Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, teksa fliste për luftën e qeverisë shqiptare kundër korrupsioni. Për Tabakun, dalja e Ramës në Konferencën e Parë të Antikorrupsionit ishte një lloj spektakli për t’iu treguar shqiptarëve se Shqipëria nuk është vendi më i korruptuar në kontinent. Duke përmendur ish-ministrat dhe ish-deputetët që janë dënuar për korrupsion të nivelit të lartë, Tabaku shprehet se lista me emrat e figurave politike në radhët e PS-së, si të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, duhet të zgjerohet akoma edhe më shumë. Postimi i Tabakut: Edhe sërishmi Shqipëria është vendi më…
Author: tirana
Deputeti i PS Petro Koçi komentoi zhvillimet brenda selisë rozë pas ceremonisë së 31-vjetorit të PS-së. Ai e konsideroi si normale dhe sjellje të civilizuar politike praninë e disa eksponentëve të LSI-së në ceremoni. Koçi e konsideroi si përgjegjësi personale faktin që disa figura lokale të socialistëve kanë përfunduar para drejtësisë. Deputeti i PS-së tha se ata që kanë keqadministruar apo janë përfshirë në raste korrupsioni duhet të shporren nga zyrat e shtetit. Ndër të tjera Koçi hodhi idenë që lista e abuzuesve në detyrë duhet të bëhet publike dhe të ashpërsohet kodi penal. “Në rastin e Fierit, të hipotekës,…
Jo të gjitha vdekjet që ndodhin në Kosovë, regjistrohen brenda afatit kohor në zyrat e regjistrimit të gjendjes civile nëpër komunat përkatëse, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare. Me ligj, deklarimi i vdekjes duhet të bëhet nga një pjesëtar madhor i familjes, me një raport mjekësor, brenda 30 ditësh nga vdekja. Por, vonesat në deklarim kanë bërë që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës, vetëm vitin e kaluar, të paguajë afro gjysmë milioni euro për pensione të personave të vdekur. Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të publikuar këtë muaj, kjo ministri ka paguar 3,314 pensione pas vdekjes…
27-vjeçari, Aleksander Sadikaj, i cili u vra dy ditë më parë me bombë të telekomanduar në Tiranë, ka qenë shok dhe me mashtruesin Ledion Mucaraku, ose siç i pëlqen atij ta quajn “ish-President i Firmës Piramidale 2007-2014”. Ky i fundit, ka postuar disa foto me Aleksandër Sadikajn në rrjetet sociale dhe teksa e konsideron si vëlla, shkruan se do i mungojë shumë. “U prehsh në paqe vlla Aleksander Sadikaj, vëlla do më mungosh shumë vëlla” shkruan Ledion Mucaraku duke e shoqëruar me disa emoji duke qarë. Nga fotot duket se Ledion Muçaraku ka qenë dhe në resortin e Aleksander Sadikajt…
Më 13 qershor në Uashington u përurua Muzeu kushtuar Viktimave të Komunizmit. Muzeu nderon mbi 100 milionë individë, që u vranë nga regjimet komuniste në gjithë botën. Në ditët e sotme vlerësohet, se rreth 1.5 miliardë banorë jetojnë ende në sisteme komuniste, armike të demokracisë, që shkelin të drejtat dhe liritë e shtetasve të tyre. Shqipëria ka jetuar për gati gjysmë shekulli në një prej sistemeve komuniste më brutale dhe sipas shumë vlerësimeve, vendi ende nuk është shkëputur plotësisht nga mentaliteti autoritar. Studiuesja amerikane Lori Amy në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho,…
Që pas humbjes së gjyqit ndaj ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp, aktorja Amber Heard ka dhën një intervistë për “Today”, ku ka folur për herë të parë për ngjarjen që bëri kaq shumë bujë. Sa i përket vendimit të trupit gjykues, ajo u shpreh se nuk i fajëson. “Unë nuk i fajësoj ata, përkundrazi, i kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin. Ai është një aktor fantastik”, tha ajo për Depp. Trajtimin që i është bërë kësaj çështjeje në mediat sociale, Herad e quajti të “padrejtë”, pasi shumë postime në TikTok dhe Twitter favorizonin…
Pas 16 vitesh me fanellën e Real Madrid dhe 25 titujve të fituar (lojtari që ka fituar më shumti me Realin), Marcelo i ka dhënë lamtumirë klubit spanjoll. Gjatë fjalës përshëndetëse në konferencën e shtypit, futbollisti brazilian nuk ia doli të mbante lotët ndërsa falenderoi trajnerët, stafin e Los Blancos po ashtu edhe familjen e tij. “Largohem që këtu me kokën lart, e di se familja është krenare për mua. Jam me fat dhe gjithçka kam arritur në jetë e kam arritur me punë. Kam pasur fat me njerëzit të cilët kanë qëndruar përkrah meje, por kjo nuk është një…
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama rreth luftës që ka bërë qeveria kundër korrupsionit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çupi ka publikuar shifrat, që sipas saj tregojnë demin ekonomik nga abuzimet me tenderat. “Meqë kryeminstri i ka qejf shifrat, kjo tabela tregon abuzimet me miliarda lek vetëm këto vite të qeverisjes së Edi Ramës që sot fyen inteligjencen e shqiptarëve me konferencë antikorrupsion. Pra këto janë të gjitha pasojë e abuzimit, tendera pa konkurrencë, tendera me fond limit apo dhënë individëve me precedentë penalë. Këto miliarda edhe prej proceseve…
Më 24 maj, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit njoftoi arrestimin e 56-vjeçarit nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Ndaj El Salih është lëshuar me 18 maj një masë sigurie arrest me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas kërkesës së depozituar nga prokurori Adnan Xholi. Prokuroria e akuzon El Salih se ka përdour një llogari në rrjetin social ‘Facebook’ për të shpërndarë një seri postimesh në mbështetje të Shtetit Islamik të Irakut dhe…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thirrur deputetët në një mbledhje ditën e martë. Mbledhja pritet të mbahet në orën 15:30 në selinë blu. Në fokus do të jetë procesi i reformës territoriale, duke marrë shkas se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.
Polonia ka ndërtuar një mur 140 kilometra në kufirin me Bjellorusinë. Lajmi u raportua nga portalet vendase, duke cituar Shërbimin Kufitar polak në Twitter. “Janë mbledhur seksionet e para të përfunduara të barrierës kufitare midis Polonisë dhe Bjellorusisë. Pritja e pjesës tjetër vazhdon. Hapësirat janë tashmë 140 kilometra të gjata. Instalimi i barrierës elektronike do të fillojë në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë. Pas aneksimit të Krimesë dhe fillimit të agresionit rus në Donbass të Ukrainës, filloi edhe zbatimi i projektit për ndërtimin e sistemit të ndërtimeve mbrojtëse. Kjo, përgjatë kufirit me Federatën Ruse – i quajtur “Muri”. Ndërtimi…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ishte e pranishme në Konferencën e Parë Antikorrupsion, ku vlerësoi përkushtimin e qeverisë shqiptare në luftën kundër këtij fenomeni. Ajo nënvizoi se Shqipëria do të ketë në çdo hap mbështetjen e SHBA, ndaj bëri thirrje që të bëhet akoma edhe më shumë progres në goditjen ndaj korrupsionit. “Qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit, nga përvoja jonë është ajo për të cilën ne flasim, jo sepse nuk kemi korrupsion. E kemi përjetuar se çdo të thotë. Kështu që do të doja t’ju thosha. Ju si qytetarë të Shqipërisë…