Arrestohet ish-drejtori i OSHEE në Mirditë Altin Nikolli. Nikolli u përfshi në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Lezhës për veprën penale plagosje e rëndë me dashje. Ai ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas veprimeve hetimore është lëshuar dhe urdhër ndalimi.
Author: tirana
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj. Xhaçka theksoi se ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave, duke çuar edhe në ndërprerjen e angazhimeve konkrete për këtë agjendë. “Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me organizatat rajonale, zëri i tyre të dëgjohet në Këshillin e Sigurimit. Është koha, që ta çojmë bashkëpunimin tonë me organizatat rajonale në një nivel…
Një automjet është djegur tërësisht në Qafën e Muzinës. Dyshohet se makina ka marrë flakë nga një defekt në sistemin elektrik të makinës ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi. Djegia e automjetit ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh në aksin Gjirokastër-Sarandë. Një pjesë e mirë udhëtojnë për pushime verore ndërsa ka edhe të tjerë që udhëtojnë për punë.
Një operacion i Policisë së Tiranës të zhvilluar një natë ka zbuluar një depo që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit. Depoja është zbuluar në zonën e Yzberishtit e ndërsa në pranga ka përfunduar një person. Policia ka sekuestruar disa armë të zjarrit të modifikuara dhe ato që ishin në proces modifikim. Përveç armëve janë zbuluar edhe disa municione. Policia i ka dërguar për ekspertizë për t’i krahasuar me ato të gjetura në disa ngjarje kriminale.
Ura e fundit në Severodonjeck është shkatërruar, duke e shkëputur këtë qytet të Donbasit nga pjesa e djathtë e bregut dhe duke bllokuar qindra civilë ukrainas dhe trupa ushtarake. Rusia është në prag të marrjes së qytetit dhe midis 100-200 ushtarë ukrainas po vdesin çdo ditë. Në rajonin jugor të Hersonit, Ukraina është duke bërë përparim në kundërofensivën ndaj pozicioneve ruse. Trupat ruse raportohet se kanë filluar të lëvizin sërish drejt Harkivit. Me artilerinë e ashpër ruse dhe me sulmet me raketa, por edhe me ndryshimet në taktikën ruse dhe komandën ushtarake, rrjedha e luftës po kthehet kundër Ukrainës dhe…
Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka filluar të mobilizohet për protestën e cila do të mbahet sot para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, protestë kjo e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tashmë pranë objekteve të institucioneve, si Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës ka një numër të shtuar të zyrtarëve policorë. Njëjtë shihet edhe në sheshet kryesore të Prishtinës.Sipas procedurave të parapara, policia ka njoftuar se do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës. Policia e Kosovës thotë se…
Dje u sekuestruan 45.5 kg kokainë në një kontejner në Portin e Durrësit që vinte nga Brazili. Në pranga u vu, 30-vjeçari A. F., banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil si dhe E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani. Sasia e kokainës vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, dhe siç njoftohet u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve…
Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancë plenare. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00, ku pritet që të ketë diskutime për disa projektligje. Në seancën e sotme është kërkuar interpelancë nga ana e deputetit të PD-së, Ervin Salianji për ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. RENDI I DITËS– Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.6.2022.– Interpelancë me Ministrin e Brendshëm z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.– Raporti për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. (Neni 69 i ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e…
Dashi-Hapni dritaret për këtë ditë të hershme vere që ju përgatit terrenin pjellor ku mund të kultivoni ambiciet tuaja më të vërteta, ato në të cilat vendosni shpresat më të mira. Dielli, me shenjën e ashpër të Binjakëve, shumë i ngjashëm me ju si natyrë, ndriçon entuziazmin dhe nismat tuaja. Demi-Përshëndeteni këtë ditë të re me një shpirt të hapur, kureshtar dhe të gjallë. Është një ditë qershori që ju hap rrugën drejt një ristrukturimi real të ekzistencës suaj, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë të Demit. Jupiteri është pozitiv nga Dashi dhe ju mbush me energji dhe…
Një vrasje u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku viktimë mbeti shtetasi Lulash Qepuri 75-vjeç.about:blank Ai u qëllua me armë 4 herë në lokalin në pronësi të tij e për pasojë mbeti fillimisht i plagosur dnërsa ndërroi jetë në spital, siç njofton edhe policia. Viktima është me precedentë penalë, pasi ishte arrestuar në vitin 2011. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 21:40, në fshatin Stom Golem, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi L. Q. rreth 76, vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë…
Armë dhe municione, janë kapur gjatë një aksioni policor të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Siç shihet në pamje, armët ishin të futura brenda disa kutive përkatëse dhe nuk dihet ende nëse ishin bërë gati për tu trafikuar, apo se për çfarë do përdoreshin. Në këtë aksion janë sekuestruar armë të lehta si pistoleta por edhe nga ato të rëndat siç janë “shotgun”.Lidhur me këtë ngjarje policia ka mundur të shoqërojë një person.
Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i vlerave të larta të presionit atmosferik. Këto do të krijojnë kushtet për mot të kthjellët me vranësira kalimtare. Në orët e nxehta të ditës vranësirat do të marrin zhvillim në zonat malore e kryesisht në juglindje. Në këto zona gjatë mesditës parashikohen reshje shiu afatshkurtra. Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 13 deri 27°Cnë zona e ulëta 16 deri 33°Cnë zona bregdetare 17 deri 31°C