Author: tirana

Besoni apo jo, por edhe pse ata tradhtojnë partnerët e tyre, rreth dy të tretat e këtyre njerëzve pretendojnë se janë në një marrëdhënie të lumtur. Vetëm 33 përqind e atyre që tradhtojnë partnerin e tyre kanë deklaruar se janë në një lidhje të pakënaqur. Gjithashtu, një studim që përfshinte 2000 persona që kishin tradhtuar zbuloi se gratë kishin më shumë gjasa të thoshin se kishin një martesë të lumtur, ndërsa 63 përqind e burrave thanë të njëjtën gjë. Madje, 83 përqind e burrave thonë se afera ka përmirësuar martesat e tyre. Pavarësisht se pranojnë se kanë tradhtuar partnerin e…

Read More

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka bërë një tjetër denoncim për aferën e inceneratorëve. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai bën të ditur se në 1 qershor i është drejtuar me një kërkesë për informacion ministrisë së Financave për kreditë e marra nga kompanite e Inceneratoreve, Albtec, IEBV dhe IT Waste, duke përdorur Garancine Sovrane te vendosur nga Qeveria. Vasili thotë se ministria ende nuk i ka kthyer përgjigje dhe thekson se ky dikaster është i kapur për gryke nga inceneratorët, sikurse qeveria, thotë ai. Reagimi i plotë: SKANDALI! Ministria e Financave, e kapur per fyti…

Read More

Ylli i Hollywood, Bradley Cooper ka folur për herë të parë për varësinë nga alkooli dhe lëndët narkotike dhe për momentin kur kuptoi se rruga që kishte marrë po e çonte drejt shkatërrimit. 47-vjeçari tregoi se periudhën më të vështirë e kaloi në fillim të karrierës së tij. “Isha kaq i humbur dhe isha i varur nga kokaina”, tha aktori. Por, ishte Will Arnett ai që e ndihmoi të kuptonte se duhej të ndryshonte. “Ai më tha gjatë një eventi se dukesha si trap. Ky ishte momenti kur kuptova se kisha probleme me drogën dhe alkoolin kur Ëill më thoshte këtë,…

Read More

Policia e Kavajës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura. Në pranga përfundoi F.M. Policia bën me dije se nga hetimet, dyshohet se ai ka abuzuar para dy vitesh me dy vajzat e tij të moshave 16 dhe 17 vjeçe. Fillimisht, ky rast u denoncua nga emisioni investigativ “Piranjat”, ku një nga vajzat e mitura tregoi se si ati i kishte ngacmuar seksualisht.

Read More

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka ironizuar skandalin me numrat e telefonit të tre milionë shqiptarëve që janë reklamuar në një faqe në internet për t’u shitur. Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha thekson se të dhënat personale të shqiptarëve janë si Edi Rama në plazh, duke iu referuar fotove të vjetra të Kryeministrit në bregdet. “Të dhënat personale të shqiptarëve si Rama n’plazh” shkruan ai në postimin e tij.

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të zi Dritan Abazoviçi janë takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky. Lideri ukrainas ka publikuar pamjet e këtij takimi në llogarinë e tij në Facebook. Zelensky ka pritur dy kryeministrat, të shoqëruar nga delegacionet në rezidencën presidenciale në Kiev. “Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic”, ka shkruar Zelensky krahas pamjeve.

Read More

Marash Kumbulla ka bërë një postim në rrjetet sociale, në të cilën ka bërë bilancin e një sezoni të gjatë dhe të vështirë dhe fanellën e Romës dhe atë kuqezi. Trofeu i Conference League i fituar me Romën në “Air Albania” dhe arritja shumë afër në “Play-Off”in e Botërorit me kombëtaren ishin dy nga pikat kryesore në të cilën mbrojtësi krenohej, ndërsa thekson se të tjera arritje do të vijnë. “Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren, u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zhvilloi këtë të mërlurë një vizitë pune në Athinë, ku u prit nga homologu i tij grek, Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas. Ata diskutuan mbi nevojën për forcimin e kuadrit të përbashkët strategjik për luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm, si dhe për hetimin e rasteve të vrasjeve. Të dy drejtorët shprehën vullnetin e përbashkët për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në çështjet e sigurisë, bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta. “Drejtor Nano ka theksuar se…

Read More

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen me thikë të Petrak Gjikës në Fier. Të dhënat nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, bëjnë të ditur se çështja është duke u shqyrtuar mes prokurorit të çështjes dhe oficerit të policisë gjyqësore. Informacionet mbi ecurinë e hetimeve kanë mbetur ende sekret midis këtyre dy palëve. Pyetjes tonë nëse hetimet po ecin në drejtimin e duhur, burime në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier thanë për ABC se shumë shpejt kjo ngjarje do të zbardhet dhe autori do të vihet para drejtësisë. Një fakt tjetër, po nga këto burime, është se po punohet intensivisht, …

Read More

Në 24 orët e fundit numri i personave të infektuar me Covid në vendin tonë ka qenë 92, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i personave të shëruar përgjatë 24 orëve të fundit ka qenë 56. Njoftimi i MSh: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me…

Read More

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shfaq me një gjuhë më të ashpër ndaj Rusisë të mërkurën pasi vizitoi trupat franceze dhe ato aleate në një bazë të NATO-s në Rumani, në përpjekje për të ulur shqetësimet në Ukrainë dhe midis disa aleatëve evropianë për qëndrimin e tij të mëhershëm ndaj Moskës. Presidenti Macron arriti në Rumani në kuadër të një udhëtimi treditësh në krahun jugor të NATO-s, përfshirë Moldavinë, përpara një vizite të mundshme në Kiev të enjten bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis, thanë dy burime diplomatike. Vizita simbolike…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Eagle”, i zhvilluar nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Në pranga është vënë një shtetas në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Eagle”. Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Lord Bajron”,…

Read More