Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot datën e lindjes së tij, e cila përkon edhe me 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Mes urimeve të shumta, vend të veçantë zë ai i bashkëshortes së ish-liderit demokrat, Aurelës. Kjo ë fundit ka zgjedhur që ta urojë përmes një fotoje, në të cilën shihet teksa pozon krah bashkëshortit të saj. “#gezuarditelindjen ❤ #12qershor”, shkruan Aurela Basha. Ish-kreu i opozitës ka lindur më 12 qershor të 1974 dhe sot ai mbush 48 vjeç.
Author: tirana
Ukraina ka krijuar dy korridore përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar drithëra e shmangur një krizë globale ushqimore, por procesi po has në pengesa, të cilat kanë ngadalësuar zinxhirin e furnizimit tha të dielën zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Senik. Zoti Senik tha se siguria globale ushqimore ndodhej në rrezik për shkak të sulmit rus që ka ndalur siç tha ai, eksportin e drithërave nëpërmjet Detit të Zi, duke shkaktuar mungesa të mëdha dhe rritje të çmimeve. Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave. Kievi thotë se ka një sasi prej rreth 30…
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar përmes një mesazhi Ditën e Çlirimit të Kosovës. Nikolla shkruan se kjo ditë u arrit falë veprave të UÇK-së dhe popullit kosovar, ndërsa shton se sfidat e Kosovës janë edhe të Shqipërisë. “Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Çlirimi i Kosovës është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të kombit shqiptar, ShBA dhe NATO. Kosova e pavarur dhe demokratike është rezultat i Kosovës së lirë. Shqipëria qëndron në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sepse…
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është bërë gjyshe, pasi vajza e saj, Rea, ka sjellë në jetë fëmijën e parë, që është një djalë. Rea, vajza e Linda Ramës nga martesa e parë, ka studiuar në Vjenë për Arkitekturë, ndërsa aktualisht zotëron edhe një biznes, laborator dizajni. Ajo është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj private, duke zgjedhur që të jetë selektive në atë çka do të bëhet publike.
Lufta në Ukrainë dhe ndalimi i fluturimeve nga Rusia, falë një vendimi të Bashkimit Europian, ka shkaktuar humbjen e pushuesve ukrainas dhe rusë në Qipro. Autoritetet lokale thonë se dëmi i shkaktuar është mbi 600 milionë euro. Bizneset vendase shpresojnë që mungesat në turistë rus dhe ukrainas, të kompesohen nga ata evropianë. Qipro ka qenë një vend mjaft popullor për turistët rusë dhe ukrainas. Por tani ishullit i mungojnë rreth 800 mijë pushues nga këto vende, për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndalimit të fluturimeve për kompanitë ruse pas një vendimi të marrë nga Bashkimi Evropian. Mungesa e turistëve…
Autoritetet greke kanë arrestuar bashkëshortin e 62-vjeçares që u gjend e pajetë brenda banesës në lagjen “Gyzi” të Athinës. I moshuari është arrestuar pasi nuk kishte dokumentacion të rregullt për të qëndruar në Greqi. Sipas policisë greke, viktima kishte plagë dhe shenja dhune. Sakaq, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të nxjerrë në dritë shkaqet e vdekjes së viktimës. Fqinjët e çiftit janë shprehur se i shoqi i 62-vjeçares ishte një person që pinte shpesh dhe se zënkat mes tyre ishin të shpeshta kohët e fundit.
Drejtuesi i një kamionçine, i cili po transportonte drejt Perëndimit 18 emigrantë të paligjshëm, kryesisht nga Siria, ka tentuar t’i shmangej ndjekjes së policisë në verilindje të Greqisë. Por, “arratisja” përfundoi duke u përplasur me një postbllok policie. Nga përplasja e fortë, humbi jetën një emigrant, ndërsa u plagosën 17 të tjerë. Të lënduarit u dërguan në një spital aty pranë për të marrë mjekim, ndërsa shoferi u arrestua.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë në cilësinë e drejtuesit të IOC, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, atletin rekordmen ukrainas, Sergei Bubka. Veliaj, i cili i ka dhuroi “Kullën e Sahatit të Tiranës” zyrtarit të lartë të Komitetit Olimpik, u shpreh besimplotë se kjo vizitë do të shërbejë si një tjetër pikëtakim i projekteve të përbashkëta në drejtim të sportit. “Jam shumë i lumtur sot që, Presidenti i Komitetit Olimpik Botëror, miku im, Tomasi, dhe Sergei Bubka…
Arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku për trafik kokaine, deputetja demokrate, Orjola Pampuri, e konsideron si qershia mbi tortën e përvjetorit të Partisë Socialiste, duke ironizuar 31-vjetorin e krijimit të kësaj force politike. Sipas saj, sot u vërtetua ajo që PD-ja denoncoi me fakte para dy vitesh. “Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS. Ajo që ne denoncuam me fakte para dy vitesh, për kryebashkiakun “shembull” të Edi Ramës, u vërtetua sot. Ai nuk ishte doktor shkencash, por trafikant droge paska qënë. Ashtu sikurse janë vërtetuar, gjithashtu po vërtetohen shumë afera korruptive, apo përfshirje në trafik kombëtar e…
Dy shtetas Kosovarë janë arrestuar nga autoritetet në portin e Durrësit, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumentacion të falsifikuar. Për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, ranë në pranga F. R., 31 vjeç dhe B. B., 21 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në vendin e tij, por shtoi se forcat ukrainase vazhdojnë të sfidojnë pritshmëritë, duke mos lejuar trupat ruse që të pushtojnë Ukrainën lindore. Në këtë rajon luftimet kanë qenë nga më të ashprat, për javë të tëra. Në fjalimin e tij të mbrëmjes zoti Zelenskyy tha se ishte krenar për mbrojtësit e Ukrainës, që ia dolën të frenonin siç tha, përparimin e trupave rusë në rajonin e Donbasit. Separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar pjesën më të madhe të territorit për tetë vjet.…
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Shehu ka folur për herë të parë për ndarjen nga Melisa Lleshi. I ftuar në “E diell”, ai tha se lidhja e tyre ishte kthyer në diçka toksike, ndaj morën vendimin për t’i dhënë fund raportit. “U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh.”