Author: tirana

Seriali i dytë i Squid Game po kthehet zyrtarisht dhe tashmë kanë nisur diskutimet me Netflix për një sezon të tretë. Netflix ka konfirmuar deklaratat e mëpërparshme të krijuesit të serialit fenomenal, Hëang Dong-Hyuk. Njoftimi është bërë në një postim në rrjetet sociale ku thuhet se Squid Game është rikthyer zyrtarisht për një sezon të dytë! Postimi shoqërohet me një ‘ngacmim’ të shkurtër me kukullën famëkeqe Red Light, Green Light, si dhe një mesazh nga skenaristi, regjisori dhe producenti ekzekutiv i serialit të famshëm që pushtoi botën. Në një deklaratë, Hwang Dong-Hyuk tha: “U deshën 12 vjet që sezoni i parë…

Read More

Një 29-vjeçar banues në Kosovë është proceduar penalisht nga policia e Vlorës, pasi në dhomën e hotelit ku qëndronte i riu me inicialet K.G., së bashku me shtetasen E.B, e cila u rrëzua aksidentalisht nga ballkoni janë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, kanabis. Gjithashtu gjatë kontrolli është gjetur një sasi lënde e dyshuar ekstazi dhe një peshore elektrike. Sakaq shtetësja E.B., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për…

Read More

Blendi Fevziu në rrjetin social “Facebook” ka treguar historinë e një çifti nga Kosova. Fevziu tregon se fëmijët e çiftin me pasaporta amerikane, u ekzekutuan nga forcat serbe. Statusi: Ky ishte cifti me i qete dhe me i menduar i darkes solemne per 110 vjetorin e VATRES ne Nju Jork. Ne fakt historia e Ahmet dhe Bahrije Bytycit eshte sa e trishte aq edhe krenare per shqiptaret. Tre djemte e familjes, Agroni (23), Mehmeti (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata kishin lindur ne Çikago e qene rritur ne Nju Jork, por me 1999…

Read More

Mediat turke janë duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me sovranitetin e disa ishujve grekë përballë tokës turke, ndërkohë që krerët e shtetit kanë paralajmëruar edhe përdorimin e forcës për “t’i detyruar grekët që të zbatojnë Traktatin e Lozanës”, i cili parashikon që në këto ishuj të mos vendosen forca apo teknikë ushtarake, raporton abcnews.al. Në lidhje me këto ngjarje, grekët janë përgatitur edhe për më të keqen, siç do të ishte një përballje e armatosur e kufizuar nisur edhe nga situata politike në Turqi. Duke folur për mediat greke, Gjeneral Majori grek Lambros Tzoumis tha se Turqia ka…

Read More

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia ka lajmëruar se për shkak të hartës së re gjyqësore të prezantuar është marrë vendim të bojkotohen nga dita e martë dhe deri të premten e kësaj jave seancat gjyqësore. Kjo sepse sipas tij nuk janë marrë parasysh kërkesat e avokatëve për hartën e re gjyqësore. “Komiteti drejtues i dhomës së avokatisë vlerësoi këtë situatë, të gjithë procesin ku ai ka marrë pjesë në 6 tavolina të rrumbullakëta, e konstatoi se duke analizuar vendim nuk ishte bërë asnjë ndryshim. Duke ndierë veten të fyer se tani ishte realitet që këto tavolina kanë qenë…

Read More

Lojtarët e kombëtares Shqiptare janë vënë në shënjestër nga shumë ekipe. Performanca e tyre ka spikatur në sytë e shumë trajnerëve dhe ekipeve të ndryshme nga e gjithë Evropa. Broja është një nga më të përfolurit në merkato, më pas Kumbulla dhe Vrioni plotësojnë listën. Mourinho ka deklaruar që Marash Kumbulla nuk do të largohet nga klubi kryeqytetas, por ish-trajneri i mbrojtësit, Ivan Juric nuk mendon kështu. Juric është në krye të stolit të Torinos por e njeh shumë mirë Kumbullën kur e kishte nën urdhërat e tij te Hellas Verona. Qendërmbrojtësi më i përfolur në Serie A për këtë…

