Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-kancelarin Schröder se e ka dëmtuar Gjermaninë me aktivitetet e tij në Rusi. “Angazhimi i Gerhard Shröderit në kompaniët ruse të energjisë ka lënë shumë pikëpyetje në Evropë, veçanërisht me fqinjët tanë të Evropës Lindore, por edhe në lidhje me vendin tonë”, tha Steinmeier për gazetën “Bild am Sonntag”. Pjesa më e madhe e asaj që Gerhard Schröder inicioi gjatë kohës sa ishte kancelar u zbeh për shkak të sjelljes së tij pas mandatit të tij si kancelar. “Kjo nuk ishte mirë”, tha Steinmeier duke shtuar se kjo ka pasur pasoja jo vetëm për Schröderin personalisht, por…
Author: tirana
“Prej 2 vitesh unë dhe bashkëshorti im grumbullojmë mbeturina plastike për të mbijetuar. Kemi 3 fëmijë, më e vogla maturante në gjimmaz, një djalë të larguar në Gjermani dhe një vajzë të martuar. Të vetmet të ardhura janë ato që fitojmë nga shitjet për riciklim të mbeturinave që mbledhim në gjithë zonën e Kinostudios”.Kështu e nis historinë e saj, Afërdita Tifi e cila së bashku me Gencin, bashkëshortin, prej vitit 2019 nisi të mbledhë mbeturina me një karrocë dore duke i rënë kryq e tërthor zonës ku jetojnë, pranë shkollës “Bajram Curri”, rruga për në Tufinë, në Kinostudio.Afërdita thotë se…
Finalizohet operacioni i koduar “Portions”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ndersa ne pranga kane rene 3 persona. NJOFTIMI I POLICISE Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 3 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë…
Kamera e hotelit ku u qëllua me 6 plumba pas shpine Erion Hasanbelliu në Belgjikë ka filmuar gjithçka. Ishte ende ditë kur autori qëlloi 43-vjeçarin përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër. Sipas dëshmitarëve okularë autori ka hapur zjarr nga hiçi. ‘Iplagosuri nuk dukej mirë”, tha një nga dëshmitarët. “Ai u godit nga gjashtë plumba në shpinë dhe në të pasme. Megjithëse u operua menjëherë dhe është ende në rrezik për jetën”, tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit. Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit,…
Nëntë shtetet që kanë armë bërthamore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, ka të ngjarë që të rrisin dhe modernizojnë arsenalin e tyre të kokave bërthamore dhe të jenë më të zëshme për këtë çështje në dekadën e ardhshme, thuhet në një studim, teksa theksohet se kjo gjë shihet si “trend shqetësues”. Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) me seli në Stokholm, tha në raportin vjetor për vitin 2022, të publikuar më 13 qershor, se pavarësisht një rënieje margjinale të numrit të kokave bërthamore vitin e kaluar, arsenalet pritet të rriten gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm. “Nëntë shtetet që…
Dashi Kjo është një ditë e shkëlqyer për ta shijuar me familjen. Ju duhet të ndiheni veçanërisht energjikë dhe entuziastë, dhe ka të ngjarë të tërhiqni disa njerëz të rinj interesantë në mënyrën tuaj. Prisni që mendja juaj të stimulohet nga leksionet interesante. Demi Anëtarët e familjes që jetojnë larg mund të planifikojnë një vizitë në të ardhmen, dhe ju mund ta diskutoni gjatë sot. Mund të shkëmbehen shumë telefonata ose emaile. Ju mund të konsideroni një lëvizje në një shtet ose vend tjetër, por nuk ka gjasa të bëni plane të caktuara tani. Binjaket Besnikëria ndaj punës tuaj është…
SHBA ka hequr testin e COVID-19 për udhëtimet. Administrata e Biden-it hoqi kërkesën për udhëtimet ndërkombëtare, duke i dhënë fund një prej masave të fundit të qeverisë të krijuar për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan të Premten se vendimi do të aplikohej që mëngjesin e së dielës. Ndër të tjera Agjencia shëndetësore tha se do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e pandemisë dhe do të rivlerësojë nevojën për një rikthim të testimit nëse situata ndryshon. “Ky hap është i mundur për shkak të përparimit që kemi bërë në luftën tonë kundër COVID-19,”…
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga ish-Kongresisti Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka punuar sistematikisht dhe vazhdimisht për kërkesat e drejta dhe legjitime të Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht. Javën që lamë pas, Liga Qytetare aranzhoi një sërë takimesh shumë të rëndësishmë në New York dhe Washington, DC, për një delegacion të liderëve politikë të Luginës së Preshevës të përbërë nga Shaip Kamberi, Deputet dhe Kryetar i PVD, Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit dhe Kryetar i PD, Ardita Sinani, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar e ish-Nënkryetar (së fundi) i…
Policia peruane njoftoi se shkatërroi një bandë të trafikut të kokainës, që vepronte mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë. Sipas autoriteteve peruane “kokat” e këtij rrjeti të trafikut ishin 2 shqiptarë ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar. Gjatë një aksioni policia sekuestroi 2.2 tonë kokainë, ku u arrestuan 7 persona. Droga ishte fshehur në kutitë e aspargut, raportojnë mediat. Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao pranë kryeqytetit peruan Lima, në Roterdam të Holandës. Sipas autoriteteve peruane, 2 shqiptarët ishin autorët e trafikut të kokainës, ndërsa bëhet fjalë për një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin…
Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45, në një sfidë ku nuk ka munguar tensioni. Tifozët e Kosovës dhe ata të Greqisë vazhdojnë të kenë probleme, teksa raportohet se ka pasur përleshje në përfundimin e pjesës së parë. Si të mos mjaftonte fishkëllimi i himnit të Kosovës, gjuajtja me gurë ndaj “Dardanëve” dhe vendosja e flamur serb në stadium, tifozët grekë kanë kaluar rrethimin e brendshëm duke depërtuar në tribunën ku ishin të vendosur “Dardanët”, teksa ka pasur edhe përleshje. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e policisë, për të mos lejuar…
Është ekzekutuar një ditë më parë në Bruksel, Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari. Viktima dyshohet të ketë qenë shofer në vitin 2005-ë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Capja.. Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës. Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën…
Pamjet e sherri mes reperave Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) dhe Noizyt (Rigels Rajku) në lokalin e këtij të fundit në Durrës bënë xhiron e rrjetit dhe u komentuan për disa ditë. Pas sherrit, Cllevio u arrestua për thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa bizneseve të Noizyt iu vendos tritoli. Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i lëndës plasëse të vendosur në bizneset e reperit, por dyshohet se janë miqtë e Cllevios ata që kanë gisht në këtë ngjarje. Por, së fundmi ka ardhur një deklaratë befasuese nga boksieri shqiptar Amarildo Bakaj. Në një video të publikuar në…