Një aksident i rëndë është shënuar këtë të diel në fshatin Panaja të Vlorës. Automjeti tip “Fiat” ka aksidentuar një fëmijë, rreth 10 vjeç. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar. I mitur ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas samitit të Evropës Juglindore të mbajtur në Greqi, duke kritikuar sjelljen “pa kripë”, siç e quan ai, të Edi Ramës. Lideri historik i të djathtës shkruan se Kryeministri, si në gjithë samitet ndërkombëtare, edhe te ky i fundit është sjellë si karagjoz dhe i lajthitur. Ai gjithashtu shkruan se Partia Demokratike do të rikthejë përfaqësimin dinjitoz në samitet ndërkombëtare. Postimi: Rama hokatari pa kripe i takimeve te nivelit me te larte! Te dashur miq, pas skandaleve protokollare ne takimet e nivelit me te larte, paraqitjes se tij me atlete, çitjane etj, per te cilat…
Pas gati 1 orë, kryeministri Edi Rama ka lënë selinë rozë, ku po zhvillohet festa për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë nuk ka qëndruar gjatë. “Ika se jam me fëmijë të vogël unë”, mësohet të ketë thënë me batutë. Ceremonia nisi me himnin kombëtar, ndërsa u mbaj një fjalim i shkurtër nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe figura nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Festa i është dërguar kryetares, Monika Kryemadhi, por mesa duket ajo e ka deleguar tek deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI,…
Shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia mbi të cilat bazon dhe kundërshtimin e saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, janë legjitime, tha të dielën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Finlandë. “Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve“, tha zoti Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto. Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’iu bashkuar aleancës perëndimore të mbrojtjes, muajin e kaluar, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë. Por ata janë përballur me kundërshtinë…
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky për të vizituar Kievin. Po ashtu, ai ka propozuar që në këtë vizitë të jetë i shoqëruar nga kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, pra nga kryeministri i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut. “Kryeministri Dritan Abazoviç, pranoi ftesën e bërë nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës. Dritan Abazoviç do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim…
Pak ditë më parë, qarkulloi një lajm i rremë, në të cilin thuhej se Eni Çobani ka ndërruar jetë. Për këtë spekulim, ka reaguar vetë avokatja në nisje të programit “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare”. Ajo paralajmëroi se nëse ky lajm i rremë nuk hiqet brenda kësaj jave, do të bëjë një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Ardit Gjebrea: Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them… Eni Çobani: Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë shqiptarët që realisht kanë…
Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është liruar nga akuzat e ngritura nga Kathryn Mayorga për përdhunim. Kathryn Mayorga ngriti një padi private përmes avokatëve të saj dhe deklaroi se ajo ra pre e një sulmi seksual nga Ronaldo në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. Megjithatë, një gjykatë në Nevada dhe gjyqtarja Jennifer Dorsey hodhën poshtë akuzat e saj. Ronaldo i mohoi akuzat që në fillim dhe u pajtua me Mayorgan duke i paguar asaj shumën prej 375 mijë dollarësh. Megjithatë, ajo më pas kërkoi një shumë miliona dollarëshe me pretendimet se kishte pësuar trauma emocionale dhe se ishte…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aktivitetin që po mbahet para oborrit të selisë rozë, në kuadër të 31-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste. Mësohet se është vendosur një perimetër i gjerë sigurie pranë selisë, brenda të cilit nuk mund të hyjnë personat e paftuar apo të paautorizuar. Të pranishëm janë edhe figura nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Festa i është dërguar kryetares, Monika Kryemadhi, por mesa duket ajo e ka deleguar tek deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endri Braimllari.
Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari kanë marrë pjesë në festen e Partisë Socialiste. Dy perfaqësuesit e LSI-së i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatorëve për të marrë pjesë në festë. Festa e 31 vjetorit të themelimit të PS ka filluar sot në orën 19:00..Krahas LSI, Partia Socialiste ka ftuar edhe PDIU-në, me të cilën kanë qenë më herët në aleancë.
Me rastin e 31-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, selia rozë ka organizuar një festë, ku janë ftuar politikanë të ndryshëm dhe jo vetëm. Në njërën anë të selisë, të ftuarit priten nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe deputetët Etjen Xhafaj dhe Blerina Gjylameti. Nga radhët e LSI-së ka qenë Erisa Xhixho e cila ka marrë pjesë në eventin ku është ftuar, ndërsa nga Partia Demokratike, nuk është ftuar asnjë eksponent. Në këtë ceremoni nuk mungoi prezenca e ish-kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili, si sot një vit më parë u tërhoq nga politika aktive,…
Ish-deputeti i Partisë Socialistë, Spartak Braho në 31-vjetorin e PS ka dhënë mesazhin që kjo forcë politike “duhet të hapet me intelektualë dhe jo me çupëlina”. Sipas tij, PS me uljet dhe ngritjet e saj mbetet partia me serioze dhe me një bilanc pozitiv. Ndërsa u shpreh se është një fatkeqësi që nuk kemi një opozitë, duke akuzuar Sali Berishën që e ka shkatërruar atë. “Nuk është pak për një parti 31 vjet, sic ka thënë Rexhep qosja, partitë degradojnë, aq më tepër kur mbeten të mbyllura dhe largojnë intelektualet Me uljet ngritjet që ka pësuar PS ajo mbetet partia…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se me hartën e re gjyqësore, qeveria ka dalë kundër Evropës. Duke e cilësuar një hartë antireformë të rrezikshme, ai i bën thirrje qeverisë që të tërhiqet dhe të ulet në tavolinë me grupet e interesit. Postimi: SKANDALI, QEVERIA KUNDER EUROPES PER HARTEN GJYQESORE!! Harta e Re Gjyqesore, megjithese flet edhe Parlamenti Europian ne menyre shterruese, mafiozet ne qeveri vazhdojne me kokefortesi. Rezoluta e Parlamentit Europian qe u miratua ne 19 maj, vetem tre jave me pare,adreson shume qarte problemin skandaloz te Hartes se Re gjyqesore dhe thekson: ‼️ se reforma e sistemit gjyqësor…