Author: tirana

Kanë kaluar 19 vite nga Samiti i qershorit 2004 të Selanikut. Presidenca greke e BE-së bëri një pune të jashtëzakonshme dhe shpalosi një vizion të qartë e tepër optimist për perspektivën europiane të rajonit tonë. Ai ishte dhe mbetet edhe për sot një model frymëzues. Më shumë se kurrë, sot BE duhet të shohë me përgjegjësi vendin e Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj, pa frazeologji të thinjur e pa skepticizëm. Europa është e ardhmja jonë, është apeli ynë, fati dhe aspirata jonë. Është detyrimi dhe përgjegjësia jonë, po aq sa e BE-së. Asnjë alternativë tjetër nuk ka, nuk duhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama foli në Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit edhe për rrugën që do të ndiqet në mënyrë që tenderat të mos jenë më “barrë” e administratës. Shefi i qeverisë sqaroi se do të ndërtohet një strukturë që do të merret me tenderimet, në të cilën do të përfshihen edhe ekspertëve të jashtëm. “Po nisim hapat për të çliruar administratën nga procesi i kontraktimit, për të përfshirë ekspertizën e jashtme dhe kompani ndërkombëtare që ministritë të bëjnë ministritë, administrata të bëjë administratën dhe procesin e tenderimit të bëjnë struktura që kanë profesionalizëm më të lartë. Një nga problemet tona më…

Read More

Me rritjen e temperaturave në stinën e verës, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta. Megjithatë, sipas te dhënave, konsumi i ujit të ftohtë, sidomos pasi kemi ngrënë, ka shumë rreziqe të fshehura për shëndetin. Tretja Një nga problemet që mund të shkaktojë është vështirësia në tretje. Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre. Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë. Sa më shumë kohë të kërkojë, tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik. Marramendja…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk ka qenë i vetëm kur është arrestuar nga policia italiane më 27 maj të 2022. Ai është kapur së bashku me nipin e tij me 20 kg kokainë nga karabienierët e San Benedeto del Tronto në një fidanishte në qytezën Grotamare ku kishte shkuar për të blerë bimë që rriten në vazo. Brenda tyre kishte fshehur sasinë e kokainës. Mediat italiane thonë se ka qenë pronari i fidanishtes që ka lajmëruar policinë pasi ka parë zëvendësimin e bimëve me drogën. Kajmaku ka qenë në përgjim prej dy muajsh nga forcat e antidrogës së San…

Read More

Duke folur në Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe ndëshkimin e figurave politike, kryeministri Edi Rama deklaroi se sot askush nuk ndihet i paprekshëm pavarësisht rangut politik. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë theksoi se vite më parë askujt nuk ia merrte mendja që edhe deputetët do të merreshin një ditë nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një “prokurori tërësisht e ndarë nga politika”. “Në asnjë shtet të botës, që nga shtetet më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht. Për të kuptuar që Shqipëri të ndahet shumë qartë nga një…

Read More

Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit. Sipas rrëfimit të Dumanit, ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan, ndërsa vendi i takimit ka qenë natën dhe pikërisht në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, në zonën e Fushë-Mbretit. Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e…

Read More

Zef Gjoni, shqiptari që qëlloi bashkëshorten 29 herë me thikë, është dëuar me 19 vite burg nga Gjykata në Britaninë e Madhe. 28-vjeçari tentoi edhe të mbysë Denisa Fulin, shtetase rumune, me një batanije, por për fat të mirë ajo mbijetoi. Ajo u sulmua në shtëpi më 1 prill 2020, në javën e dytë të izolimit. Atë ditë, Gjoni i kishte thënë se “sot ose do vdesësh ti dhe unë do të shkoj në burg, ose do vdes unë dhe ti do të shkosh në burg”. Natën, Fuli u zgjua nga gjumi dhe e pa veten të lidhur. Prokuroria tha…

Read More

Kreu i Dhomës Teknike të Greqisë (TEE) Giorgos Stasinos shpjegon se nevojiten më shumë se 10,000 inxhinierë shtesë dhe më shumë se 50,000 zejtarë shtesë, ndërsa numri i personelit shtesë të punës që kërkohet i kalon 100,000 vetë. “Ne kemi përballë një sfidë të madhe, unike në histori, vëllim dhe sasi – dmth projekte publike dhe private që duhet të zbatohen në vetëm pak vite”, thotë Stasinos. “Por sektori i ndërtimit ka humbur një pjesë të madhe të burimeve të tij bazë në vitet e fundit: njerëzit me njohuri, përvojë dhe aftësi të nevojshme për të zbatuar të gjitha këto projekte.”…

Read More

Jo shumë larg brigjeve shqiptare, Rusia ka dislokuar në Mesdhe luftanijen “Varyag”, e njohur edhe si binjakja e “Moskva”-s, kryqëzori rus me raketa me vetëdrejtim që u fundos në Detin e Zi disa javë më parë nga ukrainasit. Luftanija ruse Varyag është ndërtuar për marinën sovjetike dhe sot i shërben marinës ruse. Puna për ndërtimin e saj nisi në vitin 1979 në fabrikën e ndërtimit të anijeve në Nikolayev dhe përfundoi në korrik të vitit 1983. Ajo u vu në punë më 16 tetor 1989. Luftanija iu bashkua flotës së Paqësorit në vitin 1990. Në vitin 2009, Varyag drejtoi një…

Read More

Izraeli iu ka bërë thirrje shtetasve të tij që të anulojnë fluturimet drejt Stambollit, nëse kanë bërë planifikime të tilla, si dhe të kthehen në atdhe nëse ndodhen atje. Një mesazh i njëjtë u lëshua edhe më 30 maj, kur autoritetet në Izrael paralajmëruan shtetasit që të mos udhëtojnë drejt Turqisë për shkak të kërcënimeve iraniane për të vrarë ose rrëmbyer izraelitë. “Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të…

Read More

Shqipëria përballet prej orës 18:00 me Estoninë në “Air Albania”. Një ndeshje miqësore që do i shërbejë trajnerit Edy Reja për të aktivizuar ata që kanë pasur më pak minuta. Italiani ka bërë disa ndryshime në formacion. Selmani luan në portë, kurse në mbrojtje Mihaj, Bajrami e Hoxhallari. Hysaj luan sërish majtas, kurse në të djathtë Veseli. Në qendër të mesfushës janë Çekiçi, Ramadani dhe Çokaj, kurse në sulm Seferi e Vrioni. Shqipëria (3-5-2): Selmani; Bajrami, Mihaj, Hoxhallari; Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj; Seferi, Vrioni.

Read More

Djali i ish-deputetit socialist Dashamir Peza raportohet se është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur me sasi droge me vete. Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që denoncoi pak ditë më parë ndalimin e djalit të Pezës në Shëngjin të Lezhës, duke akuzuar se ishte aty për t’i shpërndarë drogë të rinjve që merrnin pjesë në një koncert veror disa ditor. Ndërsa së fundmi ka dalë edhe komunikata e policisë që e konfimon këtë rast. “Më datë 02.06.2022, ora 16:46, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Dashamit Peza, pasi në orën 13:15 në Shëngjin, Lezhë, gjatë kontrollit…

Read More