Kryeministri Edi Rama do të jetë një nga liderët e parë të Ballkanit që do të vizitojë Ukrainën që pas momentit kur shpërtheu konflikti i armatosur me Rusinë. Lajmin e bën të ditur media “Vijesti”, teksa njofton se kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të vizituar Kievin.
Author: tirana
Erion Hasanbelliut iu bë atentat të shtunën në Belgjikë, ndërsa ndodhet në spital. Gazetari Artan Haxha në studion e ABC Live bëri të ditur, se ngjarja lidhet me trafikun e kokainës, si dhe pazaret e vjetra. Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim, Kasandër Nogën, pasi dyshimet kryesore bien mbi të, për shkak të hasmërisë që kanë prej rreth 20 vitesh. Kasandër Noga është i njohur për vrasjen në Sanatorium ku u eliminua babai i Hasanbelliut. Sakaq, gazetari thekson se kur drejtësia nuk funksionon, rivalët bëjnë vetëgjyqësi. “Lidhet me trafikun e kokainës. Duket sikur paraja e madhe i ka joshur shqiptarët…
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat krijimin e hartës së re gjyqësore, si një “rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor”. “Harta e re e gjyqësorit e Edi Ramës, është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor. Pas përgjysmimit të gjykatësve e prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë e vetingun gjueti shtrigash, vendosjen në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimin e stokut të dosjeve gjyqësore dhe mohimit de fakto të të drejtës për një…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi ashpër sot për hartën e re gjyqësore, sipas të cilës mbyllen 18 gjykata në të gjithë vendin. Duke folur në një konferencë pë rmediat ai tha se banorëve të 10 qyteteve iu mohohet aksesi te drejtësia. “Me krijimin e një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës për një process të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm KLGJ-në e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi. Kështu, me hartën e re gjyqësore të Edi Ramës mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë…
Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e ndodhura më 7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit. Për të dyja krimet është arrestuar 32-vjeçari Daniele Bedini. Ai mbetet në burg edhe për indikacionet e tjera të fajit që po dalin ndaj tij. Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e Bedinit, në Carrara, janë gjetur dokumentet e transeksualit bashkë me disa sende personale të viktimës. Këtë e konfirmojnë burime hetimore dhe është vetë avokati i Bedinit, Rinaldo Reboa, i cili ka…
Deri para pak ditësh shef Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sot është president i sapozgjedhur i Republikës. Këtë qershor jeta e Bajram Begaj ka ndryshuar mjaft. Në orën 08:30 minuta pesë shoqërues të gardës së Republikës e prisnin Begajn poshtë pallatit në lagjen modeste në zonën e Brrylit, raporton BW.Kjo vendrojë e posaçme është instaluar ne mënyrë te përhershme për Gardën. Shërbimet ndaj tij janë 24 orëshe me tre turne. Zgjedhja e Begaj si qytetari i parë i vendit ka surprizuar jo pak fqinjët e tij Disa e njohin prej 16 vitesh dhe flasin me respekt për presidentin…
Forcat e policisë kanë arritur të zbardhin detaje të reja lidhur me atentatin me eksploziv që la të vdekur 27-vjeçarin Aleksandër Sadikaj, shumë pranë rrethrrotullimit të TEG. Mësohet se nëna e 27-vjeçarit që u vra në atentatin me tritol, shtetësja S.K. është ndaluar para disa muajsh dhe është hetuar për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”, por më pas është lënë e lirë. Asokohe, madje është ndaluar dhe pezulluar edhe dhëndri i saj që ishte polic i qarkullimit rrugor dhe një efektive tjetër, të cilët ndihmonin 53 vjeçaren me informacione për aksionet që zhvillonte policia. Njoftimi i SHCBA me 25 dhjetor 2021:…
Kryeministri Edi Rama tha se duke shpallur Vjosën Park Kombëtar impakti ekonomik do të jetë shumë më i lartë. Nuk ka munguar edhe ironia nga ana e kryeministrit Rama, ndaj Leonardio di Caprio, i cili ka qenë mbështetës që Vjosa të shpallej Park Kombëtar. “Më kanë shënuar këtu për diçka për Leonardio di Caprio, por nuk po e them. Leondardio di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit ndaj nuk po i bie më shumë, Mbase goditja do t’i bie…
Kryeministri Edi Rama teksa foli për Vjosën, që përmes një memorandumi bashkëpunimi lumi do të kthehet në Park Kombëtar, tha se do të ndalohet çdo veprimtari ekonomike që e cënon. Rama tha se sot është dita për të marrë pak hak me këtë histori. “Sot është dita për të marrë pak hak me thënë të drejtën, është një histori që ka pasur dhe një aspekt të lidhur me pavërtetësinë dhe hipokrizinë, pasi ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje e ky është fakt i shkruar.”, tha ai. Sipas Ramës, në Vjosë ishte planifikuar të ndërtoheshin hiodrocentrale. “Ne e vendosëm Vjosën në…
Emiljano Musta ka zgjedhur të qëndrojë në Superiore, edhe pse mund të bënte një kalim në Kosovës. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar me Egnatian dhe është zyrtarizuar ditën e sotme. “Klub Futboll Egnatia njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, cili pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi”, njofton klubi nga Rrogozhina.
Nga Susanne Sternthal/ Nikolai Patrushev, është një nga këshilltarët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Ai ka një ndikim të madh në politikën e qeverisë ruse, në cilësinë e kreut të Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Këshilli është vendi ku formulohet politika ruse e sigurisë, dhe qendra ku merren informacione nga burime dhe rrjetet agjenturore jashtë Rusisë. Patrushev është ai që i interpreton të dhënat që vijnë nga agjentët rusë nëpër botë. Patrushevjep shpesh intervista për mediat shtetërore ruse në lidhje me pikëpamjet e tij konspirative ndaj Perëndimin, dhe atë që Kremlini e përshkruan ende si një “operacion…
Sherif Mukaj, 29-vjeçari që rezultonte i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar është vrarë me armë zjarri. Trupi i të riut u gjet i dekompozuar në malin e Gramozit. Xhaxhai e përshkruan 29-vjeçarin si djalë të qetë. Në dëshminë e tij të siguruar nga ABC, Artur Mukaj thotë se ai ishte tip i mbyllur dhe nuk merrej me punë të paligjshme, pasi kishte të ardhura të mira që ia siguronte familja nga Amerika. Ai zbulon se në nëntor para se të humbte kontaktet, familjarët i sollën 7 mijë dollarë. Xhaxhai pohon se nuk ka asnjë dyshim se kush…