Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi akuzohet për ngacmim skeksual. Në pranga është vënë L. B., 37 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase te mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase te mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: tirana
Suedia dhe Finlanda iu bashkuan 14 vendeve të NATO -s për një seri stërvitjesh të mëdha luftarake në Detin Baltik ditët e fundit mes tensioneve të rritura në rajon. Kujtojmë se vendet nordike shpresojnë t’i bashkohen aleancës perëndimore në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Rreth 7,000 personel ushtarak dhe 45 anije morën pjesë në stërvitjet që përfshinin rënie ajrore dhe ulje amfibe në Gotland, një ishull që ndodhet në pozicion strategjik mes të pjesës jugore të Detit Baltik. Gotland ka parë pushtime të huaja gjatë gjithë historisë së saj, më e fundit në vitin 1808, kur forcat ruse e pushtuan…
Paulo Dybala është afër kalimit te Interi pas largimit nga Juventusi. Të hënën ose të martën palët do të zhvillojnë një tjetër takim, në të cilin siç pritej do të bihet dakord për transferimin e Dybala te Interi. Nerazzurrët i japin sulmuesit një kontratë 3+1 me pagë 6 milionë euro në vit dhe shpërblime. Dokumentet do të nënshkruhen pasi lojtari të kthehet nga pushimet. Argjentinasi, i cili luan për Juventusin që nga viti 2015, sezonin e kaluar ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 6 asistime.
Kryeministri Edi Rama i del në mbrojtje homologut të tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas sulmeve për shtrëngimin e duarve dhe batutave me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, ku opozita në Maqedoninë e Veriut kërkoi edhe dorëheqjen e Kovaçevskit. Rama shprehet se është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup, pasi ironizoi bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë. “Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga…
Një ndjekës e ka komplimentuar moderatoren se është një nënë shumë e mirë dhe se fëmijët e saj janë me fat që e kanë, ndërsa Alketa u shpreh se nuk dëshironte të ishte aspak modeste në këtë pjesë pasi ajo dëshiron të jetë gjithmonë ‘mami heroinë’. “Atë që e kanë e kanë! Këtu nuk dua të jem modeste fare. Dua të jem superheroina e tyre përgjithmonë! Çdo mami është një super mami”– u shpreh Alketa. Teksa shtoi se ndihet me fat që fëmijët e saj i konsideron si shokët më të mirë dhe kjo prej faktit se është bërë mama…
Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave. Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë. ❌Në Bypass-in e Fierit -> Shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h; ❌Në aksin rrugor Levan –Tepelenë -> Shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h Njoftimi i plotë: 78 leje drejtimi të…
Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Mediat italiane bëjnë të ditur se Kajmaku është arrestuar më datën 27 maj në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali. Ish-kryebashkiaku i Vorës mësohet se e kishte fshehur drogën në vazo me lule. Informacionet e para flasin për një vlerë prej 1 milion euro të drogës së sekuestruar. Përgjimi nga policia Për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbentë ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia…
Kreu i PD, Sali Berisha, uron Partinë Socialiste me rastin e 31-vjetorit të krijimit, teksa e nis mesazhin e tij me fjalët “Partia Socialiste kremton sot si parti-shtet përvjetorin e ndërrimit të emrit”. Berisha shkruan se “Kjo parti sot, nen drejtimin e Edi Rames kremton pervjetorin e nderrimit te emrit si parti e veprave me te zeza dhe mynxyres se vertete kombetare si parti antikombetare qe shnderroi Tiranen ne Beogradin e Vogel qe u shet shqiptarve interesat e Serbise per interesa te Shqiperise, dhe qe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilliviçit, perzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqiperia”.…
Për shumë lojtarë ndeshja e djeshme në Wolverhampton mes Anglisë dhe Italisë do të ishte e zakonshme, por jo për 1 futbollist. Bëhet fjalë për Federico Gattin, mbrojtësin 23 vjeçar që debutoi për Axurrët, duke luajtur nga minuta e parë. Kartoni i tij zotërohet nga Juventus, ndërsa në sezonin 2021/2022 luajti për Frosinonen në Serie B. Në vitin 2019 , ai luajti për Verbanian në Serie D. Gatti veshi fanellën e Pro Patria në Serie C. Historia e këtij futbollisti është e veçantë. Fusha e blertë nuk ishte i gjithë aktiviteti me të cilin merrej ai, pasi ndonjëherë i duhej të…
Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 33-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Bëhet e ditur se O. K., 33 vjeç, banues në lagjen “24 Maj” Vlorë, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Një banesë në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” në Durrës është përfshirë nga flakët. Njoftohet se banesa ishte e marrë me qira nga një shqiptar i Kosovës, J. S., 43 vjeç. Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarr. /
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka uruar sot 31 vjetorin e krijimit të PS.Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Majko ka shkruar se ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur. “Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese.Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë.Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!”, ka shkruar ai.