Gerard Pique është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes. Që pas ndarjes nga Shakira, ai është përfolur shumë në mediat botërore për një tradhti ndaj kënëgtares kolumbiane. Sipas mediave të ndryshme, Gerard Pique e ka tradhtuar Shkirën më shumë se një herë, si para edhe pas ndarjes. Pasi shkoi për të jetuar në banesën e tij vetëm, mbrojtësi është parë duke bërë festa më shumë se zakonisht. Ai u pëfrol për një romancë me një vazjë bionde 22-vjeçare, por së fundmi ai është parë në një festë nën shoqërinë e dy femrave të tjera. Sipas revistës Semana, Pique ka qenë…
Author: tirana
Entela Ramosaçajt i është besuar posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vendimi për emërimin e mjekes në detyrën e re u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. NJOFTIMI I PLOTE EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I…
Sikundër ishte paralajmëruar, dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile janë mbledhur këtë të mërkurë në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Më pas, ata do të zhvendosen drejt Kryeministrisë, për të shprehur njëzëri problemin e tyre. Me sloganin “Nuk mban më ujë pilafi”, qytetarët ngrenë shqëtsimin se rritja e çmimeve e ka bërë të përballueshme jetesën e tyre.
Çifti Britney Spears dhe Sam Asghari kanë nënshkruar një marrëveshje që siguron se aktori nuk do të marrë asgjë nga pasuria miliona dollarëshe e Spears nëse ata divorcohen në të ardhmen. Këngëtarja, e cila ka një pasuri prej 60 milionë dollarësh të raportuar, do të ruajë të gjithë pasurinë e saj nëse gjërat shkojnë keq me bashkëshortin e saj Asghari. Sipas mediave të huaja, aktori Asghari bëri shaka në Instagram pak pasi çifti njoftoi fejesën e tyre në shtator se i duhej një kontratë paramartesore për të mbrojtur gjërat e tij, të cilat padyshim nuk vlejnë aq sa fitimet e Spears. “Faleminderit…
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falënderuar vendin tonë që ka dalë në krah të popullit ukrainas. Zelensky falënderoi gjithashtu Shqipërinë e cila iu bashkua botës perëndimore duke dënuar agresionin rus në Ukrainë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. “Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. Shqipëria iu është bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës”, u shpreh Zelensky.
Barça ka njoftuar Dani Alves këtë mëngjes se ai nuk do të vazhdojë në klub nga 30 qershori. Braziliani ishte tashmë me pushime pasi luajti dy angazhime ndërkombëtare me kombëtaren e tij dhe priste të përcaktonte të ardhmen e tij, ndaj tashmë e di se do të duhet të gjejë një ekip. Alves nënshkroi për Barçën në fund të vitit të kaluar për të ndihmuar ekipin në projektin e Xavi Hernandez dhe reduktoi kushtet e tij ekonomike në minimum për të favorizuar rikthimin e tij .Anësori e nisi rrugëtimin duke u bërë titullar dhe ka luajtur shumë minuta edhe pse nuk…
Pasi partia e FIDESZ fitoi për herë të pestë zgjedhjet parlamentare në Hungari, kryeministri Viktor Orban i është drejtuar me një letër Sali Berishës, të cilin e falenderon për urimet. Në letër, ai shkruan se vlerëson miqësinë e hapur dhe të sinqertë që Berisha ka treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh. Duke i uruar shumë sukses në detyrat e tij, Orban shprehet se siguron që mbetet i angazhuar për të zhvilluar marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen. Letra: I dashur Zoti President, Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Jam…
Amber Heard ka pranuar se vazhdon ta dojë ende ish burrin e saj, Johnny Depp pavarësisht gjithçkaje. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një interviste për NBC Neës, ku foli gjatë për gjithë çfarë ndodhi në gjyqin e famshëm Depp-Heard. E pyetur nëse ajo ende e do Depp-in, Heard tha: “Po. Absolutisht. Absolutisht. E dashuroj atë. Unë e doja atë me gjithë zemër dhe u përpoqa të bëja më të mirën që mundja për ta bërë marrëdhënien tonë të thyer të funksiononte. Dhe nuk munda”, tha ajo. “Nuk kam ndjesi negative apo qëllime të këqija ndaj tij. E kuptoj që…
Në Kiev ka nisur konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama, atij malazez Dritan Abazovic dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. “Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!” Shkruan lideri ukrainas në një postim në Facebook.
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure pranë rrethrrotullimit të Thumanës. Mësohet se brenda mjetit ndodheshin dy të rinj, të cilat kanë dalë në kohë nga mjeti, duke iu shpëtuar flakëve. Nuk dihet shkaku që ka shkaktuar zjarrin.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar momentin e takimit me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelensky, në Kiev. Vizita zyrtare në Ukrainë vjen pas ftesës së kreut të shtetit ukrainas. Rama ishte i shoqëruar nga homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ata kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka, Irpini dhe Bucha.
Shqipëria dhe Letonia kanë firmosur marrëveshje në fushën e mbrojtjes gjatë ministerialit të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehet se kjo marrëveshje do të rrisë bashkëpunimin dhe se disa prej trupave shqiptarë do të kontribuojnë si pjesë e grup-batalionit të NATO-s. “Marrëveshja në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë e nënshkruar gjatë ministerialit të Mbrojtjes së NATO, do të rrisë më tej bashkëpunimin me vendin balltik, ku prej disa vitesh trupat tanë kontribuojnë si pjesë e grup-batalionit të NATO-s.”