Presidenti Ilir Meta ka reaguar rreth shqetësimeve që ka sjellë propozimi për hartën e re gjyqësore, duke theksuar se vendi ynë ka nevojë urgjente për gjyqtarë e prokurorë të plotësojnë vendet bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë. “Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë. Si President i Republikës, prej më shumë se 3 vitesh kam kërkuar zyrtarisht dhe kam përsëritur thirrjen në adresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioneve të tjera qeverisëse të sistemit të drejtësisë, por dhe aktorëve dhe institucioneve të tjerë vendimmarrës se, duhet të angazhohen me seriozitet dhe me ritme më të…
Author: tirana
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit “Vullnetari”, arrestuan 52-vjecarin B. P., për veprën penale “Dhuna në familje”. Si rezultat i hetimeve të thelluara dyshohej se shtetasi B. P. kishte armë të fshehur në banesë dhe se dhuna mund të përshkallëzohej pasi ky shtetas të mbaronte vuajtjen e dënimit. Nisur nga këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm për disa ditë, në banesën e shtetasit B. P. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arme zjarri pushkë, të cilën ky shtetas e…
Prej kohësh, me mbështetjen bashkëpunuese të agjentëve të DEA-s, Policia Federale e Brazilit po zhvillonte një sërë hetimesh për Altin Drimadhën, një trafikant ndërkombëtar droge në kërkim nga Shqipëria. Të dhënat dhe gjetjet e gjurmimit të departamentit të inteligjencës lejuan Policinë Federale të Brazilit të identifikonte një nga ambientet e Altin Drimadha në Sao Paulo, Brazil, të ruajtur nga bandat lokale të favelës. Më 7 qershor, u konstatua vendndodhja e objektivit dhe u lëshua urdhri i kontrollit. Njëzet e pesë agjentë të Policisë Federale bastisën vendin, çarmatosën dy shoqërues dhe gjetën 230,000 dollarë amerikanë CASH, si dhe 350 kg kokainë…
Policia e Korçës ka vënë nën sekuestro pasuri që arrijnë vlerën 15.100.000 lekë të cilat janë në pronësi të Erion Demollit, 35 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në zbatim të këtij procedimi,…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev ku pritet që të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky. Kreu i qeverisë ka shkuar në Irpin dhe Borodyanka, ku ka parë nga afër pasojat e bombardimeve ruse. Ndër të tjera, ai ka vizituar edhe një muze, ku ishin shfaqur pasojat e luftës, që nga lodrat e fëmijëve të vdekur e deri tek shkatërrimet në ndërtesat, fotot e të cilave i ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook. Kryeministri Rama ka lënë shënimin e tij në librin e kujtimeve dhe ka lënë mesazhin që bota të triumfojë dhe “ta…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se harta e re gjyqësore ka respektuar rekomandimet e KuvenditNë fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend ku u diskutua raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjiknuri tha se harta e re ka më shumë anë pozitive se anë negative.Ai u shpreh se ajo mund të sjellë kosto shtesë për disa persona, por këto mund të korrigjohen në të ardhmen. “Rregullimi i hartës, rishpërndarja e gjyqtarëve të cilët do të menaxhojmë fluksin do të sjellë më shumë eficencë, m ë shumë llogaridhënie, më shumë standardizim. Standardizimi…
Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, i shoqëruar nga homologu i tij Edi Rama, kanë vizituar Ukrainën. Dy kryeministrat kanë parë nga afër shkatërrimet në qytetet e Borodjanka dhe Irpin, të bombarduara nga trupat ruse. Në një interviste për RTCG, Abazoviç tha se “paqja nuk ka çmim dhe se ndodhet në Ukrainë për ta mbështetur atë.” “Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje me anë të dialogut, por gjëja më e rëndësishme është të ndalohet lufta, agresioni dhe vrasjes së civilëve”, tha ai. Abazovic u shpreh se patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojnë një katastrofë të…
Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishin të ftuar tre nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja, Antonela Berisha dhe Eltion Merja. Tema që ata diskutuan ishte rreth miqësive të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe më pas prishja e tyre pasi banorët dalin nga aty. Moderatori i njohur, Isli Islami, u bëri një pyetje tre të ftuarve: “Cili nga ju u habit me mungesën e pranisë së Sabianit në dasmën e Ilirit, duke qenë se po flasim për miqësi që nuk kanë shkuar siç mendonim?”. Biseda në studio: Monika: Unë e mendova pak a shumë,…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha tregon arsyen se pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me Ramën në Ukrainë. “Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit. Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines. Dihet se Shqiperia…
Një 29-vjeçar me iniciale Ç.V. dhe një 28-vjeçar me iniciale R.J. në bashkëpunim me njëri –tjetrin kanë kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të Laprakës. 29-vjeçari ra në prangat e policisë, ndërkohë vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit. Të rinjtë kanë vjedhur 3 motorë në zona të ndryshëm konkretisht: Më datë 22.02.2021, në oborrin e një spitali, kanë vjedhur motorin e shtetasit E. S. Më datë 28.02.2022, në rrugën “Lord Bajron”, kanë vjedhur motorin e shtetasit K. Sh.. Më datë 14.06.2022, në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se kanë vjedhur motorin e shtetasit B. J.
Në datën 19 qershor rikthehet violinisti I famshëm shqiptar Tedi Papavrami në skenën e kryeqytetit për një koncert recital me violinë dhe piano.Në program vepra nga Ludwig van Beethoven , për të mbyllur ciklin e plotë të sonatave të autorit të madh gjerman. Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada Franceze dhe mbahet në kuadër të hapjes së festivalit muzikor Different TrainsNë Teatrin e Operas dhe Baletit , datë 19 qershor, ora 20.00. Biletat gjenden në www.myticket.al
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la këtë të mërkurë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutajt dhe familjarëve të tij. Gazmend Mahmutaj, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike në Berat Kasem Mahmutaj, është dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000. Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme. Një pjesë…