Author: tirana

Ngarkesa me mish kishte si denstinacion kompaninë “Apetit Group” në Maqedoninë e Veriut, me administrator Arben Ferizin nga Kosova. Kjo kompani operon prej vitesh në treg edhe në Kosovë. “Apetit Group” në Kosovë ndodhet në Vushtri. Ndërsa në vitin 2019, në këtë kompani ka ndodhur një vrasje, kanë raportuar mediat e Kosovës. Asokohe është vrarë Armend Kutllovci, ish-punonjës, që punonte prej vitesh në atë kompani. Armendi u qëllua me një pistoletë të tipit TT-7.62 mm nga një koleg i tij, nga fshati Kukë i komunës së Dragashit.

Read More

Në interpelancën me Ministrin e Brendshëm, deputeti demokrat Ervin Salianji hodhi akuza për rritje të numrit të vrasjeve mafioze. Ai tha se janë më shumë se 100 vrasje të pazbardhura. Salianji tha se ndonëse policia ka më shumë burime, më të aftë për të gjetur njëri-tjetrin janë kriminelët. Këtu u ndal edhe tek arrestimi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, që sipas Salianjit ishte ai që e mori vetë policinë pasi u plagos me armë zjarri, për t’i shpëtuar vdekjes. “Është rritur numri i vrasjeve të stilit mafioz, aty duket qeveria. Se ç’punë keni ju se ka rënë numri i vrasjeve…

Read More

Pas auditit të KLSH në bashkinë e Vlorës, më shumë se 5 persona , shefa të sektorëve të ndryshëm janë pezulluar nga shërbimi civil për 5 vjet. Burime konfidenciale bëjnë me dije se tashmë vendimi ju është komunikuar personave të përfshirë, por ende nuk ka një komunikim zyrtar në lidhje me shkaqet e pezullimit si dhe emrave konkret. Mësohet se KLSH ka kerkuar pezullimin e tyre vjen pas kontrollit të ushtruar në bashki për disa muaj me radhë.

Read More

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehu konsiderata për interpelancën e sotme të thirrur nga deputeti Ervin Salianji, pasi sipas tij është një përpjkekje për të parë çfarë mund të bëhet më mirë. Ai tha se duhet lënë pas politika e sherrit, pasi qeveria dhe opozita janë bashkë në betejën për të përmirësuar Policinë e Shtetit. “Do doja së pari të shprehja disa konsiderata sa i takon interpelancës së sotme spse mendoj se më shumë se e drejta e ligjshme e një anëtarëi të parlamenti për ta kërkuar, besoj se është edhe një përpjekje plotësuese për të parë ca mkund…

Read More

Ish-deputeti Halit Valteri kallëzoi para pak ditësh në Prokurorinmë e Posaçme anti-Korupsion (SPAK) presidentin Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat Valteri u shpreh se presidenti gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Por përveç presidentit, Valteri ka paralajmëruar se do të padisë dhe Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon si dhe “një deputet aktual, i cili në të shkuarën ka qenë ministër”. Me sa duket ajo ditë ka ardhur. Ish deputeti ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, një foto ku mban disa dosje voluminoze dhe e shoqëron…

Read More

Për sasinë prej 45.5 kg kokainë të kapur në Durrës, mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”, janë arrestuar administratori i kompanisë, që kishte porositur mishin, 30-vjeçari nga Kosova, Arben Ferizi, dhe agjenti doganor, Egert Vargu. 39-vjeçari Egert Vargu, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton se është njëkohësisht edhe anëtar i PS në këshillin bashkiak në Bashkinë e Tiranës. Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, Vargu rezulton këshilltar në këshillin bashkiak, si dhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit.

Read More

Ka dalë emri dhe fotografia e policit që ishte bërë gati për t’u eleminuar nga Nuredin Dumani. Sipas burimeve mësohet se është efektivi Krenar Guçe, i cili është marrë në mbrojtje nga policia. Ka qenë Nuredin Dumani, i cili pas dëshmisë maratonë me orë dhe ditë të tëra, është ndalur te një listë me persona, emra dhe foto, që mbante në telefonin e tij dhe që prisnin që të ekzekutoheshin. Sipas dëshmisë së Dumanit, ai duhej të eliminohej për llogari të Erion Alibejt, djalit nga Elbasani, i cili kishte marrë përsipër një hakmarrje të pafre kundër kujto që kishte marrë…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar se më 7 korrik do të mbahet në Kuvend seanca për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës. Balla tha se do të hartohet një dokument serioz dhe në seancë do të mbahen edhe fjalët e rastit nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare. Ai u shpreh se do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave nga ky gjenocid. “Kemi rënë dakord që Kuvendi të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje. Nuk do të mbahet në datë 11 korrik.…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në Baku, Azerbajxhan ku po merr pjesë në punimet e forumit Global te IX. Berisha shprehet se ky forum është një mundësi e veçantë për të paraqitur qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë. “Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’ Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetra Presidente, kryeministra, ministra…

Read More

Të tjera detaje zbardhen nga sekuestrimi i kokainës në Peru. Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro-Lima) dhe DEA (Shtetet e Bashkuara) kanë ndjekur gjurmët e të gjitha lëvizjeve të kompanive të agrobiznesit Liberte Fresh Trade SAC dhe Agroindustrias Josymar SA. Kompanitë janë përdorur nga mafia shqiptare për dërgesën e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë në 16 mije kanaçe shpargujsh që do të dërgoheshin në Holandë. Ismael Berly Jiménez Manrique, nga Trujillo, 37 vjeç, i implikuar në këtë çështje dhe aktualisht i arratisur nga drejtësia, u shfaq si drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie agroeksporti, detyrë…

Read More

Gazetari Mustafa Nano se kishte një numër të pakët protestuesish në protestën që u zhvillua para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera. Ai tha se atje duhet të shkojnë ata mijëra njerëz që e vuajnë këtë situatë. “Ishin të pakët në numër dhe përgjithësisht marrin pjesë njerëz që kanë shqetësime impersonale. Dua të them nuk kemi parë njerëzit që janë me mijëra dhe po e vuajnë situatën. Nuk më intereson dimensioni politik që mund të kertë protesta. Njerëzit që po e vuajnë duhet të bëhen të gjallë, mos t’ua lënë këtë detyrë ca të tjerëve…

Read More