Read More

Policia e Tiranës është vendosur në alarm, pasi është denoncuar e zhdukur një 22-vjeçare, së bashku me dy fëmijët e mitur. Denoncimi pranë uniformave blu është bërë nga e ëma e saj, ndërsa po vijohet puna për gjetjen e tyre. “Më datë 12.06.2022, shtetasja M. F., 44 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. F., 22 vjeçe, së bashku me fëmijët e saj të mitur. Punohet për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit.

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që iu bë Aleksandër Sadikaj në Tiranë. BalkanWeb ka siguruar dëshminë e bashkëjetues së viktimës e cila ka treguar se Sadikaj kishte vë re një problem në serbatorin e makinës. 27-vjeçari kishte konstatuar një dëm serbatorin e makinës, por që nuk i kishte kushtuar rëndësi. Ndërsa miqtë të tij kanë deklaruar se ai nuk ruhej. Ndërsa në banesën e tij gjatë kontrollit nga policia janë gjetur shumë mjete të paligjshme. “Me Aleksandërin kam darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Bashkëjetoja me të prej tri vitesh. Pasi…

Read More

Dalja e të dhënave tona personale duket se është bërë e udhës në vendin tonë. Pas patronazhistëve, pagat, targat e makinave, numrat e kartave të identitetit dhe gjithçka tjetër që hyn te të dhënat personale për qytetarin shqiptar janë sheshit. Janë trajtuar si skandale, janë hetuar, por pa e ndaluar rrjedhjen e të dhënave në duart e tregtarëve që fshihen në internet dhe paguajnë të kenë databaza të tilla. Skandali i fundit vjen nga një hulumtim i TCH, nga ku bëhet me dije se janë jo pak, por mbi 3 milionë numra celulari që gjenden në duart e një personi,…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi trupin e dekompozuar që u gjet dy ditë më parë në malin e Gramozit të Kolonjës. Blutë e Korçës njoftojnë se nga “këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit”. Ndërkohë në vendngjarja nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo predhë armë zjarri. Dyshohet se trupi i dekompozuar i përket 29-vjeçarit Shefrif Mukajt, banues në fshatin Starje, i cili rezulton i zhdukur prej muajit nëntor të vitit të kaluar. Zhdukja e të riut u denoncua nga babai…

Read More

Opozita ka kërkuar në komisionin e Sigurisë mbajtjen e një seance dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, mbi situatën e zjarreve në ishullin e Sazanit dhe për pr/ligjin e qeverisë për pronat e ushtrisë. Deputeti Ferdinand Xhaferri, iu drejtua kreut të komisionit, socialistit Nasip Naço që t’i vendosë orarin ministrit Peleshi kur duhet të paraqitet në Kuvend, e jo ta pyesë në varësi të agjendës së tij. “Nuk ka asnjë arsye që të perceptoheni në raport vasaliteti si me ministrin e Mbrojtjes e të ministrin e Rendit”, tha ai. Ndërkohë që Naço iu përgjigje me ironi duke iu referuar debatit…

Read More

Disa ditë më parë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë, pasi makina e 27-vjeçarit nga qyteti i Beratit, Aleksandër Sadikaj u hodh në erë, pasi iu vendos tritol. Shpërthimi i fuqishëm tronditi zonën, ndërsa i riu humbi gjymtyrët dhe më pas për shkak të plagëve të marra humbi jetën në spital.Sipas shtetasit me inicialet E.G., kohët e fundit 27-vjeçari shoqërohej me një shtetas me inicialet A.S., me të cilin njihej që në fëmijëri, ndërsa kishte pseudonimin ‘Sancho’., raporton BW. Ndërsa në lidhje me bizneset që kishte arritur t’i hapte në Shqipëri viktima, shoku tha se nëna e tij…

Read More