerje procesi, 35…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje sot të gjitha vendeve që të investojnë më shumë në shëndetin mendor, duke vënë në dukje se “dhimbja është e madhe” dhe se psikologjia e njerëzve në mbarë botën është përkeqësuar nga pandemia e Covid-19 . Para pandemisë, gati një miliard njerëz në mbarë botën vuanin nga një sëmundje mendore, tha OBSH në studimin e saj më të madh mbi shëndetin mendor global. Gjatë vitit të parë të pandemisë, shkalla e depresionit dhe ankthit u rrit me një të katërtën.Por investimet për shëndetin mendor nuk janë rritur: vetëm 2% e buxheteve kombëtare shëndetësore dhe…

Read More

Rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të dytë të Maturës Shtetërore, përkatësisht në lëndën e Matematikës. Mësohet se provimi do të nisë në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Përgjatë dy orë e gjysmë maturantët do t’ju përgjigjen pyetjeve, të cilat janë të renditura sipas nivelit të vështirësisë të së nxënësit, duke i krijuar kështu mundësinë çdo nxënësi të përmbushë objektivat e tij. Maturantëve u duhet të grumbullojnë 25% të pikëve për të kaluar edhe këtë test. Ndarja në përqindje varjion si me tej, 40% niveli i parë, 40% niveli…

Read More

Zjarr në Spitalin e Sarandës, përfshihet nga flakët salla e pajisjeve radiologjike Sarandë/Informacion paraprak Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Në Forumin e Prespës për Dialog me temë “Ndërtimi i ardhmërisë në Ballkanin Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë” po trajtohen çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat përballet sot Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës në situatën e përgjithshme ndërkombëtare, politike, atë të sigurisë, mundësitë ekonomike në Evropë dhe më gjerë. Sipas autoriteteve në Shkup Forumi i Prespës për Dialog paraqet një platformë për t’i mbrojtur, promovuar dhe kanalizuar përfitimet e marrëveshjeve politike. Konfirmim në hartën e bashkësisë ndërkombëtare Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha…

Read More

Humbja e dashurisë dhe humbja e kuptimit të jetës janë dy arsyet kryesore që e thyejnë një zemër. Dhimbja të vret, mirëpo ka edhe “ilaçe” që shërojnë një zemër të thyer. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 4 këshilla si të ecni përpara edhe pas ndarjes nga një lidhje e gjatë: Jeni të fortë Ju jeni të plotësuar me veten. Jeni të fortë, të zgjuar dhe të çmuar. Keni veten dhe nuk duhet askush tjetër për ta konfirmuar vlerën apo për t’ju sjellë lumturi. Askush në këtë jetë nuk është i pazëvendësushëm, mbajeni mend këtë gjë. Përballuni me…

Read More