Presidenti francez Emanuel Macron , kancelari gjerman Olaf Solz dhe kryeministri italian Mario Draghi hipën në një tren special për në Kiev. Tre liderët evropianë hipën në një tren special në Poloni dhe pritet të mbërrijnë këtë mëngjes në Kiev të Ukrainës , sipas rrjetit gjerman ZDF dhe gazetës italiane La Repubblica, e cila publikoi një foto të tre burrave brenda trenit. Ditët e fundit, presidenti francez ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke kërkuar të zbusë shqetësimet në Ukrainë dhe disa aleatë evropianë për qëndrimin e tij të paqartë ndaj Moskës. Sa i përket Soltz-it, Kievi…
Author: tirana
Publikohet dëshmia e shtetasit Robert Gj., i cili ishte negociator mes Aleksandër Sadikajt dhe një personi nga Kuçova i cili i kishte një borxh 27-vjeçarit. Negociatori rrëfeu dy takimet me Aleksandrin, para se ai të ekzekutohej në mënyrë makabre. Në lidhje me ngjarjen Prokuroria po heton në disa pista, të cilat janë vrasje për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës, për shkak të njohjes së tij me pjesëtarin e një grupi kriminal që vepron në Holandë, ose hakmarrje për shkak të së kaluarës së tij, si i përfshirë në një ngjarje në Greqi. si dhe mosmarrëveshje për pasurinë.…
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Ukrainë, ka takuar edhe kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitchko. Ka qenë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ka shpërndarë foton ku Rama pozon së bashku me Klitchkon, ndërsa shkruan: “Më pëlqen të shoh dy peshat e rënda së bashku në Ukrainë – miq, sportistë dhe liderë të botës së lirë të shekullit të 21-të: kryebashkiaku i Kievit boksier@Vitaliy_Klychko dhe Kryeministri i Shqipërisë@ediramaal”, shkruan Veliaj.
Vijon turi i takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Shtatë kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Anila Sokoli, Azem Elezaj, Besmir Ramallari, Dëfrim Korbi, Gazmend Hallaci, Klodian Gashi dhe Tigri Braha paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Kukës platformat e tyre të kandidimit.Komisioni i Posaçëm i Kryesisë së Partisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, deputetë, anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e kandidatëve dhe të dëgjonin vizionin e tyre dhe planin e tyre konkret për…
Dy amerikanë që luftojnë përkrah forcave ukrainase në veri të Kharkiv në Ukrainë janë zhdukur prej gati një jave dhe ekziston frika se ata mund të jenë kapur nga forcat ruse, sipas familjeve të tyre dhe një bashkëluftëtari. Dy amerikanët janë Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç, nga Tuscaloosa, Alabama dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle, Alabama. Një burrë që dëshironte të mbetej pa emër për arsye sigurie, i cili vepron si rreshter i ekipit, i dha CNN fotografitë e pasaportave të të dy burrave dhe vulat e hyrjes së tyre në Ukrainë. Burri tha se njësia e tyre po…
Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishte lënë banesën e tij në lagjen ‘Sauk i Vjetër’, ku ai qëndronte me qira prej 3 vitesh. Një ngjarje tronditëse për mënyrën se si autorët zgjodhën ta eliminonin nëpërmjet shpërthimit të një sasie lënde plasëse të vendosur poshtë sediljes së makinës me të cilën udhëtonte, ku hetuesit dyshojnë se ekzekutorët kishin vendosur 500 gram tritol në shasinë e automjetit. Pamje të rënda të atentatit që cënuan edhe njëherë fort sigurinë në vend. Ndërsa fati ishte me një…
Presidenti i Malit të zi, në konferencën me kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, i ka bërë thirrje partnerëve pa përjashtim për ndihmë. Kjo pasi sipas tij, Ukraina është duke humbur qindra njerëz mijëra persona janë të plagosur si pasojë e sulmeve ruse. “Sot kemi nisur bisedimet për përparësitë se ku mund të përfitojmë nga ndihma e miqve që kemi këtu. Vendet kanë problemet e tyre, Mali i Zi nuk është një vend i madh dhe i kuptojmë kufizimet. Por çdo gjë varet nga vullneti. Ashtu siç e përmendi zoti Rama do të fillojmë me rindërtimin e disa blloqeve…
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky. Rama tha se nuk ka asnjë problem për Shqipërinë nëse Ukraina merr statusin e vendit kandidat nga BE. Ai theksoi se ky status do të thotë vetëm se e ardhmja e ukrainasve është në BE. Rama gjithashtu tha se ka një vend të gjashtë në Ballkanin Perëndimor, që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova, e cila pavarësisht kësaj po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë “Ballkani Perëndimor ka 5 vende…
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha se Ballkani do të japë ndihmë për rindërtimin e Ukrainës, ndonëse janë vende të vogla por do të kontribuojnë. Përveç kësaj, Abazoviç tha se po i japin Ukrainës mbështetje financiare. “Lufta të ndalet, duhet të gjemë një rrugë sesi të ndalim luftën shkatërrimin masiv të infrastrukturës të shtëpive, vrasjes së njerëzve, pas kësaj do kemi mbështetje te plotë për rindërtimin e qyteteve. Nuk kemi shumë kapacitete jemi vende të vogla por do japim kontributin tonë. Siç po japim kontribut duke iu dhënë ca pajisje dhe mbështetje financiare, nuk është mjaft por është…
Iljaz Çali po lëvizte me makinën luksoze të marrë me qira, nga Rinasi në drejtim të Tiranës, mbrëmjen e 3 prillit 2022. Pa e ditur se kjo do të ishte xhiroja e tij e fundit dhe nuk do të mund të kthehej më i gjallë në shtëpi. Një jetë e shkurtër e një personazhi që kish mundur shpejt të vinte pasuri, madje të fitonte licenca të rëndësishme në botën minerare. Ai u gjet i vrarë me një plumb të vetëm, pak minuta para se akrepat të shënonin mesin e natës. Ndërsa makina me të cilën udhëtonte u gjet vetëm disa…
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka Ai ka bërë me dije se bashkë me krerët e qeverive të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, mbështesin marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE për Ukrainën, edhe pse siç tha me Bashkimin Europian nuk jemi të kënaqur pasi nuk kanë mbajtur premtimet që na janë dhënë. Rama siguroi gjithashtu se si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe nismëtare për rezolutat për Ukrainën, Shqipëria është e privilegjuar ti japë zë…
Biznesmeni dhe deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka mirëpritur shortin e Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK) për kontrollim të plotë të pasurisë. Ai shkruan se është i pastër si loti, ndaj nuk i frikësohet kontrollit, ndërsa shton se shpreson që të gjithë do ta kuptojnë së pasuria krijohet me punë. “Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës.”