Koreografi i njohur Dritan Brama, gjithashtu ish-konkurrent në Big Brother VIP, ka treguar raportet që ka aktualisht me ish-banorët jashtë shtëpisë së BBV. Në emisionin “Live from Tirana”, ai u pyet veçanërisht për fituesin e këtij edicioni, Ilir Shaqirin, për të cilin foli i zhgënjyer. “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim, por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ia thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai, me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Brama.
Author: tirana
Çmimet e karburanteve sot kanë shënuar rekord, një litër naftë dhe benzinë ka arritur rreth 1.90 euro. Aktualisht çmimet derivateve janë shtrenjtuar për gati 0.15 centë në litër brenda një jave. Sot një litër naftë është duke u shitur nga 1.86-1.90 euro në tregun e Kosovës, raporton KosovaPress. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka arritur 12.5 përqind në muajin maj 2022 krahasuar me majin e vitit 2021. Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45,3 përqind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Po kështu edhe…
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, komisioneri i BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič deklaroi se mekanizmi që ai drejton do t’i vijë në ndihmë Shqipërisë gjatë verës për menaxhimin e situatës së zjarreve. “E mbani mend që vjet në verë që Shqipëria u përball me shumë zjarre si çdo vend tjetër në Mesdhe. Shqipëria ka qenë një nga ato vende që kanë kërkuar asistencë dhe ajo iu dha vjet. Edhe sivjet në verë mund të vijë. Ka ndodhur edhe përpara një jave. Mekanizmi është gati të ndihmojë. Nuk duhet të harrojmë se ky mekanizëm funksionon për…
Këngëtari italian, Fedez ka rikujtuar betejën që iu desh të përballonte tre muaj më parë, kur iu nënshtruar një operacioni të rëndësishëm, pasi zbuloi sëmundjen e rëndë nga e cila vuante. Ai ka zgjedhur që të ndajë më publikun audion e seancës nga psikologu, e bërë në të njëjtën ditë kur zbuloi diagnozën. “Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se fëmijët e mi nuk do të më kujtojnë”, dëgjohet të thotë ai mes lotësh. Risjelljen e momenteve të vështira për të, Fedez shprehet se nuk e bën për t’u viktimizuar në media, por për të frymëzuar…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar disa dokumentet, përmes të cilave akuzon Kuvendin se po bllokojnë projektligjet e depozituara nga deputetët e kësaj force politike për uljen e çmimit të naftës dhe për ndryshimet e Kodit Penal lidhur me tubimet Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Vasili akuzon Parlamentin se është kthyer në “një han të vërtetë pa porta për Rilindjen dhe në një bunker për opozitën”. POSTIMI I PLOTE Parlament alabakesh, eshte kthyer ne han rilindas! Parlamenti ka rene mjerisht shume poshte ne nivelin e tij te fuksionimit. Ai eshte kthyer ne nje han…
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi live në një konferencë për shtyp komisionerit të BE për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič kërkesën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm. “Janë domethënëse rastet që mund të kujtojmë në lidhje me asistencën që ky mekanizëm i ka dhënë Shqipërisë. Tërmeti është një moment me peshë në këtë mbështetje por edhe çfarë pasoi me pandeminë përsëri ishte mbështetja e këtij unioni të mbrojtjes civile që na i lehtësoi plagët dhe na lehtësoi përballjen me armikun e padukshëm. Edhe falë ndihmës së komisionerit ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm në përballjen me zjarret…
Big Brother VIP do të mbahet për herë të parë në Kosovë. Mësohet se Klan Kosova ka arritur që të sigurojë kontratën me Banijay Rights për të drejtën e shfaqjes së këtij programi në Kosovë. Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova. Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë. Ende nuk është bërë publik asnjë personazhi që do të futet në shtëpinë e famshme në Kosovë. Edicioni i parë i BBV u…
Të marten në 14 qershor, ne ‘Ice House Cafe’, ora 18:00-20:00 3124, Harding Ave, Bronx, NY 10465, zhvillohet takimi për mbledhje fondesh për të rizgjedhur asambleistin e NYS, Mike Benedetto , i cili ka qenë një avokat i fortë për komunitetet shqiptare në Bronx. Nga ana tjeter, ish-anetari i Keshillit te Neë York City, shqiptari Mark Gjonaj u bën thirrje shqiptarëve në SHBA: Tregoni mbështetjen tuaj për Asambleman Benedetto duke marrë pjesë dhe duke dhuruar për fushatën e tij. Nesër, e martë, 14 qershor. Ice House Cafe 18:00-20:00 3124 Harding Ave, Bronx, NY 10465. Nëse nuk mund të merrni pjesë,…
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar një ditë pasi u publikua në tjetër databazë me të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë. Pas skandalit të publikimit të pagave të muajit janar, tashmë janë bërë publike numrat e telefonit të 3 milionë shqiptarëve, reklamuar në një faqe në internet për t’u shitur. Në një reagim zyrtar, Zyra e Komisionerit bën me dije se do të ndërmarrë një hetim administrativ dhe për këtë kërkon bashkëpunim nga çdo institucion përgjegjës.Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si…
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar përfundimin e punimeve në një pjesë të aksit Kardhi-Delvinë. “🚧🛣 Drejt përfundimit punimet në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, një ndërhyrje e cila do ta sjellë këtë rrugë në parametrat e duhur duke lehtësuar aksesin drejt Sarandës🏖”, shkruan Rama. Kujtojmë se Kryeministri në një dalje për mediat pak ditë më parë njoftoi se aksi i shumëpërfolur do të hapet përfundimisht më 2 korrik, duke u bërë kështu i aksesueshëm për qarkun e Gjirokastrës dhe mijëra turistë që duan t’i drejtohen Sarandës.
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, dëshmitë e Nuredin Dumanit që po trondisin botën e krimit. “Një Nuredin Duman tjetër që mund të flasë për këto ngjarje edhe mund të ketë. Apo në rastin e vrasjes së Sokol Olldashit, se është provuar zyrtarisht që është një aksident. Se janë ngritur edhe dyshime për një vrasje të mundshme, por nuk e konfirmoj dot personalisht. Në një rrethanë të caktuar ato mund të zbardhen nga një i penduar tjetër. Nga rasti i Dumanit nuk rezulton të ketë folur për këto dy ngjarje. Ka implikuar personazhe shumë…
Gjatë sezonit veror rriten ndjeshëm fluturimet ajrore për shkak edhe te pushimeve që prenotojnë qytetarët, e bashkë më këtë situatë shtohen vonesat e kompanive ajrore për të respektuar skedulin e fluturimeve. Ky kaos ka përfshirë shumë aeroporte dhe përjashtim nuk bën aeroporti “Nënë Tereza”, ku së fundmi kompani “Low cost” shtyjnë oraret apo i anulojnë fluturimet. Por cilat janë të drejtat e pasagjerëve dhe çfarë duhet të dinë ata? Fillimisht, për çdo vonesë deri në tre orë, kompensohen faturat e shpenzimeve për ushqimet që janë konsumuar. “Për vonesa mbi dy ore dhe nën tre orë pasagjeri për ato që konsum…