Author: tirana

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua sot deputetëve të parlamentit çek dhe e krahasoi gjendjen e vendit të tij me pushtimin e Çekosllovakisë nga sovjetikët në vitin 1968. Presidenti Zelensky falënderoi çekët për mbështetjen e tyre, ofrimin e armëve të rënda në një pikë vendimtare të konfliktit. “Ne jemi me ju, jini me ne,” tha ai, duke cituar një rresht të famshëm nga një prej transmetimeve të fundit radiofonike në vitin 1968 përpara se ushtarët rusë të merrnin ndërtesën e Radios Çekosllovake. Ai tha se Ukraina tani po përdor të njëjtat fjalë për t’u bërë thirrje të gjitha kombeve…

Read More

“Plumbi i Artë” apo Nuredin Dumani, duket se ka rrëfyer të gjitha krimet e bëra nga vetë ai por edhe nga bandat e kriminelët që kontaktohej për të çuar në fund “porositë”. Por përveç dëshmive të fundit që janë publikuar në media, burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur, se Nuredin Dumani ka rrëfyer të tjera krime. Këto krime kanë të bëjnë me ngjarje të bujshme që kanë tronditur disa qytetet të ndryshme të vendit. Për arsye hetimore, nuk janë bërë publike ngjarjet konkrete, por Dumani thuhet se ka marrë pjesë në atentate, në Shkodër, Tiranë, Fier por edhe…

Read More

Para sezonit turistik veror, Turqia ka hequr kufizimet e Cocid-19 për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi. Që prej 1 qershorit 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR ose Antigjen. Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.

Read More

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 germa “a” të K.Penal. Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i M.V., ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen…

Read More

Ndonëse “Big Brother VIP” ka muaj që ka mbaruar, ish-banorët e tij zgjojnë gjithmonë kureshtje me deklaratat e tyre. Së fundmi, ka qenë Antonela Berisha, ajo që ka bërë “lëmsh” rrjetin. Gjatë një interviste në “Wake up”, ish-banorja ka folur miqësitë e krijuara brenda shtëpisë së famshme. Ajo ka marrë shembullin e Einxhelit dhe Beniadës, të cilat sipas saj dikur betoheshin për njëra-tjetrën, ndërsa sot nuk flasin. Sakaq, Antonela ka zbuluar se ka ruajtur marrëdhëniet me Monikën, teksa e ka cilësuar një “bomb” ndarjen e Donaldit nga Beatrixës. “Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda.…

Read More

Një gjyshe 61 vjeçe nga SHBA ka treguar se është e martuar me një djalë vetëm 24 vjeç dhe ata po bëhen gati që të kenë një fëmijë. Cheryl dhe Quran Mccain nga shteti i Xhorxhias janë kthyer në sensacion në rrjet për shkak të diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë. Çifti ka arritur që të ketë mbi 2.2 milionë ndjekës në faqen e tyre në TikTok dhe këmbëngulin se dashuria e tyre është e vërtetë. Ndërkohë, mediat shkruajnë se korrikun e kaluar, Qurani i propozoi Cheryl-it duke përdorur një unazë të financuar nga fansat e tij në internet, dhe…

Read More

Banorët e fshatit Mizë në Divjakë kanë përfunduar në spital me temperaturë të lartë dhe këputje në trup pas kontaktit me rosa të ngordhura. Ngjarja ndodhi në fermën e biznesmenit Ardian Bakiu, i cili prej vitësh mbarështron rosa pranë një liqeni në fshat. Bakiu në një prononcim për ABC ka tregur se brenda pak ditësh i ngordhën 4200 rozat që kishte në fermë. Përballë një numri kaq të madh shpendësh të ngordhura, ka rrëfyer se ka kërkuar ndihmën e banorëve për të groposur ato, mirëpo pasi i groposën ai së bashku me baorët shfaqën simptoma sëmundjeje si temperaturë dhe këputje.…

Read More

Një oficer është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ishte shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.G., fotoja e të cilit u gjet ne celularin e Nuredin Dumanit, raporton BW. Dumani, tashmë i pandehur i drejtësisë, kishte marre porosi ta vriste policin. Lala raporton se polici me inicialet K.G., ka qene me herët me detyrë oficer ne Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.

Read More

Dy adoleshentë janë larguar nga shtëpia që me datë 1 qershor në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër dhe nuk janë kthyer më. Nëna e tyre me inicialet D. K., 49 vjeçe, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj. Fëmijët janë K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Policia jka njoftuar se po punohet për gjetjen e tyre.

Read More

Altin Drimadha, një i shumëkërkuar në të gjithë botën për trafik drogë, ka mundur të shpëtojë sërish nga prangat. Mësohet se policia e Brazilit ka zhvilluar në aksion së fundmi për kapjen e tij në bashkëpunim me agjentët e DEA-s amerikane, por mesa duket shqiptari ka nuhatur gjithçka dhe është arratisur. Departamenti i Inteligjencës vetëm së fundi arriti që të identifikonte një banesë që përdorej nga shqiptari. Ajo ndodhej në Sao Paulo të Brazilit dhe ruhej nga bandat lokale të favelave. Më 7 Qershor, autoritetet arritën të identifikonin vendin. 25 oficerë policie bastisën shtëpinë në fjalë. Ata arrestuan dy persona…

Read More

Presidenti kinez Xi Jinping i tha homologut të tij rus Vladimir Putin në një telefonatë të mërkurën se Pekini do të vazhdojë të mbështesë Moskën për “sovranitetin dhe sigurinë”, sipas mediave shtetërore. “Kina është e gatshme të vazhdojë të ofrojë mbështetje të ndërsjellë për çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore si sovraniteti dhe siguria”, tha Xi, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV. Kjo ishte telefonata e dytë e raportuar mes dy liderëve që kur Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë më 24 shkurt. Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe është…

Read More

Arkitektë, inxhinierë informatike, gazetarë dhe farmacistë nga Kosova, Mali i Zi, Italia etj, që morën nënshtetësinë shqiptare, u betuan edhe para kryebashkiakut te Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se ky është një moment kritik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë ceremonisë së betimit të shtetasve të rinj, Veliaj tha se: “Ky është një moment kritik për të gjithë vëllezërit dhe motrat nga Kosova, të cilët na bashkohen sot si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Unë mund të them fjalë të bukura, por…

Read More