Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia, Franca dhe Gjermania i japin “OK” Ukrainës për t’u futur menjëherë në BE

17:25 / June 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
juuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania, Franca, Italia dhe Rumania mbështesin aspiratën e Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën me tren nga Polonia në Kiev mëngjesin e së enjtes, më 16 qershor, ku më pas atyre u është bashkuar edhe presidenti rumun Klaus Iohannis

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar bisedime me liderët evropianë dhe më pas mbajtën një konferencë për shtyp në Pallatin Presidencial në Kiev.

“Ditë e ngarkuar, takime të rëndësishme. Është kënaqësi të takoj presidentin Macron, kancelarin Scholz, kryeministrin Draghi dhe presidentin Iohanniss në Kiev. E vlerësojmë solidaritetin tuaj me vendin dhe popullin tonë”, tha presidenti ukrainas në kanalin e tij Telegram duke postuar fotografi të takimit me liderët e BE-së.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se liderët e pranishëm të enjten, më 16 qershor në Kiev janë të gjithë mbështetës që Ukraina të fitojë statusin “e menjëhershëm” të kandidatit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane. Ai shton se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Scholz thotë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa i nevojitet.

Edhe kryeministri i Italisë Mario Draghi, ripohoi mbështetjen e tij për aspiratat e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai tha se Italia dëshiron që Ukraina të ketë statusin e kandidatit në BE dhe do ta mbështesë këtë pozicion në takimin e Këshillit Evropian të javës së ardhshme.

“Populli ukrainas mbron çdo ditë vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin evropian, projektin tonë,” shtoi ai. “Ne nuk mund ta vonojmë këtë proces.

Draghi shton se Italia dëshiron të shohë një fund të konfliktit, por “çdo zgjidhje diplomatike nuk mund të ndahet nga vullneti i Kievit”./ Rel

BE France gjermani Itali ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

14:50 / June 6, 2026

Mosmarrëveshjet me vendet evropiane, “The Guardian”: SHBA ‘kërcënon’ të rishqyrtojë rolin e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë

12:51 / June 6, 2026

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

12:43 / June 6, 2026

Nesër zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, 2 milionë votues! Vetëvendosja pretendon fitore dërrmuese

11:19 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.